“Dielli i besimit”, “Dielli ynë i ri”... Kështu e quajnë Krishtin autorët e teksteve teologjike akoma në qindvjeçarët e parë të kronologjisë së re. E dimë se data e saktë e Lindjes së Krishtit nuk dihet edhe sot e kësaj dite. Në ungjillin e Shën Llukait përmendet vetëm vendi, ku ka lindur Shpëtimtari, por për stinën vetëm mund të supozohet në bazë të disa elementeve të tregimit. Për shënimin e festës nuk ka të dhëna të sakta përpara shekullit të 3. Sipas burimeve të herëta, festa ka qenë një pjesë nga Pagëzimi i Shpëtimtarit – Epifania /më 6 janar/. Mezi aty gjatë shekullit të 4 Dita e Lindjes së Krishtit diferencohet dhe fillon të festohet si një festë më vete. Është zgjedhur data 25 dhjetor për shkak të afërsisë me kohën e solsticit dimëror - festa më e madhe pagane e kultit romak ndaj diellit, praktikuar deri në shekullin e 3. Lindja e diellit dhe fitorja mbi errësirën pak nga pak përmbushet me një kuptim tjetër – festohet lindja e Fëmijës, e cila u ka sjellë njerëzve shpresë për dritë dhe një fillim të ri.
Sipas Dhiatës së Re, kur lind Biri i Zotit në qiell është ndezur një dritë e jashtëzakonshme, është paraqitur engjëlli, i cili është kthyer drejt barinjve, të cilët kanë kullotur kopetë e tyre fare afër me shpellën e Betlehemit. Sipas ungjillit të Shën Llukait ai ka thënë:
"Mos u frikësoni, sepse ja, unë ju sjellë një lajm të gëzuar, i cili do të jetë për të gjithë njerëzit. Sepse sot lindi në qytetin e Davidit Shpëtimtari, i cili është Krishti. Dhe ja ku e keni dhe shenjën: do të gjeni një foshnjë të lidhur ne pelena, i cili është i shtrirë në govatën e kafshëve. Dhe menjëherë u paraqitën me engjëllin ushtritë e shumta qiellore, që e lavdëronin Zotin dhe thoshnin: Lavdi, lavdëroni lartë në qiell dhe në tokë Zotin – paqe midis njerëzve!"
Mbi këtë tekst ungjillor është shkruar një nga himnet /këngët kishtare/ lidhur me Lindjen e Krishtit “Lavdi Zotit”:
Në liturgjinë festive i përkushtohet nderim dhe Nënës së Zotit, me ndihmën e së cilës foshnja hyjnore lind për nga ana trupore:
Himni kishtar i Krishtlindjes, i cili tingëllon në kishat ortodokse në festë, lavdëron dritën e njohurisë, të cilën e sjell Krishti, i quajtur “Dielli i drejtësisë”:
"Me Lindjen Tënde, Krisht, Perëndia jonë, ndriçoi në botë drita e njohjes dhe përmes saj punonjësit e yjeve nga ylli u mësuan të përkulen përpara Teje, Dielli i së drejtës, dhe të të njohin Ty, Lindja nga lartësitë. O Zot, lavdi Ty!"
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..