Festat janë koha për urime, dhurata dhe muzikë të bukur. Me rastin e Vitit të Ri 2018 me urime për një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe plotë suksese të shumta për ju Radio Bullgaria zgjodhi muzikë të bukur në interpretim dhe ekzekutim të muzikantëve bullgarë, që banojnë jashtë shtetit, por mbajnë lidhjet me mëmëdheun dhe kulturën bullgar.
Padyshim ndër ta janë violinisti Vesko Eshkenati – koncert mjeshtër i Orkestrës Mbretërore Koncertgebau dhe pianisti Ljudmill Agnellov – themelues dhe drejtor artistik i Festivalit Ndërkombëtar Muzikor në Toledo dhe i Festivalit Ndërkombëtar Muzikor “Piano Ekstravaganca” në Sofje.
“Por una cabeza” është një pjesë nga albumi i tyre i përbashkët “Tango”, i cili doli në tregun muzikor në vitin 2016.
Në fund të vitit 2017 në skenën e Operës së Sofjes, këngëtarja Aleksandrina Pendaçanska për herë të parë rikrijoi rolin e Toskës nga opera me të njëjtin emër të kompozitorit Puçini. Kështu sopranoja me famë botërore bullgare pasuroi repertorin nga afro 70 role edhe me një personazh tjetër të paharrueshëm.
Debutimi i kësaj këngëtareje të njohur bullgare në skenë ishte para pothuajse 30 vjet, kur ishte mezi 17 vjeçare me interpretim të Aries së Violetës nga akti i parë i Operës “Traviata” nga Xhuzepe Verdi.
Gjatë vitit 2017 Pllamena Mangova krahas koncerteve në skenat botërore dha dhe një koncert në sallën e kryeqytetit “Bëllgarija” bashkë me Filarmoninë e Sofjes nën drejtimin e Gillbërt Vargasit nga Britania e Madhe. Para një dekade pianistja fitoi vendin e dytë në Konkursin prestigjioz “Mbretëresha Elizabeth” në Belgjik. Që atëherë e deri më sot ajo u bë mbajtëse e një sërë çmimesh ndërkombëtare. Krahas kësaj realizoi dhe shumë projekte të suksesshme.
Ndër incizimet e saj zgjodhëm Koncert për Piano dhe Orkestër N 9 nga Mozarti.
Petër Dallçevi është violinisti i vetëm bullgar, i cili dy herë u radhit ndër laureatët e Konkursit Ndërkombëtar “Paganini” në Genua – në moshën 17 dhe 18-vjeçare. Megjithëqë nuk është i njohur për publikun e gjerë, që atëherë kritikët e krahasuan me violinistë të tillë të mëdhenj si Paganini dhe Hajfic. Për fat të keq prej kohe për arsye shëndetësore nuk i bie violinës. Mirëpo, incizimet e realizuara prej tij janë një dëshmi të padiskutueshme për dhuntinë e tij të pabesueshme.
Rini, estetikë, profesionalizëm ruhen në “Intrudukcion dhe rondo kapriçiozo” nga Sens-Sans. Incizimi është nga një koncert në sallën e muzikës së dhomës “Sllavejkov” në Sofje, e cila tashmë nuk ekziston. Data ishte 26 dhjetor i vitit 1969. Shoqëron në piano Zllatka Arnaudova.
Koncertet tradicionale të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare në fund të çdo viti janë një mozaik laraman të kryeveprave botërore të ekzekutuara me emocion dhe profesionalizëm. Incizimet që mund të zgjidhni janë nga 1 janari i vitit 2013, kur dirigjent i orkestrës ishte Emill Tabakov. Në programin e koncertit në fjalë u ekzekutuan më se 20 kryevepra nga epoka të ndryshme
Mezi ka ndonjë bullgar, i cili të mendojë se ndonjë festë kombëtare do të përfundojë pa himnin ortodoks “Për shumë vjet” nga Dmitrij Bortnjanski në interpretim të basit bullgar me famë botërore Boris Hristov. Kjo është një lutje për prosperitetin dhe mirëqenien e popullit ortodoks bullgare për të mbijetuar për shumë vjet.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..