Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Porta Diellore dhe Vëllezërit – megalite unike, por pak të studiuara në malin Sredna Gora

БНР Новини

Rajoni i malit Sredna Gora është i pasur dëshmive të lashta të lidhura me fenë pagane. Mirëpo, shumica prej tyre janë pak të studiuara dhe akoma fshehin sekretet e tyre nga koha e trakëve dhe para kësaj.

Martin Konstantinovi, doktorant i sociologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave, me vullnet të vet përpiqet të plotësojë njollat e bardha të së kaluarës sonë. Ndër objektet e studiuara prej tij është një megalit unik që para mijëra vitesh në rajonin e fshatit Starosell të quajtur nga populli “Porta Diellore” ose “Gurët e Vajzës” (“Gjoksi i Vajzës”). Emri “Gurët e Vajzës” (“Gjoksi i Vajzës”) lidhet me legjenda për dashurinë midis të dy të rinjve, e cila hasi rezistencën e të afërmve të tyre. Pikërisht aty vashën e zuri mallkimi i të afërmve dhe u nguros. Sipas disa studiuesve ky megalit në kohën më të lashtë kishte funksione rituale dhe shërbente për vendosjen e kontaktit me botën e përtejme. Ai jep një ide për përfytyrimet e paraardhësve tanë për unitetin e botës. Ja përse ky megalit mban edhe emrin “Porta Diellore”. Mirëpo, sipas studiuesit Martin Konstantinov, funksioni kryesor i këtij megaliti ishte astronomik.

Снимка

Duke marrë parasysh, se konstruksioni i megalitit është i orientuar te perëndimi, mund të mendohet, se ai u shfrytëzua për vëzhgimin e perëndimit të diellit në periudha të caktuara të vitit. Mirëpo, me sa duket, akoma nuk janë të realizuara studime për të zbuluar në ç’periudhë dielli perëndon në dritaren që hapet midis dy gurëve”, saktëson bashkëbiseduesi dhe shpjegon:

СнимкаMegaliti përbëhet nga dy shkëmbinj të mëdhenj në formën e vezës me peshë minimum nga 10 tonë secili. Bënë përshtypje balanca e të dy vezëve vigane shkëmbore të ngritura mbi një fondament shkëmbor me një sipërfaqe tepër të vogël. Ato prekin njëra tjetrës ashtu që të formojnë një dritare ose portë midis tyre.

Përsa i përket prejardhjes së megalitit, bashkëbiseduesi thekson, se është tepër vështirë të mendohet për prejardhje antropogjene, sepse shkenca tani për tani nuk mund të shpjegojë se si u formuan megalite të tilla. "Posaçërisht për “Portën Diellore”, përveç se imponohej ngritja e gurëve të mëdhenj dhe të rëndë, një vështirësi do të krijonte balancimi i tyre. Ky është një balancim pothuajse i paarritshëm. Mirëpo, duke marrë parasysh, se megaliti është me orientim nga perëndimi, mendoj se ai nuk është një fenomen natyror.

Prejardhje akullnajore përjashtohet pasi aktiviteti i fundit i akulltit në territorin e Bullgarisë së sotme ishte karakteristik vetëm për malet e larta si Rilla dhe Pirin. Mali Sredna Gora ngrihet shumë pak nën atë nivel. Mirëpo, çfarëdo që të jenë supozimet, bashkëbiseduesi mendon, se “më i mundshëm është varianti, që ky megalit të jetë krijesë njerëzore”. Sipas tij “Porta Diellore” ka analogun e saj të vetëm të njohur – megalitin “Vëllezërit” ose “Gurët Pingul” pranë fshatit Rozovec në Bullgarinë Jugore, të cilin Martin Konstantinovi bashkë me kolegët e kanë studiuar. Për të ai shpjegon:

СнимкаMegaliti në Rozovec përbën dy blloqe gurore me lartësi përafërsisht nja 5-6 metra të vëra pingul. Ata janë tepër të balancuar. Njeri iu mbështetet një baze mjaftë të gjerë, ndërsa tjetri është me bazë tepër të vogël në sfondin e gjatësisë. Në letërsinë shkencore nuk hasen megalite të ngjashme. Propozuam një përkufizim të objekteve të këtij lloj – çift të balancuar monolite shkëmbore. Deri tashti nuk kemi zbuluar ndonjë analog të këtyre shkëmbinjve.”

Снимка

Për prejardhjen e megalitit “Vëllezërit”, pasi në këtë konstruksion megalitike të dy gurët nuk prekin njeri tjetrin, mund të pranohet se bëhet fjalë për erozion, por edhe për përpunim suplementar. “Midis të dy gurëve të “Vëllezërve” formohet një kalesë si portë ose dritare, me gjatësi përafërsisht afro 4 metra. Kështu që kjo kalesë ndoshta është e përpunuar. Është e dukshme që gurët nga ana e brendshme janë të rrafshuar”, shpjegon Martin Konstantinovi. Sipas konkluzioneve të tij, ky monolit u shfrytëzua për vëzhgimin e agimeve të Diellit ditët e ekuionoksit vjeshtën dhe pranverën.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Miglena Ivanova dhe Martin Konstantinov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD