Çdo një prej nesh ka një përrallë të dashur, të cilën prindërit ia kanë rrëfyer në fëmijëri para se të flejë gjumë. Përralla është gjallëruar para syve kureshtarë të fëmijës në saje të ilustrimeve të ngjyrshme, të cilat janë pasuria e madhe e librave për fëmijë. Disa breza bullgarësh janë rritur me heronjtë përrallorë të pikturuar nga Vadim Llazarkeviç, Ljuben Zidarov dhe Stojan Atanasov. Emrat e ilustruesve të librave shpeshherë mbeten në hijen e autorit dhe të heronjve të tij, por merita e tyre për formimin e shijes estetike të të rinjve është shumë e madhe. Ilustrimi i mirë dhe formimi i bukur i librit janë gjëja e parë që e tërheq lexuesin.
Aktualisht po rritet një brez i talentuar dhe i guximshëm prej ilustruesve të rinj bullgarë, të cilët përdorin teknika të ndryshme të pikturimit. Pjesëmarrësit në debatin që u zhvillua gjatë Panairit Ndërkombëtar të Librit në Pallatin Kombëtar të Kulturës (nga 12 deri në 17 dhjetor 2017) na dhanë shumë shembuj se ilustrimi i ri bullgar po zhvillohet dhe është faktor për suksesin e çdo një libri të ri të botuar. Atje publiku mësoi se sa precize dhe e përgjegjshme është puna e ilustruesve dhe si ajo nënvlerësohet nga botuesit bullgarë.
"Nocionet “ilustrim” dhe “formim” i librit nganjëherë përdoren si sinonime, por në fakt mes tyre ka një dallim të madh. Unë, si botues, mendoj se te ne ka ilustrues të shkëlqyeshëm, por janë shumë pak specialistët e mirë të “formimit” të librit" – thotë Manoll Pejkov, përfaqësues i “Zhanet – 45” – një prej shtëpive më të autoritetshme botuese, dhe shton:
“Ilustruesit e tanishëm kanë lindur në fund të viteve 80 të shekullit të kaluar. Ljuben Zidarov është doajeni, i cili është në moshën 95 vjeçe, kurse pas tij mungojnë dy breza ilustratorësh bullgarë. Mungon brezi i mesëm si standard estetik, sepse njerëzit e këtij brezi, ata të cilët tani janë në moshën 50 – 60 vjeç, u nisën në një drejtim tjetër. Gjatë viteve 90 piktorët nuk merreshin me ilustrime, ata pikturonin, krijonin skulptura monumentale, ose bëheshin dizajnerë grafikë, që ta nxjerrin bukën e gojës. Kështu lidhja me shtëpitë botuese u ndërpre. Për ne ky është një brez i humbur. Ne përpiqemi të ndërtojmë gjithçka përsëri dhe prandaj kërkojmë breza të vjetër ilustruesish, të cilët kanë punuar gjatë viteve 60 dhe 70 të shekullit të kaluar.”
Milena Radeva është përfaqësuese e brezit më të ri të ilustruesve bullgarë. Ajo ka punuar mbi formimin artistik të librave dhe manualëve për fëmijë. Ka vendosur kontakt me autorët dhe botuesit e SHBA-së, Kanadasë, Australisë, Norvegjisë, Anglisë, Singaporit. Milena ka arritur të imponojë stilin dhe teknikën e vet dhe ka mbi 80 libra me ilustrime në mbarë botën. Sivjet Milena Radeva ka mbrojtur me sukses doktoratën e saj me temë: “Ilustrimi artistik bullgar që nga fillimi i viteve 40 deri në fund të viteve 80 të shekullit të XX-të". Në procesin e përgatitjes ajo u ndesh me mungesën e informacionit dhe të materialeve në arkivat për punën e ilustruesve bullgarë gjatë shekullit XX:
“Tani brezi i ri po ecën në rrugën e vet, sepse nuk i ka caqet e brezit të kaluar – vë në dukje Milena Radeva. – Caqet ideologjike, të vendosura nga Lidhja e Piktorëve, shtëpitë botuese, kritika, propaganda dhe dogmatika politika, tashmë nuk ekzistojnë. Tani çdonjëri mund të kërkojë botues, të organizojë ekspozitë, nuk ka nevojë për rekomandime, ose miq. Interneti është falas dhe të gjithë kanë akses. Vetëm duhet të kërkosh të bësh diçka dhe nuk duhet të rish në shtëpi dhe të presësh të vijë ndokush. Në tezën e doktoratës unë u kushtoj vëmendje doajenëve të ilustrimit bullgar. Konstatova se zhvillimi është shumë i mirë deri në vitin 1990, kur situata ndryshoi krejtësisht. Kështu lindi ideja për të bërë një sajt – “Ilustrimi bullgar”, që të mund të vëzhgojë nëpërmjet tij se çfarë ndodh sot me piktorët bullgarë. Desha që në këtë mënyrë të plotësojë informacionin që mungon, sepse gjatë disa viteve të fundit ai humbet shumë shpejt. Gjithçka që publikohet online nuk mund të përfshihet në arkivat e Bibliotekës Kombëtare ose në Arkivin Shtetëror, të cilat janë dy institucionet, që duhet të ruajnë historinë tonë. Në të njëjtën kohë nuk mund të gjesh informacion për ndonjë ekspozitë, që është zhvilluar në vitin 1964 për shembull.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..