Në prag të inaugurimit zyrtar të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, në Pallatin Kombëtar të Kulturës treguan spote reklamuese, me të cilat vendi ynë do të prezantohet përpara vendeve të tjera anëtare. Ato do të jenë tre dhe do të transmetohen përpara çdo një takimi formal ose joformal, si në Sofje, ashtu dhe në Bruksel dhe Strasburg. Cili është mesazhi i tyre, sqaron Ministrja e Presidencës Evropiane Liljana Pavllova:
"Njëri spot, të cilin e prezantojmë, quhet “Kjo është Bullgaria”. Me të duam të tregojmë vendin tonë përpara miqve tanë, për të cilët Bullgaria është një vend i panjohur. Spoti i dytë përshkruan prioritetet e Presidencës Bullgare, kurse i treti do të tregojë bullgarë të njohur dhe arritjet, të cilat i kemi dhënë botës. Videoja ka një detyrë bazë - të zbulojmë sërish Bullgarinë si një xhevahir i fshehur i Evropës."
Videoja, e cila u kushtohet talenteve bullgarë, që e kanë lavdëruar dhe nderuar vendin tonë, akoma nuk është e përfunduar. Premiera e saj do të jetë pas disa javëve.
Buxheti për të tria spotet reklamuese, internet banderolat dhe logon, si dhe për muzikën origjinale, të kompozuar nga Krasimir Todorov, kushton 202 000 leva. Do të blihet dhe kohë për reklamim në televizionet dhe radiostacionet, në të cilat ato të transmetohen.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: eu2018bg.bg dhe BGNES
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...