Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekaterina Zaharieva: Vetëm me dialog mund të rikthejmë besimin tek ideja evropiane

БНР Новини
Foto: mfa.bg

Në një intervistë dhënë Agjencisë Telegrafike Bullgare ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva tha, se në sfondin e Brexit-it dhe euroskepticizmit, Presidencat e ardhshme, duke përfshirë edhe atë bullgare, duhet të rikthejnë besimin në idenë evropiane. Sipas ministres kjo mund të ndodhë vetëm nëpërmjet dialogut të sinqertë, i cili të përfshijë edhe ata, të cilët e kanë humbur besimin në Evropën e bashkuar. Ne duhet të japim tonin dhe të fillojmë të dëgjojmë njeri tjetrin, është kategorike ministrja bullgare.

Pyetjes çfarë ishte vitit 2017 për Bullgarinë në politikën e jashtme, ministrja Zaharieva e caktoi si shumë intensiv dhe i suksesshëm. Në fillim të vitit 2017 në Perëndim nuk kishte popullaritet të madhe zgjerimi i BE-së. Mirëpo pasi e përfshimë në prioritetet tona Ballkanin Perëndimor, kjo u bë një kauzë e përbashkët të mbarë Evropës. Për këtë filluan të flasin Junker, Mogerini dhe një sërë liderësh evropianë. Ky është një sukses i madh, sepse është një nga pak rastet, kur çështje me rëndësi kombëtare për Bullgarinë diskutohen në nivel BE-në, thekson ministrja.

Si një vështirësi e madhe gjatë vitit 2017 ministrja e jashtme tregoi bisedimet për finalizimin e Marrëveshjes së Miqësisë me Republikën e Maqedonisë. Lidhur me këtë ajo vuri në dukje, se nga të dyja anët e tryezës qëndruan miq, të cilët ishin të vendosur, që një herë e përgjithmonë të  hapin një faqe të re në marrëdhëniet midis të dy shteteve. Dhe kjo tashmë është fakt – në Republikën e Maqedonisë u zhvilluan zgjedhje, dhe për herë të parë ata të cilët ndoqën fushatën antibullgare humbën në mënyrë dramatike, shtoi ministrja.

Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në bashkësinë evropiane. Vendet e regjionit tregojnë, se kanë dëshirë të madhe për këtë, ndërsa ne duhet të vërtetojmë, se pranimi i tyre në BE-në është me rëndësi për të gjithë të tjerët. Doemos kjo mund të bëhet pasi ato vende do të plotësojnë kërkesat. Ato gjashtë shtete janë në faza të ndryshme të negocijimit dhe secili prej tyre duhet të vlerësohet mbi bazë të arritjeve, sipas zonjës Zaharieva.

Pyetjes, a janë realiste shpresat për pranimin e Bullgarisë në Shengen deri në përfundimin e Presidencës së saj të rotacionit, ministrja e jashtme iu përgjigj, se nuk është e bindur, se kjo mund të ndodhë  brenda këtyre gjashtë muajve, por është me shpresë, se deri në fund të këtij viti do të bëhet fakt. Ajo është me shpresë, që sivjet Shengeni do të hiqet për kufijtë ajrore dhe detare dhe kështu shtetasit bullgarë do të kontrollohen vetëm në kufirin e vetëm të Shengenit me Greqinë. Akoma ka shtete, të cilët mendojnë, se vendi i Bullgarisë dhe i Rumanisë nuk është në Shengen, por nga votimet e fundit në Parlamentin Evropian bëhet e qartë, se numri i skeptikëve po ulet. Komisioni Evropian prej kohe mendon, se për ato dy shtetet nuk duhet të ketë pengesa, gjë të cilën e mendojnë edhe grupe të tjera të mëdha në Parlamentin Evropian, shtoi në intervistën për Agjencinë Telegrafike Bullgare ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Po diskutohet krijimi i linjës ajrore Sofje – Tiranë

Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në..

botuar më 24-07-12 10.28.PD
Dimitër Gllavçev

Bullgaria kërkon që Shkupi të respektojë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017

Diskutuam se si ta bëjmë NATO-n më të fortë, duke u fokusuar në punën kolektive, duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e secilit vend anëtar, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shtoi se në diskutimet në Uashington në kuadrin e samitit me..

botuar më 24-07-11 9.59.PD
Vjosa Osmani dhe Dimitër Gllavçev

Prishtina ka mbështetje nga Sofja për anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës në NATO

Kërkimi i Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetja e Bullgarisë ishin temat e diskutuara në takimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev në kuadër të samitit të NATO-s në Uashington, raporton BGNES...

botuar më 24-07-10 12.45.MD