Instituti i Analizave Ekonomike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave paraqiti raportin e vet për gjendjen e ekonomisë bullgare 10 vjet pas aderimit të vendit me BE-në. Konkluzioni kryesor është, se vendi ka përparim në të gjitha sektorët, por në nivele të ndryshme. Sipas shkencëtarëve, politikat e Bullgarisë përsa iu përket resurseve njerëzore dhe zhvillimit regjional janë në gjendje të keqe. Politikat fiskale, bankare dhe tatimore shënojnë suksese. Mbi këtë përqendroi vëmendjen në diskutimin e tij ish ministri i financave Simеon Djankov i cili është njeri prej recensuesve të analizës. Në të njëjtën kohë ai theksoi problemin lidhur me pabarazinë rajonale tek ne:
“Gjëja pozitive, të cilën autorët e raportit evidentojnë, si rezultat i aderimit në BE-në është disiplina. Mirëpo, Bullgaria edhe para kësaj respektonte këtë disiplinë në politikën fiskale dhe në të bankare. Ajo ishte rezultat i përballimit të krizave dhe aplikimit të bordit valutor. Një gjë negative është, se hyrja pak e vonuar e Bullgarisë në BE-në, u përputh me fillimin e krizës së fundit të madhe financiare. Në se nuk ekzistonte kjo krizë, atëherë do t’ia kushtohej një vëmendje më të madhe pabarazisë regjionale.”
Sipas ekonomistit Simeon Djankov, përderisa në BE-në flitej për marshe të ndryshme të zhvillimit, ky proces ndodhej në Bullgari. Për shembull në Sofje zhvillimi ekonomik i arrin atij mesatar të BE-së. Nga ana tjetër, në vendin tonë janë rajonet, të cilët janë në krye të klasifikimeve për standardin më të ulët ekonomik dhe jetik. E gjithë kjo është rezultat jo aq të përmasës së mjeteve evropiane, se sa të mënyrës dhe qëllimeve për të cilat ato shfrytëzohen. Ish ministri i financave i drejtoi një këshill qeverisë, pra vitin e ardhshëm Bullgaria t’i aderohet Mekanizmit të Kursit të Këmbimit (ERM2), gjë që përbën hapin e parë drejt hyrjes në eurozonën. Mirëpo, ai shfaq skepticizëm, se kjo mund të ndodhë.
Ish zëvendës kryeministrja e kabinetit Pllamen Oresharski, docente doktoreshë Daniella Bobeva shprehu mendimin, se kriza financiare, e cila ndikoi të gjitha degat, nuk mund të shfrytëzohet si apologji për integrimin e dobët ekonomik. Ajo mendon, se paqëndrueshmëria e rritjes është rezultat i përdorimit jo të plotë të resurseve. Një ndikim ushtron edhe kriza demografike dhe mungesa e kuadrove mjaftë të kualifikuara.
Konkluzionet e raportit të Institutit të Analizave Ekonomike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave tregojnë, se vendi duhet të zërë një pozitë më aktive përsa iu përket reformave evropiane dhe kombëtare, sepse kjo do të mobilizojë ekonominë dhe do të mbrojë nga rreziqet. Krahas kësaj dobitë nga anëtarësimi në BE-në janë më të mëdha dhe më të dukshme, kur vendi është ndër anëtarët aktivë të organizatës.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje..
Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas..