Rishenjtërimi i kishës së restauruar bullgare “Shën Stefani” në Stamboll mblodhi gjatë kësaj të diele njëkohësisht në një vend jo vetëm liderë fetarë por dhe liderë politikë nga Bullgaria dhe Turqia. Në ceremoninë në kishë qenë delegacioni zyrtar bullgar, i kryesuar nga kryeministri Bojko Borisov, presidenti dhe kryeministri i Turqisë Rexhep Erdogan dhe Binali Jëlldërëm, Patriarku Ekumenik, kryemyftiu në Bullgari Mustafa Haxhi...
Fjalët e figurave fetare dhe laike, përmbanin mesazhe me elemente politike, të cilat në sfondin e Presidencës Bullgare e cila po fillon e Këshillit të Bashkimit Evropian po fitojnë një nuancë specifike. Patriarku bullgar Neofit theksoi se, rinovimi i tempullit fetar është i arritur “në sajë të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit të mirë e të frytshëm midis dy vendeve tona”. Deri tani mes prioriteteve të presidencës nuk është përmendur normalizimi i marrëdhënieve midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë, por në Stamboll kryeministri Bojko Borisov deklaroi se, Bullgaria mund të ngulë këmbë dhe të ndërmjetësojë për një zhvillim të tillë.
Nëse ky qe një gjest i mirësjelljes nga ana e kryeministrit, të shkaktuar nga vërejtja e Ankarasë se, programi i presidencës bullgare e injoron Turqinë dhe ngre në plan të parë integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, por jo dhe integrimit turk, nëse Borisovi thjeshtë e përësirisi qëllimin e vet, të cilin e kishte ndarë dhe përpara kësaj, ose bëhet fjalë për diçka tjetër, do të marrim vesh në të ardhmen.
Në fjalimet e ceremonisë në kishën “Shën Stefani” dhe në deklaratat pas kësaj, rreth urimeve për normalizimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian, shumë herë me radhë qenë theksuar si një shembull i tolerancës dhe i fqinjësisë së mirë midis Bullgarisë dhe Turqisë, pavarësisht nga ekzistenca e dallimeve midis tyre. Presidenti Erdogan vuri në dukje se “kujtimet e këqija “ nga historia nuk duhet të errësojnë marrëdhëniet e përbashkëta, kurse kryeministri Jëlldërëm nga ana e vet shënoi, se gjatë viteve të fundit Bullgaria dhe Turqia bile kanë treguar se problemet nuk i ndajnë por i bashkojnë. Pohimi i fundit mbase do të komentohet tani në Bullgari me rezerva, përfshi dhe nga partnerët nacionalistë të koalicionit drejtues.
Presidenti Erdogan dha të kuptohet se pret një reciprocitet nga Bullgaria në restaurimin ose mirëmbajtjen e objekteve historike, të ndërtuara nga Perandoria Osmane në territorin e saj. Në këtë kontekst udhëheqësi i shtetit përmendi se, me kënaqësi do të marrë pjesë dhe në inaugurimin e restaurimit të xhamisë së vetme në Sofje.
Nuancat politike të rishenjtërimit të kishës “Shën Stefani” në Stamboll dominojnë dhe në informatat e shtypit të sotëm bullgar. Gazeta “Sega” ve në titullin e saj faktin, për shembull se, “Borisovi premtoi të punojë për ngrohjen e marrëdhënieve Bashkim Evropian-Turqi”. Në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar sot në mëngjes ministrja bullgare e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva nuk përjashtoi se gjatë kohës së Presidencës Bullgare të Bashkimit Evropian të zhvillohet dhe një takim për marrëdhëniet me Turqinë pavarësisht se tani për tani një takim i tillë të mos të jetë i parashikuar. Ajo u argumentua me tezën, se nuk mund të ketë një luftë të suksesshme me terrorizmin dhe me mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, në qoftë se Turqia, është jo vetëm aleate e NATO-s, por partnere e afërt e Bashkimit Evropian.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament..