Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dr. Liana Apostollova udhëheq programin më të madh amerikan për përcaktimin e diagnozës së sëmundjes së Alzheimerit ndër njerëzit e rinj

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Zakonisht rreth festave të fundvitit na pëlqen të rrëfejmë histori për besimin, guximin dhe çudirat. Është bukur kur në këto histori është i pranishëm besimi i ndonjë bashkatdhetari në ëndrrën e tij më të guximshme. 

Dr. Liana Apostollova filloi të bëjë studime në degën e mjekësisë e udhëhequr nga një qëllim – të studiojë trurin e njeriut në mjedisin më të mirë mjekësor. Derisa i bënte studimet në Universitetin e Mjekësisë në Sofje ajo i barazonte provimet sipas kërkesave të sistemit amerikan të arsimit. Kështu me diplomën e saj në dorë ajo mbërriti në SHBA në vitin 1998. Sot Liana Apostollova është profesorë e neurologjisë, radiologjisë dhe gjenetikës në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit në Indiana të Ilinojsit. Dr. Liana Apostollova do të udhëheqë projektin e parë të madh për përcaktimin e hershëm të diagnozës së sëmundjes së Alzheimerit në SHBA, i cili kushton 45 mln dollarë.

"Programi kërkimor do të përfshijë 17 institucione dhe 14 qendra klinike dhe me ndihmën e tyre do ta studiojmë këtë formë të rrallë të sëmundjes së Alzheimerit, e cila prek njerëzit e moshës së mesme – na tregon dr. Liana Apostollova. – Shumë rrallë pacienti është në moshën 40, ose 50 vjeç, kur ende i rrit fëmijët e vetë, por për fat të keq ka edhe raste të tilla dhe atëherë forma e sëmundjes është më agresive."

Pesë për qind e të gjithë të sëmurëve nga Alzheimeri sëmuren në moshën më të hershme, por askush deri tani nuk i ka studiuar shkaqet për këtë. Mirëpo, pikërisht këta pacientë mund të ndihmojnë në gjetjen e kurimit të sëmundjes – ata janë të përshtatshëm për studimet klinike, sepse nuk kanë sëmundje të tjera, të cilat të ndikojnë mbi funksionet e trurit.

"Mendoj se do të zbulohet ilaçi për mjekimin e Alzheimerit, por ka nevojë për më shumë kohë – thotë dr. Apostollova. Aktualisht disponojmë një ilaç shumë të mirë, por rezultatet përfundimtare për të do të jenë gati pas tri vitesh. Para kësaj kishim provuar një vaksinë për etapën më të vonshme të sëmundjes. Ajo asgjësonte proteinën e cila e shkaktonte sëmundjen. Mirëpo, vsksina kishte efekte anësore. Gjithsesi, kështu ne mund të kuptojmë se cilët njerëz kanë risk më të madh për ta zhvilluar këtë sëmundje dhe nëpërmjet vaksinës prodhimi i kësaj proteine mund të asgjësohet në tru."

Me fitoren kundër sëmundjeve kronike vdekjeprurëse vazhdimësia e jetës po rritet. Kështu rritet edhe numri i njerëzve me sëmundjen e Alzheimerit. Për fat të keq një pjesë e madhe e këtyre njerëzve nuk disponojnë diagnozë, kurse shumë prej mjekëve janë nihilistë – është e mendimit dr. Liana Apostollova, e cila gjatë tetorit të vitit të kaluar mori pjesë në kongresin ndërkombëtar të Alzheimerit në Varna.

"Shumë mjekë nuk duan të përcaktojnë diagnozën e Alzheimerit. Ata mendojnë se nuk ka kuptim, sepse sëmundja nuk mjekohet – na tregon përshtypjet e veta dr. Apostollova. – Mirëpo, po të përcaktohet diagnoza e të sëmurit në etapën e hershme, kur njeriu ende nuk është i varur nga të tjerët, atëherë familja do të ketë kohë për t’u përgatitur dhe do të mund të veprojë në mënyrën e drejtë në situatat kritike. Përveç kësaj preparatet mjekësore shënohen nga mjeku pas depozimit të shumë dokumenteve, të cilat shqyrtohen nga një komision dhe kjo ndodh çdo një muaj. Mirëpo, si të sëmurët t’i plotësojnë këto dokumente, duke pasur parasysh faktin se ata harrojnë dhe nuk mund të organizohen mirë, unë nuk mund ta kuptoj këtë. Përveç kësaj nuk ekziston sistem social në përkrahje të të afërmve dhe të kujdeseve për njerëzit që vuajnë nga Alzheimeri. Kështu qe kemi shumë punë – ndoshta në një nivel qeveritar duhet të bëhet një plan për luftimin e sëmundjes, siç është në SHBA dhe në shtetet e zhvilluara evropiane. Ai përmban jo vetëm program për diagnozë dhe terapi të hershme, por edhe program të tillë social."

Dr. Liana Apostollova beson se ëndrra amerikane është e gjallë dhe vetë ajo e ripohon këtë. Vajza e dikurshme me arsim mjekësor nga Evropa Lindore sot është udhëheqëse e studimit të dytë për nga madhësia të Alzheimerit në SHBA. Si e ka arritur këtë? "Me shumë punë", ishte përgjigja e saj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metroja e Sofjes është e dyta në një renditje ndërkombëtare

Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në Oslo, njofton TV Euronews. Sondazhi u krye nga kompania Bounce dhe u morën parasysh një sërë..

botuar më 24-09-17 11.41.PD
Patriku bullgar Dniill

Patriku bullgar Daniill bekoi fëmijët për vitin e ri shkollor

Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat ​​në Bullgari. Në mesazhin e tij "me..

botuar më 24-09-16 10.46.PD

Udhëzues për prindërit: si të përcjellim në shkollë nxënësin e klasës së parë nga brezi "Alfa"

Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..

botuar më 24-09-16 7.05.PD