Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Baleti i Operës i Sofjes fitoi “Lirën e Artë”

БНР Новини
Skena nga baleti “Korsar”

Grupi i Baletit pranë Operës së Sofjes mori çmimin prestigjioz “Lira e Artë” për merita të jashtëzakonshme në fushën e artit të baletit. Rasti për njohjen e madhe është përvjetori i 19 i krijimit të baletit bullgar.

Dekorimi u mbajt në premierën e baletit “Korsar”, me koreografi të Eldar Alievit, solist kryesor me përvojë të gjatë i Teatrit Mariinski në Shën Petersburg. Ja se çfarë na tregoi udhëheqësja artistike e grupit të baletit Sara-Nora Krësteva:

Desha ta përdorë rastin ta falënderojë Lidhjen e Muzikantëve dhe Koreografëve, përfaqësuar nga Stanisllav Poçekanski. Për ne ky çmim është një stimul i madh për të vazhduar përpara. Përveç tij morëm një çmim tjetër – çmimin e Sofjes nga Bashkia e Kryeqytetit. Mund të them pa tepruar se premiera korri suksese të mëdha. Pata mundësinë të takohem personalisht me publikun – të gjithë ishin shumë të entuziazmuar. Jam shumë e kënaqur, sepse realizimi i baletit “Korsar” në skenën e Sofjes ishte ëndrra ime e madhe. Puna me koreografin Eldar Aliev e ndihmoi shumë grupin tonë. Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm. Njihemi me të që prej shumë kohësh. Ideja e parë për një projekt të përbashkët ishte për baletin “Bajaderka”. Deri në bashkëpunim tonë u arit pasi 6-7 vjet përpiqesha ta zbuloja versionin më të përshtatshëm të baletit “Korsar”. Në çdo një teatër ky balet vihet në versione të ndryshme. Pasi e pash versionin e Eldar Alievit kuptova se e kërkoj pikërisht këtë.

Eldar Aliev gjatë një repeticioniPërveç se është koreograf Eldar Alievi është gjithashtu autor i librettos së spektaklit. Në versionin e tij baleti ka dy pjesë. Megjithëse specifika e subjektit kërkon një ansambël të madh prej meshkujsh për skenat në masë me pjesëmarrjen e korsarëve, Sara – Nora Krësteva nuk haset me vështirësi në plotësimin e grupit. Pas përfshirjes së baletit “Korsar” Baleti i “Operës së Sofjes” tashmë i ka të gjitha kryeveprat e baletit në repertor. Gjatë marsit do të ketë turne me tetë spektakle në Itali, kurse pak më vonë tërë Teatri i “Operës dhe Baletit të Sofjes” do të niset për të pasur shfaqje në “Balshoj Teatër” të Moskës.

E fillojmë këtë stinë me ambicie të mëdha dhe unë besoj se do ta mbarojmë me sukses të madh” – tha udhëheqësja e baletit, duke shprehur kënaqësinë e saj për interesin e rritur që vëzhgohet kohët e fundit ndaj artit të baletit:

Në “Operën dhe Baletin e Sofjes” ne gëzojmë sallone të përmbushura. Zakonisht rreth festave të fundvitit biletat nuk mjaftojnë. Është me rëndësi që njeriu të hyjë një herë një sallon, që të mos mendojë se baleti dhe opera janë arte elitare. Ky nocion ka të bëjë më tepër me procesin e krijimit të këtyre spektakleve dhe jo sepse janë destinuar vetëm për elitën e kombit. Jam e bindur se çdonjëri i cili e ka parë të paktën një herë magjinë e baletit dhe të operës do të ketë dëshirë për t’i prekur përsëri.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teatri Popullor “Ivan Vazov” me një sfidë ndaj publikut për 120 vjetorin e tij

Teatri Popullor "Ivan Vazov" do të kënaqë 120 adhurues të artit teatror me një biletë falas për një nga shfaqjet e sezonit të tij të ri në vjeshtë. Shkaku është 120 vjetori i themelimit të tij në vitin 1904. Fatlumët do të kenë mundësinë të blejnë një..

botuar më 24-07-28 7.25.PD

Festivali veror i filmit në Bansko prezanton pamje ekstreme për adhuruesit e aventurave

Vitin e radhës banorët dhe mysafirët e qytetit malor Bansko do të transferohen në botën e alpinizmit, kinemasë ekstreme dhe aventureske, njoftoi BTA. Edicioni i sivjetshëm i "Pasioni filmik nën yjet e verës" është në tri mbrëmje - nga data 25..

botuar më 24-07-25 5.26.MD
Teodor Ushev

Teodor Ushev dekorohet me çmimin "Renato Gutuzo" në festivalin Animaphix

Edicioni i dhjetë i festivalit Animaphix për filma të animuar në Siçili të Italisë, po i kushton një retrospektivë të veçantë krijuesit bullgar Teodor Ushev, i cili bëhet mbajtës i çmimit "Renato Gutuzo" për vitin 2024, njoftoi BTA. Ushev dekorohet..

botuar më 24-07-22 12.07.MD