Pas festave të mëdha të fundvitit humori festiv i bullgarëve po vazhdon me shënimin e një prej festave më të respektuara dimërore – Pagëzimi i Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, ose Theofania. Kjo festë e ndritshme na rikujton për pagëzimin e Jisu Krishtit në lumin Jordan. Sipas besimeve popullore natën para Theofanisë – më 6 janar, uji i të gjithë lumenjve, burimeve dhe liqeneve ndalon të lëvizë, që të pastrohet. Dhe pas kësaj ai merr një fuqi të madhe pastruese.
Në vigjilje të Theofanisë, si dhe në vetë festën kryhet Shërbesa e Bekimit të Madh të Ujit dhe ceremonia e hedhjes së kryqit në ujërat e lumenjve. Gjatë Shërbesës bekohen simbolikisht të gjitha ujërat e tokës.
Në Bullgari pas një liturgjie solemne në sheshin para Sinodit të Shenjtë bekohen flamujt luftarakë dhe trupat ushtarake. Tradita i ka rrënjat e saj që në kohën e mbretit Simeon i Madh, kur para betejës te lumi Ahelloj në vitin 917 flamujt bullgarë dhe ushtarakët tanë u bekuan me Ujin e Bekuar.
Sipas Kishës sonë Ortodokse Uji i Bekuar përdoret për dëbimin e ndotjes shpirtërore dhe asaj trupore. Prandaj të gjithë besimtarët marrin nga ky ujë, që ta përdorin gjatë tërë vitit në rast vuajtjeje të shpirtit dhe trupit. Në ditën e Theofanisë, pas liturgjisë solemne prifti i çon besimtarët te burimi më i afërt, që ta bekojë. Atje ai e hedh kryqin dhe megjithë temperaturën e ulët edhe të rinjtë, edhe të vjetrit konkurrojnë se kush do ta nxjerrë nga uji.
Sipas traditës së vjetër meshkujt nga qyteti Kallofer buzë malit Stara Pllanina, të veshur me kostume popullore hyjnë në ujërat e akullta të lumit Tunxha, që të hedhin vallen e njohur të meshkujve. Njerëzit e vjetër thonë se në qoftë se moti është i kthjellët dhe kryqi ngrihet në ujë, viti do të jetë i begatshëm. Sipas besimeve fetare Uji i Bekuar ka një fuqi të madhe pastruese. Prandaj bullgarët i bekojnë shtëpitë e tyre me të, që t’i dëbojnë fuqitë e këqija.
Sipas besimeve popullore Theofania konsiderohet si dita e fundit e të ashtuquajturave “ditë të ndyra” (nga Krishtlindjet deri në 6 janar). Në tryezë në mbrëmjen festive ofrohen pite, kulaçe, japrakë me gjethe lakre, speca të mbushura, lakër, fasule, ara, verë. Këtë ditë festojnë të gjithë që e kanë emrin Jordan, Jordanka, Danço, Dana, Bojan, Bogdan, Bogdana etj.
Fotografi: BGNES
Në kryeqytet u shfaq filmi dokumentar i gazetares Milena Milotinova "Vetëm sepse ata ishin bullgarë". Ai kujtoi ngjarjet e të ashtuquajturve “Krishtlindjet e përgjakshme” në Maqedoni në vitin 1945. Në shfaqjen në Institutin Maqedonas asistuan..
Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..
E quajnë Nikopollin "qytetin e shekujve" për shkak të historisë së tij mijëravjeçare. Ai u shfaq si vendbanim qysh në vitin 169 pas Krishtit gjatë..