„Viti të cilin po e përcjellim, qe një vit mjaft i begatshëm për nga ana e dekoratave për ne” – tregon zonja Binka Gjeorgjieva, drejtuese shumëvjeçare e Grupit Vokal të Fëmijëve “Kambanki” /kambanat/ dhe pedagoge në lëndën e pianos në vatrën e kulturës “Elin Pelin-1896”.
Ajo është motori kryesor i të gjitha veprimtarive muzikore, për të cilat do t'ju tregojmë. Arritjet e këngëtarëve të vegjël dhe të pianistëve janë marramendëse. Lista me dekorata dhe fletëlavdërime nga festivalet tona dhe të huaja për zërat tingëllues dhe për praninë artistike në skenë është madhështore. Më shumë se 15 janë dekoratat e tyre të para, kurse në fillim të muajit nëntor “Kambankite” u kthyen nga Praga e Çekisë me “Gran pri” nga Konkursi Ndërkombëtar “Europe stars 2017” për këngën nga krahina e shopeve “Nevesto Jovançovice” dhe dekoratë të 1 për këngën spanjolle “Codigo”. Morën dhe ftesa për të marrë pjesë në Rusi dhe Moldavi gjatë vitit 2018. Kurse Kristian Todorov – 15 vjeç me një sukses të madh mori pjesë në një koncert të laureatëve nga konkurset Ndërkombëtare për piano në Vjenë gjatë muajit mars.
Binka Gjeorgjieva ka lindur në qytetin Svishtov, por fati e shpie në Shopsko. Ajo ka përfunduar studimet e saj në Akademinë Kombëtare Muzikore në Sofje. Profesionalizmin e lartë, të cilin e zhvillon dhe e përhap pas kësaj në praktikën e vet të përditshme , ja dedikon profesorëve të vet të jashtëzakonshëm: Parashkev Haxhiev, Llazar Nikollov, Zhull Levi, Vasill Arnaudov, Lilija Gjuleve, Milena Mollova e të tjerë.
“Grupi vokal “Kambankite” tanimë janë 36 vjeç – tregon zonja Gjeorgjieva. Ideja për krijimin e grupit është e Stanka Kovaçevës, drejtoresh e Shtëpisë së dikurshme të Pionierit. Gjetëm fëmijë, formuam grupin dhe kështu gjërat nisën...Këtu, në krahinën e shopëve, fëmijët janë shumë të talentuar nga ana muzikore dhe me zëra të shkëlqyer. Që të gjithë ne e dimë sesi tingëllon kënga e shopëve-duhen zëra të fortë, tingëllues, me volum të “metalizuar”. Shopëve u pëlqen shumë të paraqiten në skenë, nuk është e fuqishme ana të jenë publikë dhe dëgjues. Në krahinën tonë të shopëve është pikërisht kështu-që të gjithë këndojnë, vallëzojnë me gjithë zemër.”
Nga zonja Gjeorgjieva mësojmë më shumë dhe për dekoratën prestigjioze të grupit vokal “Kambankite” nga festivali Ndërkombëtar në qytetin Praga, ku fëmijët kanë marrë pjesë nën drejtimin e Sashka Spasovës:
“Ajo është një ish pjesëmarrëse e këtij grupi. Që në moshën 6 vjeçe filloi të këndojë dhe të ekzekutojë tek unë. Përfundoi xhaz dhe pop këngë në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje, kurse në këtë moment ndjek studimet e saj në Universitetin e Sofjes, në degën “pedagogji muzikore”. Punon shkëlqyeshëm me “Kambankat” e mëdhenj të cilët janë në moshën 13-14 vjeç. Dua të falënderoj menaxhimin komunal dhe drejtorinë e vatrës së kulturës, sepse gjithmonë gjejmë një mbështetje dhe përkrahje prej tyre. Klasën e pianos e krijova gjatë vitit 1978. Qesh e emëruar për pedagoge në fizarmonikë, por rashë dakord me nxënësit të kalojnë në piano. Mblodha fëmijë dhe nga kopshti. Dua të shënoj se, gërshetoj pianon me këngën. Doli se, fëmijët të cilët ekzekutojnë me gëzim këndojnë në grup. Solistët më të mirë janë dhe pianistët e mi të mirë. Jam e bindur se, në këtë mënyrë ata zhvillohen më mirë, duke hyrë në art. Sivjet për ne festat e Krishtlindjes filluan akoma në fillim të muajit dhjetor-3 ditë me radhë qemë në skenën e pazarit të organizuar me rastin e Krishtlindjeve në qytet. Kënduam dhe në koncertin me një karakter bamirës në Sofje me “Kambankat” e mëdha.”
Do të doja t'u uroj që të gjithëve, së pari të kemi shumë shëndet, të jemi shumë vital, energjik, me zemra të hapura për të bukurën në jetë, kurse muzika tonë na e jep të gjithë këtë-harmoni dhe dritë në shpirtra.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..