Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Natalia Maeva për jetën përpara dhe pas transplantimit pulmonar

СнимкаHistoria e Natalia Maevës është emocionuese dhe frymëzuese për shkak të kurajës së saj dhe të etjes për jetë. Në të njëjtën kohë ve  pyetje të shumta për gjendjen e sistemit shëndetësor bullgar. Gjatë vitit 2009 Natalia është diagnostikuar me hipertension arterial pulmonar. “Atëherë shteti nuk lëshonte një terapi adekuate. U nevojit ta paguajë familja ime”, tregon Natalia.

Hipertensioni pulmonar është një sëmundje mjaft e rrallë, e cila nuk shërohet, ka vetëm një terapi mbështetëse. Frymëmarrja është e vështirësuar, lëvizjet provokojnë lodhje të tepërt. Arteritë e vogla në mushkëri ngushtohen dhe zemra me shumë mundim e shtyn gjakun përmes tyre. Në stadin e fundit të sëmundjes ka nevojë për transplantim të dyanshëm pulmonar. Gjatë vitit 2014 gjendja e Natalies keqësohet. “Aparati i oksigjenit ishte vazhdimisht me mua. Në një gjendje të tillë njeriu izolohet nga shoqëria. Por unë mundohesha të merrem me gjëra të tjera”, kujtohet Natalia. Ajo punon aktivisht  për Shoqërinë Bullgare të pacientëve me hipertension pulmonar, të krijuar prej saj. U ndihmon dhe njerëzve të tjerë me sëmundjen e saj. Në vazhdim të 11 muajve ajo pret një situatë të përshtatshme për dhurimin e organit. Dhe pikërisht, në momentin, kur i thotë vetes se kjo nuk do të rastisë ajo merr thirrjen magjike. Ajo nuk ka qenë frikësuar: “Kisha arritur në momentin, në të cilin nuk kisha se çfarë të humbas. Më mbetej hapi i vetëm logjik - të provoj edhe me transplantim.” Kjo u bë në Spitalin Universitar të Vjenës. Ja se si e përshkruan Natalia emocionin të zgjohesh i transplantuar:

Ky është një përjetim i jashtëzakonshëm. Ke ndjenjën se je duke fluturuar. Por ti nuk di të marrësh frymë normalisht, sepse duke qenë i sëmurë kaq vjet me radhë, ke humbur ritmin normal. Dhe fillon nga e para të mësohesh të marrësh frymë. Dhe kjo më kushtoi afro 3 muaj”. Pas transplantimit aventurat nuk përfundojnë, sepse “duhet të mendosh për qëndrimin e rimëkëmbjes tremujore në Austri. Shteti bullgar të jep paratë për operacionin. Që aty e tutje njeriu vetë kërkon mjetet e domosdoshme, në qoftë se ka mundësi. Prandaj i falënderoj që të gjithë, të cilët më ndihmuan dhe vazhdojnë të më ndihmojnë “, thotë Natalia. A është një trimëri fakti të jesh i transplantuar?

Natalia me nënën e saj Valentina Maeva në ditën e pestë pas transplantimit

Për disa kjo me të vërtetë është një trimëri. Sepse, që të mund të arrish këtë, duhet të mund të luftosh me sistemin. Kurse kjo në Bullgari fare nuk është një gjë e lehtë. Të marrësh një financim, të mund t'i plotësosh kërkesat e Komisionit që përgjigjet për shërimin e pacientëve jashtë shtetit - kjo është një tmerr i vërtetë. Kur një pacient ka nevojë për transplantim ai nuk ka kohë të luftojë, të përkthejë epikriza, t'i krahasojë ofertat për shërim. Çdo një ditë është me rëndësi. Këtu pacienti vetë duhet ta gjejë rrugën. Në qoftë se nuk lufton dhe nuk është në gjendje nga ana fizike ta bëjë këtë, ai thjesht vdes.

Me infermieren Regina në spitalin Universitar të VjenësTransplantimi bëhet jashtë shtetit, me qenë se në Bullgari akoma nuk ka kushte, ve në dukje Natalia. Ajo përgjithëson prioritetet e Shoqërisë Bullgare të Pacientëve me hipertension pulmonar kështu:

Mes detyrave tona bazë është ndërtimi në Bullgari i një qendre për kontrollimin e gjendjes së pacientëve pas transplantimit. Jemi detyruar ta bëjmë këtë kontrollim në Austri. Kjo është e papërshtatshme për bullgarët, kushton shumë, kurse  këtu nuk ka se kush të merret me këta njerëz. Në këtë moment këtëe bëjnë në spitalin kardiologjik “Shën Ekaterina”.

Sot pas të gjitha operacioneve të saj, Natalia Maeva drejton rekomandime konkrete, të cilët mund tu ndihmojnë njerëzve me  hipertension pulmonar:

Duhet të krijohet një program kombëtar për transplantimin e mushkërive. Njerëzit në vendbanimet e vogla nuk e dinë sesi mund të luftojnë sistemin. Duhet të ketë rregulla të qarta. Pacientët, të cilët e kuptojnë se kanë nevojë prej një transplantim të mushkërisë duhet të dinë se cilat janë hapat e tjera. Është me rëndësi të ketë qendër për kontrollimin e gjendjes së pacientëvepas transplantimit në Bullgari me mjekë , të cilët kanë mësuar në Evropë. Ka pacientë të transplantuar në Greqi, në Rumani, në Bullgari. Në qoftë se bëjmë një qendër të tillë, do të marrim përsipër tërë Ballkanin.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Nedisllav Peev

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..

botuar më 25-03-01 7.05.PD

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..

botuar më 25-03-01 6.10.PD

Shënojmë Ditën Botërore të Sëmundjeve të Rralla

Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..

botuar më 25-02-28 1.22.MD