Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Shkupi: Maqedonia është përpara derës, Borisovi e hap

Foto: slobodenpecat.mk

Pozita e re e Bullgarisë mund të jetë kyçe për të ardhmen e Maqedonisë dhe një mundësi e re për integrimin e saj euroatlantik, i cili më në fund do ta nxjerrë vendin përpara dyerve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Këtë e shkruan gazeta maqedonase “Slloboden peçat” në lidhje me Presidencën e filluar Bullgare në një artikull të titulluar “Maqedonia është përpara derës, Borisovi e hap”. Zëvendës Kryeministri maqedonas mbi çështjet evropiane Bujar Osmani parashikon që vendi të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësi në Bashkimin Evropian gjatë muajit qershor.


Turqia dhe Gjermania do të provojnë të shkëpusin tensionin midis tyre

Foto: hurriyetdailynews.com

Ditën e shtunë/ me 6 janar/ ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushogllu do të takohet me homologun e tij gjerman Zigmar Gabriel. Qëllimi i takimit është ulja e tensionit të grumbulluar midis tyre  gjatë vitit 2017. Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Gjermanisë arritën deri në pikën më të ulët gjatë vitit të kaluar, pasi Berlini i kritikoi veprimet e autoriteteve në Ankara kundra individëve potencialisht të ndjeshëm ndaj provës së dështuar për grusht shteti nga korriku i vitit 2016. Masat e jashtëzakonshme të autoriteteve turke  dërguan në arrest mbi 50 000 veta. Ankaraja e sulmoi Berlinin dhe akuzoi Gjermaninë për ndërhyrje në punët e brendshme. Mevlut Çavushogllu deklaroi se, pret gjatë vitit 2018 që marrëdhëniet me Gjermaninë të përmirësohen. Sipas tij, Gjermania duhet të kuptojë se në qoftë se lëviz edhe një hap përpara drejt nesh, Turqia do të lëvizë me dy hapa drejt saj.


Aleksis Cipras: viti 2018 do të jetë viti i Greqisë

Foto: BGNES

Kryeministri grek Aleksis Cipras mendon se viti 2018 do të jetë viti i Greqisë. Këtë vlerësim ai e bëri në një intervistë në radio, në të cilën foli për periudhën pas daljes së Greqisë nga programi i tanishëm shpëtimtar gjatë muajit gusht, për problemin me emrin e Maqedonisë dhe për marrëdhëniet me Turqinë. Për lidhjet me Turqinë , Cipras thotë se “më e keqja, të cilën mund ta bëjë njeriu, është të mos të bisedojë, të mos të ketë kanale për komunikim, të mos të mundohet të zgjidhë problemet ekzistuese”. Cipras shënon se, qeveria e tij nuk e ndjek këtë logjikë. Ai shpreh një optimizëm dhe rreth çështjes për emrin e Maqedonisë: “Mundim me efikasitet dhe me përgjegjësi të përballojmë një problem, të cilin e trashëguam nga qeveritë e mëparshme”.


Këshilli i Evropës mund të imponojë sanksione për Bosnjë dhe Hercegovinën

Foto: consilium.europa.eu

Këshilli i Evropës mund të aplikojë sanksione kundra Bosnjë dhe Hercegovinës për shkak të moskryerjes së vendimit të Gjykatës Evropian të Drejtësisë për të drejtat e njeriut mbi rastin “Sejdiç dhe Finci”. Gjatë vitit 2006 qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës Dervo Sejdiç dhe Jakob Finci veçmas kanë parashtruar ankesa për shkak të pamundësisë si përfaqësues të pakicës rome dhe izraelite të kandidojnë për anëtarë në Shtëpinë e nacionaliteteve në parlament dhe presidencën e Bosnjë dhe Hercegovinës. Kjo është e pamundur në bazë të forcës së kushtetutës së Bosnjës, sipas së cilës, mund të anëtarësojnë vetëm përfaqësues të popullit serb, boshnjak dhe kroat. Pas kërkesave të Sejdiçit dhe Fincit, gjatë vitit 2009, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u imponoi Bosnjë dhe Hercegovinës të heqin nga kushtetuta dhe nga ligji zgjedhor klauzolat kontradiktore. Bosnja premtoi se, deri në vitin 2013 do të bëjë ndryshimet, por akoma nuk e ka kryer këtë.


Serbia do ta pres Krishtlindjen me temperatura pranverore

Foto: BGNES

Me temperatura pranverore pritet që të presin Krishtlindjen në Serbi. Vendi e feston festën e ndritshme më 6 dhe 7 janar. Meteorologët presin që Krishtlindja e ardhshme të jetë një nga më të ngrohtat në Beograd për 100 vjetët e fundit. Nuk përjashtohet rasti që temperaturat të kalojnë ato nga 7 janari i vitit 2001, kur kanë qenë 18,7 gradë.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD