Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Traktati i fqinjësisë së mirë ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë hyn në parlamentin maqedonas

Foto: BGNES

Qeveria maqedonase mataroi projektligjin për ratifikimin e Traktatit të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, i cili u nënshkrua nga kryeministrat Bojko Borisov dhe Zoran Zaev më 1 gusht sivjet. Para disa ditësh Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi e bindi Zv.Presidenten bullgare Ilijana Jotova, se Traktati do të ratifikohet gjatë janarit të vitit 2018.


Rumania vë 100 kompani shtetërore nën kontrollin të qeverisë

Foto: BGNES

Kuvendi popullor i Rumanisë vendosi pothuajse 100 ndërmarrje shtetërore nën kontrollin e përforcuar të qeverisë, duke zëvendësuar rregullat për zgjedhjen e drejtorive të tyre sipas parimit të konkurrimit me emërimin e tyre të drejtpërdrejtë. Parashtruesit e projektit e motivojnë atë me procedurat e komplikuara për emërimin e drejtorëve të kompanive shtetërore. Ata, që e kritikojnë, mendojnë se kështu qeveria mundëson emërimin e personave lojalë politikisht në vend të ekspertëve të pavarur. Në listën e ndërmarrjeve në fjalë janë kompania energjetike “Romgaz”, ajo ajrore “Tarom”, uzinat për prodhimin e armëve, kompania shtetërore e transportit hekurudhor, aeroportet.


Rusia është gati të përfshihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës

Foto: BGNES

Në kuadrin e vizitës zyrtare në Moskë të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç u bë e qartë se Rusia ka gatishmëri për përfshirje në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kjo mund të bëhet në se formati i negociatave ndryshohet dhe në se në të përfshihet Uashingtoni. Gjatë vizitës u diskutuan mundësitë për përfshirjen e Serbisë në gazsjellësin “Rryma Turke”. “Përfshirja eventuale e Serbisë në këtë gazsjellës do të kontribuojë për zhvillimin e industrisë dhe për përparimin e shtetit. Kjo do të bëhet e mundshme në se projekti realizohet dhe në se nuk shfaqen probleme, siç u bë me “Rrymën Jugore”, tha Aleksandër Vuçiç. Gjatë shkurtit të vitit 2018 Ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrov do të vizitojë Serbinë me ftesë të  homologut të tij Ivica Daçiç.


Dhjetëra janë të plagosurit në kampin e refugjatëve në ishullin Lesvos

Foto: BGNES

Përleshje serioze mes afganistanasve dhe sirianëve kishte në kampin e refugjatëve Moria në ishullin Lesvos. Të plagosurit janë dhjetëra njerëz. Tani për tani situata është qetësuar pas ndërhyrjes së forcave të rendit. Nuk është sqaruar shkaku konkret për valën e dhunës në kamp. Qendrat për strehimin e refugjatëve në ishujt e Detit Egje janë plot. Vetëm në kampin Moria po ndodhen 5500 veta, duke pasur parasysh se kapaciteti i tij është 2300 persona.


Turqia pret 31,4 miliona turistë për vitin 2017

Foto: BGNES

Ankaraja pret se deri në fundin e vitit 2017 numri i turistëve, që e kanë vizituar Turqinë, do të arrijë 31,4 mln. veta. Ministri i Turizmit Numan Kurtulmush shpjegoi se të ardhurat në sektor do të arrijnë 26 mlrd. dollarë. Për vitin e ardhshëm prognozat janë për një rritje akoma më të madhe të turistëve dhe pritet se numri i tyre do të bëhet 38 miliona.


Në Dubrovnik deti nxori një minë nga Lufta e Dytë Botërore

Foto: dubrovniknet.hr

Stuhia me erë të fortë në rajonin e bregdetit Adriatik të Kroacisë, shkaktoi dallgë të mëdha, të cilat nxorën në plazhin Banjë në Dubrovnik një mjet shpërthyes nga Lufta e Dytë Botërore. Menjëherë janë ndërmarrë masa për asgjësimin e minës, e cila, sipas kryebashkiakut të qytetit, ka qenë me peshë 800 kilogramë.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD