Tanimë 8 vjet me radhë fëmijët nga shkollat bullgare në Munih dhe Londër organizojnë disa ditë përpara Krishtlindjeve një fushatë dhuruese të quajtur “Krishtlindjet në kuti”. Nëpër shkolla janë formuar punishte për fëmijët dhe vogëlushët i paketojnë peshqeshet e veta duke shënuar dhe mesazhe personale për marrësit. Kudo ndihet shpirti i festës. Svetllana Kampz nga shkolla bullgare “Paisij Hilendarski” në Munih, iniciatorja e kësaj iniciative të bukur dhe tepër fisnike tregon:
Si mundët të rregulloheni me transportin? Gjatë kësaj periudhe të vitit ky është një problem i vërtetë.
"Këtu dua të shprehë falënderimet e mia. Një firmë transportuese nga Bullgaria, në krye me Janisllav Totev, për vit të radhës na ndihmon duke dhuruar transportin. Ekipi i tij përgatit çdo gjë në ditët përpara festës, që të mund peshqeshet të arrijnë në vend fare në kohë dhe të gjenden poshtë pemës. Punojmë dhe në një bashkëpunim të ngushtë me kishën ortodokse bullgare në Munih. Ati Nedjallko Kalinov përkrah çdo një nismë bamirëse nga bullgarët për bullgarët. Qyteti nuk është i madh dhe për njerëzit është shumë komode të mund të shpien peshqeshet e tyre në kishë, në shkollë ose dhe në adresën time dhe të mos merren me gjëra të tjera të lidhura me dërgimin. Është shumë gjë e mirë kur kemi përkrahje të plotë."
Sivjet iniciativa bamirësisë “Krishtlindjet në kuti” do të arrijë deri tek njerëzit e moshuar, të cilët jetojnë vetëm në fshatra. Ata do të gëzohen me një peshqesh të vogël personal, me një qëndrim personal. Dorashka të ngrohta, çorape, diçka të ëmbël, kartolinë. Kurse fëmijët, për të cilët janë të përgatitura kutitë me befasi, janë nga familjet më të varfra si dhe nga institucionet për fëmijët me nevoja të veçanta – këto janë vende ku gjithmonë ka nevojë për më shumë ngrohtësi dhe gëzim.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotot janë të dhëna nga Svetllana Kampz
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...