Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jeta në fshat është një aventurë e vërtetë për fotografin Ivo Dançev

БНР Новини

Jeta larg zhurmës së qytetit të madh bëhet gjithnjë e më tërheqëse për të rinjtë. E përditshmja e tensionuar, energjia negative që buron nga xhungla prej betoni i lodh njerëzit dhe ata kërkojnë shtëpinë e tyre të re në mes të natyrës. Fotografi Ivo Dançev është prej atyre njerëzve, të cilët nuk qëndrojnë gjatë në një vend. Megjithëqë është rritur në kryeqytet, gjithmonë kërkonte mënyra që të dilte jashtë tij. Prandaj nuk mendoi gjatë kur i ra rasti të jetojë në fshat, megjithë vështirësitë.

Më duket se vendimi të ndërrojë vendbanimin priste momentin e saktë, i cili erdhi para dy vitesh. Fshatin Dobrostan e zgjodha pas shumë bredhjeve nëpër mbarë vend. Fillova me periferitë e Sofjes, por doli, që aty prona është tepër e shtrenjtë për mua. Në fund të fundit, vajta në Dobrostan, fshat të cilin e kam vizituar shumë herë sepse vite me radhë punova si udhëheqës malor. Zbulova në internet një ofertë për një shtëpi në këtë fshat malor dhe shkova të shihja. Nga aty hapej një pamje e mrekullueshme dhe kjo ma magjepsi. Edhe të tingëllojë pak e çuditshme për mua kjo është me rëndësi vendimtare.

Снимка

Shtëpia në fakt ishte një plevicë e vjetër, të cilën fotografi ka dëshirë të shndërrojë në studio ku të punojë. Tani ka leje për ndërtim dhe është plotë entuziazëm. Për njeri, i cili nuk ka jetuar jashtë qytetit, kjo në të vërtetë është një aventurë. Ivo Dançevi thotë, se aty e ndjen veten në të vërtetë të lirë. Kohët e fundit zbuloi, se farefisin e tij ka një histori më se 200 vjeçare, e cila fillon pikërisht në fshatin Dobrostan. Më vonë stërgjyshërit e tij u transferuan për banim në qytetin e afërt Asenovgrad. Mirëpo, Ivo Dançevi e zbuloi shtëpinë e vet në fshatin e afërt Gornisllav, ku e takoi bashkëshorten. Pikërisht aty rrit edhe e bija e tyre Marija. Për familjen dita fillon herët, me dritën e parë të mëngjesit. Krahas detyrimeve shtëpiake, gjithnjë gjejnë kohë edhe për shëtitje në mal. Mbrëmjen mblidhen para oxhakut ku lexojnë libra, u tregojnë njeri tjetrit histori të ndryshe, ose thjeshtë vështrojnë ndonjë film.

Снимка

Ivo Dançevi mbaroi pedagogjiken e artit figurativ në Universitetin e Sotjes. Fotografia është një pasion i tij. Pas çdo udhëtimi kthehet me shumë fotografi, disa prej të cilave prezanton në konkurse të ndryshme. Kështu talentin e tij e zbuloi një nga revistat më të mëdha turistike në botë, e cila i ofroi atij punë. Sot ai është drejtor artistik i kësaj reviste për Bullgarinë. Krahas fotografitë për revistën, ai bënë edhe fotografi për praktikën e tij të lirë. Kohët e fundit prindërit e tij gjithashtu u transferuan për banim në qytetin e afërt Asenovgrad, për të ndihmuar në rritjen e fëmijës. Miqtë e tij vijnë mysafirë dhe ndoshta ka të tillë të cilët do të ndjekin shembullin e fotografit të ri dhe gjithashtu do të blejnë pronë aty. Pse jo t’u tregojnë të afërmve dhe kështu fshatrat e zbrazët të mbushen me njerëz. Kështu do të kufizohet shpopullimi i vendbanimeve të vogla, gjë që përfiton përmasa kërcënuese. 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit përcolli një vit të suksesshëm

Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..

botuar më 24-12-29 9.10.PD

Bashkia e kryeqytetit rinovoi një nënkalim me riprodhime dhe mesazhe për kauza sociale

Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë ​​moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..

botuar më 24-12-29 7.45.PD

E majta europiane dëshiron të jetë sërish ndër më të fortët e ditës

Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...

botuar më 24-12-28 5.05.MD