Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Informatikë, elektronikë, inxhinieri biokimike...

Studime për frankofonët në nivel botëror ofrojnë Universiteti i Teknologjisë dhe ai i Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë në Sofje

Foto: HTMU

Për më shumë se 30 vjet, dy universitete bullgare ofrojnë studime cilësore në frëngjisht për degë dhe diploma teknike dhe inxhinierike të njohura në mbarë botën. Prandaj mësuesit thonë me krenari se mes të diplomuarve nuk ka asnjë të papunë.

Universiteti Teknik (TU) dhe Universiteti i Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë në Sofje (HTMU) zotërojnë të ashtuquajturat Akreditimi francez. Kjo do të thotë se trajnimi është pesëvjeçar dhe të gjithë diplomohen me diplomë master. “Edhe në mjekësi edhe në inxhinieri katër vjet nuk mjaftojnë për përgatitje”, shpjegon idenë e arsimit francez, Prof. Sllavka Canova nga Universiteti Teknik.

„Ne ofrojmë dy degë - vazhdon ajo në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Studentët tanë diplomohen me një diplomë bullgare, por kanë një certifikatë. Ata zgjedhin pas vitit të tretë nëse do të studiojnë Informatikë dhe Komunikim apo Elektronikë, Inxhinieri Elektrike dhe Automatizim. Ne kemi profesorë të ftuar nga Franca, si dhe shumë studentë të huaj nga Tunizia, Maroku, Algjeria, Kameruni, Bregu i Fildishtë. Ne gjithashtu kemi shumë studentë francezë që studiojnë në kuadër të programit „Erasmus“.“

Universiteti i Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë ofron studime në frëngjisht në degën Inxhinieri Kimike dhe Biokimike. E themeluar në vitin 1992, disiplina është programi i parë frankofon në vendin tonë.

„Dega është në fushën profesionale të teknologjive kimike - thotë asistentja Vlladisllava Ivanova nga Universiteti i Teknologjisë Kimike. - Mund të mburremi se që kur ekziston sistemi i vlerësimit të universiteteve, ky drejtim profesional ka qenë gjithmonë në vendin e parë në mesin e 52 institucioneve të arsimit të lartë në Bullgari. Studimet përfshijnë dy cikle - arsimin e përgjithshëm, i cili përfshin disiplina themelore inxhinierike si fizika, matematika, kimia organike dhe inorganike, si dhe një bllok i specializuar me disiplina interesante si biokimia, mikrobiologjia teknike, shkëmbimi i nxehtësisë dhe proceset e shkëmbimit të vajrave. Vitet e fundit kemi pasur shumë interes nga studentët nga Franca dhe Spanja që vijnë për një semestër „Erasmus“. Domethënë, shkëmbimi i studentëve tanë në Evropë dhe i studentëve nga BE me ne është forcuar dhe gëzon interes të madh.“
Të dyja profesoreshat janë të bindura se të diplomuarit në degën e gjuhës frënge gëzojnë një karrierë të shkëlqyer.
Prof. Sllavka Canova (djathtas) dhe asistente Vlladisllava Ivanova në studion e Radio Bullgarisë
Falë Dhomës së Tregtisë Bullgaro-Franceze me mbi 300 kompani, interesi për të diplomuarit është i lartë dhe ata mund të gjejnë një punë të denjë në vendin e tyre. Kompanitë shpesh zhvillojnë kurse të përbashkëta me universitetet dhe përgatitin punonjësit e tyre të ardhshëm në vitet e fundit të studimit.

„Shumica e studentëve tanë edhe para se të mbrojnë tezat e diplomës arrijnë të gjejnëntja një punë në degën e tyre - shton asistentja Vlladisllava Ivanova. - Gjatë praktikave të detyrueshme, shumëfish më të shumta se ato në lëndët bullgare në universitetin tonë, studentët kanë mundësi të njihen me kompani dhe institute të ndryshme të Akademisë së Shkencave Bullgare, ku mund të qëndrojnë edhe pas diplomimit. Ne kemi gjithashtu një qendër karriere që lidh studentët dhe bizneset.“

Në Universitetin Teknik aplikohet me matematikë dhe fizikë plus frëngjisht. Në Universitetin e Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë nuk ka test pranues – notat nga provimet e maturës shtetërore janë të rëndësishme. Të njëjtat rregulla vlejnë për studentët e mundshëm nga Bashkimi Evropian. 

Procedura për aplikantët jashtë BE-së është shumë më e ndërlikuar dhe përfshin legalizimin e diplomës në vendin e origjinës dhe marrjen e një vule ose apostile në varësi të marrëveshjes me Bullgarinë.

„Këtë vit kemi shumë kandidatë, por do të shohim nëse do të kenë sukses - thotë prof. Sllavka Canova. - E kam fjalën veçanërisht për hapat e parë në vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, ku ne nuk kemi ambasada dhe gjithçka kryhet në misionin tonë diplomatik në Nigeri. Studentët e ardhshëm duhet të shkojnë në vend ose në një mënyrë të komplikuar të vërtetojnë dokumentet e nevojshme në ambasadë, më pas të dërgojnë diplomat e përkthyera në bullgarisht në vendin tonë dhe të aplikojnë për vizë.“

Prej disa vitesh flitet për thjeshtimin e procedurës, por deri më tani nuk ka zgjidhje. 

Ka shumë arsye pse të rinjtë zgjedhin një universitet në Bullgari, theksojnë prof. Canova dhe asistententja Ivanova, dhe njëra prej tyre është vlera financiare e arsimit. Në HMTU dega në gjuhën frënge për qytetarët e BE-së është falas, pasi i referohet një drejtimi prioritar për zhvillimin e ekonomisë sonë ndërsa për të tjerët kushton 1500 euro. Në TU tarifa e semestrit për Informatikë dhe Komunikim është 2000 euro, ndërsa Elektronika, Elektroteknika dhe Automatizimi është 200 euro më lirë.

„Ne jemi një popull miqësor - tregon më shumë argumente pro studimit në vendin tonë, Prof. Sllava Canova. - Përveç ushqimit tonë të mirë, edhe klima jonë është e mirë. Këtu studentët e huaj gjejnë miq, mund të bashkëjetojnë me të rinj të tjerë dhe nuk ka racizëm në universitet. Ata gjithashtu mësohen me kulturën tonë dhe mësojnë gjuhën bullgare. Me sa duket u pëlqen sepse tani kemi shumë më shumë aplikantë se më parë.“

Numri i studentëve po rritet për shkak të ambientit miqësor, beson edhe asistentja Vlladisllava Ivanova.

Përveç kësaj, Këshilli Studentor është një institucion shumë i fortë dhe unë jam krenare për studentët tanë, sepse ata organizojnë të gjitha llojet e eventeve përmes të cilave ata mund të njihen me njëri-tjetrin dhe të bëhen bashkë. Një argument tjetër janë gjuhët - në vendin tonë pothuajse të gjithë flasin anglisht ose frëngjisht. Dhe natyra jonë është e bukur. Pra, studentët janë vërtet të kënaqur kur vijnë për të studiuar në Bullgari.“

Foto: Diana Cankova, HTMU, Facebook / ESN UCTM
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U mbyll me sukses java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgarenë Tiranë. Kjo ishte dhe java e fundit e shkollës në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, i cili u ofroi pjesëmarrësve kushte moderne bashkëkohore për..

botuar më 24-07-22 1.30.MD

Prej 30 vitesh Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Shën Kliment Ohridski” ofron studime në gjuhën frënge

Donacionet dhe qëndrimi ndaj përparimit të shkencës dhe arsimit vendas janë lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë në Bullgari. Falë shpirtit sipërmarrës dhe patriotizmit që arriti ta ruaj në vetvete gjatë dekadave të kaluara jashtë vendit, Evllogi..

botuar më 24-07-22 7.15.PD

Vazhdon Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte mjaft e pasur në përmbjatje në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe..

botuar më 24-07-17 3.20.MD