Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Ignat Hyjmbajtësi

БНР Новини

СнимкаDita e Ignat Hyjmbajtësit, e cila gjithnjë bie më 20 dhjetor, ka të bëjë me martirin e shenjtë Ignat Hyjmbajtës. Kjo është një festë ortodokse dhe popullore. Në kalendarin kishtar kjo është dita, në të cilën kremtohet kujtesa e martirit shenjtor Ignat Hyjmbajtësi.

Sipas besimeve, ai është fëmija, të cilën Zoti e mori në duart dhe duke iu tregoi apostujve tha: “në se nuk do të bëheni si fëmijë, nuk do të hyjni në mbretërinë qiellore”. Ignatij u shugurua peshkop i Antiohisë nga Apostulli Petër. Vid si martir.

Sipas traditës së krishtere që nga Dita e Ignat Hyjmbajtësi fillojnë ethet e lindjes së Hyjlindëses. Ky është edhe një nga motivet që hasen shpesh në këngët popullore në këtë periudhë të vitit.






Për paraardhësit tanë Dita e Ignat Hyjmbajtësi ishte fillimi i vitit të ri. Festa është e njohur edhe si Dita e re ose si Vit i ri. Kështu dita konsiderohet si fillim i ciklit të ri vjetor në natyrë dhe bujqësi. Sipas besimeve popullore nga dita e Ignat Hyjmbajtësit fillon kalimi drejt Vitit të Ri. Këtë fillim të ri populli e pret me tradita qëllimi i të cilave është të tërheqin pjellorinë e tokës dhe të kafshëve, bereqet të bollshëm. Të shumta janë edhe ritet për mbrojtje nga sëmundje, nga dëmtues dhe nga demonë. Në Bullgarinë Lindore Ditën e Ignat Hyjmbajtësi trapeza bekohet, ashtu siç bëhet kjo Natën e Buzmit. Në trapezë vihen gjella pa mish, buka të ritit, grurë, arë, qep, turshi.

СнимкаMe më shumë rëndësi është riti i quajtur bullgarisht “poljazvane”. Besohet, se miku i parë, i cili hyn në shtëpi, do të caktojë se çfarë do të jetë viti i ardhshëm. Këtë njeri e quajnë “poljazanik”, domethënë njeriun që hyn i pari në shtëpi. Në qoftë se i ashtuquajturi “poljaznik” është një njeri fatlumtur, bujar, i ndershëm dhe pronar i mirë, atëherë fati i tij do të shkojë te mikpritësit. Sipas besimit këtë ditë asgjë nuk duhet të dalë nga shtëpia, që të mos dalë bereqeti ose fati i familjes. Mirëpo, ai që hyn i pari në shtëpi, i ashtuquajturi “poljaznik” nuk duhet të vijë me duar bosh. Ai duhet të sjellë me vete një krahë dru ose kashtë. Drurin e hedh në vatrën shtëpiake që të ndezë zjarrin. Me një degë të vogël “poljazniku” e rrëmon shpuzën me urimin “Sa janë xixat e shpuzës aq të jenë edhe kafshët dhe shpendët shtëpiakë”. Që të kenë një bereqet më të madh mikpritësit i kanë dhënë “poljaznikut” një sitë plotë grurë, arra dhe fasule. “Poljazniku” ka mbjellë me sitën e plotë në mënyrë simbolike afër vatrës së shtëpisë që të ketë familjen bereqet gjatë tërë vitit. Ditën e Ignat Hyjmbajtësit nuk duhet të dilet nga shtëpia. Në se imponohet, atëherë ai duhet të kthehet me duar plotë. këtë ditë nuk merret dhe nuk kërkohet qira, nuk jepet asgjë nga shtëpia. Amviset dhe nuset nuk punojnë. Që nga Dita e Ignat Hyjmbajtësi fillon përgatitja e djemve të quajtur “koledar”, të cilët Natën e Buzmit do të shkojnë shtëpi më shtëpi për të kënduar secilin pronar këngë për bereqet dhe jetëgjatësi.




Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD