Tanimë 8 vjet me radhë fëmijët nga shkollat bullgare në Munih dhe Londër organizojnë disa ditë përpara Krishtlindjeve një fushatë dhuruese të quajtur “Krishtlindjet në kuti”. Nëpër shkolla janë formuar punishte për fëmijët dhe vogëlushët i paketojnë peshqeshet e veta duke shënuar dhe mesazhe personale për marrësit. Kudo ndihet shpirti i festës. Svetllana Kampz nga shkolla bullgare “Paisij Hilendarski” në Munih, iniciatorja e kësaj iniciative të bukur dhe tepër fisnike tregon:
"Peshqeshet tanimë po udhëtojnë dhe jam shumë e lumtur se në ditën e Krishtlindjeve ato do të jenë tek marrësit e vet. Me një entuziazëm të madh kaloi edicioni i radhës i “Krishtlindjeve në kuti”. Shumë fëmijë nga shkollat bullgare dhe kisha jonë ortodokse u përfshinë në të. Paketat janë dërguar me postë, tek ne atmosfera është shumë festive dhe shumë e gëzueshme. Peshqeshet janë mbi 300 dhe çdo një është personale. Janë përgatitur nga familje bullgare, por po kështu dhe nga familje të përziera bullgaro-gjermane me shumë ngrohtësi dhe dashuri. Me kartolinë, me letër, me ndonjë urim të vogël. Ato udhëtojnë tani për vendbanimet e vogla në rajonet e qyteteve Varna, Plovdiv dhe Veliko Tërnovo. Shumë prindër na ndihmuan edhe sivjet. Që të mund t’i dërgojmë në kohën e duhur, duhej të punonim bile gjatë javës. Çdo një ndante nga disa orë nga koha e tij të lirë, punonim dhe gjatë natës. U përfshinë dhe studentë nga shoqata bullgare “Aleko”. Më pëlqeu shumë se ky aksion i bashkoi të gjitha shoqatat bullgare, njerëzve u pëlqen të bëjnë diçka të mirë. Bullgarët kështu ndihen me të vërtetë të dobishëm, janë të lumtur kur mund të shikojnë reagimet e marrësve – ata marrin fotografi, kartolina me fjalë të mira të falënderimit. Gëzimi edhe për dhuruesit edhe për të dhuruarin është shumë i madh."
Si mundët të rregulloheni me transportin? Gjatë kësaj periudhe të vitit ky është një problem i vërtetë.
"Këtu dua të shprehë falënderimet e mia. Një firmë transportuese nga Bullgaria, në krye me Janisllav Totev, për vit të radhës na ndihmon duke dhuruar transportin. Ekipi i tij përgatit çdo gjë në ditët përpara festës, që të mund peshqeshet të arrijnë në vend fare në kohë dhe të gjenden poshtë pemës. Punojmë dhe në një bashkëpunim të ngushtë me kishën ortodokse bullgare në Munih. Ati Nedjallko Kalinov përkrah çdo një nismë bamirëse nga bullgarët për bullgarët. Qyteti nuk është i madh dhe për njerëzit është shumë komode të mund të shpien peshqeshet e tyre në kishë, në shkollë ose dhe në adresën time dhe të mos merren me gjëra të tjera të lidhura me dërgimin. Është shumë gjë e mirë kur kemi përkrahje të plotë."
Sivjet iniciativa bamirësisë “Krishtlindjet në kuti” do të arrijë deri tek njerëzit e moshuar, të cilët jetojnë vetëm në fshatra. Ata do të gëzohen me një peshqesh të vogël personal, me një qëndrim personal. Dorashka të ngrohta, çorape, diçka të ëmbël, kartolinë. Kurse fëmijët, për të cilët janë të përgatitura kutitë me befasi, janë nga familjet më të varfra si dhe nga institucionet për fëmijët me nevoja të veçanta – këto janë vende ku gjithmonë ka nevojë për më shumë ngrohtësi dhe gëzim.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotot janë të dhëna nga Svetllana Kampz
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..