Prej shekujve pritja e Vitit të Ri është mes momenteve më të rëndësishme në traditën bullgare. Kjo nuk është thjesht një ndërrim i kalendarit, por një kufi, i cili duhet të kalohet me një varg ritesh dhe traditash. Ato fillojnë me ditët e para të muajit dhjetor dhe vazhdojnë pothuajse deri në fund të janarit–kohë, e konsideruar si një kalim nga errësira drejt dritës, nga kaosi drejt rendit të ri.
Më 31 dhjetor është darka e fundit е bekuar në kalendar. Por në ndryshim nga dita e Ignazhdenit dhe të natës përpara lindjes së Krishtit, kur në tavolinë vihet vetëm gjellë pa mish, në tavolinën festive me rastin e Vitit të Ri dikur patjetër duhej të ishte e pranishme koka e derrit ose ndonjë gjellë tjetër xhelatinoze, e përgatitur nga mishi i derrit të Krishtlindjes. Ky është rasti i vetëm kur mishi i derrit është një ushqim riti. Në disa vende tek ne, zakonisht në rajonet fshatare, ku njerëzit rrisin kafshë, kjo traditë ruhet dhe sot. Ushqimet e tjera, të cilat zakonisht janë të pranishme në tavolinë, deri në një shkallë të madhe përsërisin renditjen e tavolinës me rastin e ditës përpara Krishtlindjes–grurë, fruta dhe perime, arra, sarma dhe speca të mbushura /zakonisht me mish/...Besohet se sa më e pasur është tavolina, kaq bollëk më të madh do të sjellë viti i ardhshëm. Byreku me kësmete, i përgatitur në vitin e vjetër, prihet në orët e para të vitit të Ri. Dikur gratë kanë vënë dhe degëza të vogla thane–nga një për çdo një anëtar të familjes. I kanë caktuar për-shëndet, dashuri, martesë e të tjera.
Më 1 janar është dhe festa kishtare, e cila i kushtohet Shën Vasilit të Madh, të quajtur tek ne Vasiljovden /dita e Shën Vasilit/. Si në të gjitha momentet nga kalendari folklorik, në ditën e Shën Vasilit kryhen dhe praktika me karakter falli. Është përhapur tradita lladuvane, sipas së cilës vajzat e reja kuptojnë nëse do të martohen gjatë vitit të ardhshëm dhe me kë. Tufa me lule me unaza të lidhura pas tyre lihen të qëndrojnë gjatë gjithë natës në një enë me ujë të heshtur.
Në mëngjes vajzat mblidhen, i nxjerrin tufat një nga një dhe këndojnë këngë të shkurtra riti, në të cilat përshkruhen zanate të ndryshme dhe profesione. Për shembull: libri i bardh, boja e zezë e shkrimit do të thotë se, burri i ardhshëm do të jetë mësues. Po të këndohet për byzylykë të artë – kjo do të thotë se bashkëshorti do të jetë argjendar e kështu me radhë. Kureshtare është se kjo traditë është e ruajtur në shumë fshatra dhe bëhet dhe sot. Kuptohet, si një vazhdimësi e gëzueshme e festës dhe një synim për ruajtjen e traditave të vjetra.
Mbase riti më rezistues festiv është survakane, i cili në praktikë asnjëherë nuk ka pushuar të ekzistojë. Survaçkat bëhen prej thane–pema e cila lulëzon e para gjatë vitit të ri, simbol i shëndetit dhe i rezistencës. Sot mund të blihen survaçka të gatshme, por shumë nëna dhe gjyshe preferojnë ti punojnë vet. Për këtë janë të domosdoshme fije prej leshi të papërpunuar, dhe patjetër që ato duhet të jenë të kuqe, një mollë e kuqe, kokoshka dhe fruta të thata.
Në dallim të djemve të Vitit të Ri (të ashtuquajturat koledar), të cilët janë burra të rinj, survakarët janë djem në moshën nga 4 deri më 14 vjeç. Në disa fshatra dhe qytete më të vogla, ku që të gjithë njerëzit njihen, grupe të survakarëve shkojnë nëpër shtëpitë gjatë gjithë natës në prag të Vitit të Ri. Më shpesh fëmijët i rrahin supet e të afërmve, të njerëzve nga farefisi dhe fqinjët, të cilët ju dhurojnë para, fruta e kështu me radhë. Në varësi nga rajoni dhe urimet e thëna kanë përmbajtje të ndryshme, por kuptimi i traditës kudo është i njëjti - të sjellë shëndet dhe mirëqenie. Duke i prekur me survaçkat e zbukuruara, survakarët thonë:
Surva, surva Vit i Ri, vit i gëzueshëm,
Një tufë me grurë të artë në fushë, një mollë e kuqe në kopsht,
Një kallam i artë misri në pyll, një kokërr e madhe rrushi në vresht,
Koshere të mbushura me mjaltë, zogj të vegjël përreth!
Të jetë i lumtur dhe i nderuar Viti i Ri, deri mot, deri në amin!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..
Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të..
Nata e Buzmit, e quajtur ndonjëherë edhe Vigjilja e Krishtlindjes, Krishtlindjet e Vogla, perceptohej si pjesë e një periudhe të errët, të tmerrshme, e..