Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita “Gjërat po ndryshohen” në Stacionin Qendror Hekurudhor tregon zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në Bullgari

Foto: ec.europa.eu

Në Stacionin Qendror Hekurudhor në Sofje kryeqytetasit dhe mysafirët e qytetit do të mund të shikojnë deri më 18 janar ekspozitën “Gjërat po ndryshohen”, kushtuar së kaluarës së afërt. Organizatori i ekspozitës është Përfaqësia e Komisionit Evropian në Bullgari. Ajo përfshin dhjetë eksponate, të cilat simbolizojnë ndryshimin në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm te ne gjatë 10 vjetëve të fundit. Bëhet fjalë për lirinë e lëvizjes, roamingun, infrastrukturën, ambientalizmin, arsimin, mbrojtjen e konsumatorëve, shëndetësinë, energjinë, kulturën dhe ushqimet. Ekspozita ndodhet afër hyrjes qendrore në sallën e katit përdhe.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Po, ka një shkollë të tillë rurale në Bullgari! Shkolla e ndryshme në Carev Brod

“Nuk duam të jetë gri, duam të jetë e bukur” – ky është mesazhi i shkollës së mesme “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në fshatin Carev Brod. “Shkollë e ndryshme” është motoja tjetër e shkollës, në të cilën mësojnë 118 nxënës deri në klasën e 7-të nga..

botuar më 24-05-24 7.20.PD

Shënojmë Ditën Botërore të Breshkave

Më 23 maj, shënohet Dita Botërore te Breshkave, grupi më i rrezikuar i vertebrorëve në tokë. Vetëm dy nga gjithsej 58 lloje të breshkave tokësore jetojnë në Bullgari. Ato mbrohen nga Ligji i Biodiversitetit dhe tregtimi me to, mbajtja e tyre në..

botuar më 24-05-23 10.13.PD

Leje qëndrimi dhe pune për të huajt në Bullgari përveç Kartës Blu

Në përgjigje të pyetjes së dëgjuesve në një seri botimesh, Radio Bullgaria prezanton para audiencës së saj shumëgjuhëshe dokumentet që u japin të drejtën e lejes së qëndrimit dhe të punës në Bullgari shtetasve të huaj të vendeve të treta. Në..

botuar më 24-05-23 7.30.PD