Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Besimi ndaj ushtrisë dhe policisë është duke u rritur

Sondazhet e agjencisë sociologjike Gallup International tregojnë se viti 2017 po mbaron me një besim më të madh të bullgarëve ndaj ushtrisë dhe  policisë, në sfondin e qëndrimit të pandryshuar ndaj institucioneve të tjera në shtet. Gjatë dhjetorit Institucioni i Presidentit gëzon një besim të madh – 56% kundër 29% mosbesimit. Për qeverinë përqindjet janë përkatësisht 31% kundër 58%. Siç është për kabinetin, Parlamenti gjithashtu e përfundon vitin me më shumë vlerësime negative – 70% krahas përkrahjes prej vetëm 22%.

Sociologët informojnë se në muajt e parë të kabinetit aktual të Bojko Borisovit (ai është i treti i këtij kryeministri), niveli i besimit ndaj tij është më i mirë në krahasim me muajt e parë të mandatit të mëparshëm, më pozitiv është gjithashtu sesa ishte ai në muajt e parë të qeverisë së Kryeministrit Oresharski dhe shumë herë më negativ krahas fillimit të mandatit të kabuinetit të parë “Borisov” gjatë vitit 2009. Kjo sipas sociologëve nuk është e çuditshme dhe lidhet me dobësimin e zakonshëm të përkrahjes për qeveritarët. Nga ana tjetër tregon se GERB-i (partia në pushtet) ka një ndikim të afatgjatë.

Në sfondin e rejtingut që qeverisë, që ruan nivelet e tij gjatë viteve, një përshtypje të fortë bën fakti se autoriteti i ushtrisë është më i lartë – 51% prej të anketuarve vlerësojnë pozitivisht punën e saj derisa 33% e kritikojnë atë. Kështu ushtria për herë të radhës renditet ndër institucionet e nderuara. Kjo dukuri është e rallë për Bullgarinë, sepse zakonisht vlerësimet negative për institucionet mbizotërojnë.

Një tendencë pozitive ka edhe në rejtingun e policisë. Për dy vitet e fundit besimi në të shënon rritje – nga 30% deri më 46%, kurse mosbesim është ulur – nga 60% në 44%. Mirëpo nga agjencia “Gallup” paralajmërojnë se vlerësimet pozitive për policinë janë lidhur në mënyrë më të ngushtë me faktorët politikë në krahasim me to për ushtrinë. D.m.th. muajt në vijim do të jenë treguese për këtë a bëhet fjalë për një tendencë të qëndrueshme, apo për një ndjenje të përkohshme për stabilitet. Për këtë ndjenje për stabilitet të qeverisë flet edhe një studim tjetër i “Gallup International”-it, cipas të cilit 79% prej qytetarëve bullgarë mendojnë se në këtë etapë s’kemi nevojë për zgjedhje të parakohshme.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD