Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zhan Klod Junker: Për aderimin tuaj në Eurozonë ka nevojë për akoma pak përpjekje

БНР Новини
Foto: BGNES

Vizita e elitës drejtuese të Bashkimit Evropian në Bullgari vazhdoi sot me një seri takimesh të komisionerëve evropianë dhe kryetarit të tyre Zhan Klod Junker me deputetë dhe ministra bullgarë. Pas bisedës së zotit Junker me kryeministrin Bojko Borisov, të dy dhanë një konferencë të përbashkët për media, e cila filloi me nënshkrimin e një marrëveshjeje për projekt në fushën e prodhimit bujqësor, i cili do të ndihmojë zhvillimin e bujqësisë bullgare. Ai është me vlerë 100 milionë euro dhe është garantuar nga Fondi Evropian për investime strategjike. Pritet që investimi të çojë deri në krijimin e më shumë se 200 vende pune.

Sa u përket temave, të cilat diplomatët e lartë evropian i kanë shqyrtuar me mikpritësit e vet bullgarë, qenë dalluar buxheti i Bashkimit Evropian dhe pasqyrimi i tij mbi politikën e kohezionit, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor dhe infrastruktura për transportimin e gazit në rajon.

Presidenca Bullgare po zhvillohet në një moment kyç për Evropën dhe për të ardhmen e saj, tha përpara gazetarëve Zhan-Klod Junker. Për ne, nga Komisioni Evropian është me rëndësi përmirësimi i lidhjes me Ballkanin Perëndimor dhe politika sa i përket Turqisë. Nuk ka dyshim se Ballkani Perëndimor dhe politika  sa i përket Turqisë. Nuk ka dyshim seshtetet e Ballkanit Perëndimor janë të lidhura më shumë midis tyre, por ne duam t’i lidhim ato dhe me pjesën tjetër të Evropës. Kryetari i Komisionit Evropian përkrah aderimin e Bullgarisë në Eurozonë. Bullgaria është në rrugën e drejtë, tha Junker. Borxhi shtetëror është më pak se 30% - një nga më të ulëtit në Bashkimin Evropian dhe në Eurozonë, deficiti buxhetor është diçka e panjohur këtu, papunësia po ulet dhe e gjithë kjo tregon se, sa i përket konvergjencës reale në Bullgari është arritur një përparim serioz.

Shqyrtuam dhe furnizimet e gazit në regjion. E di se kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme për Bullgarinë dhe duhet të them se si Komision ne i përkrahim këto ambiciet e qeverisë bullgare. Ne mendojmë se furnizimet e gazit duhet të krijojnë lidhje, jo t’i ndarin vendet.

Gjatë kohës së konferencës së shtypit , Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker i dha kryeministrit një diagram të qendrës shpërndarëse të gazit “Ballkan”. Sipas Bojko Borisovit, ajo do t’i sigurojë vendit tonë një pavarësi energjetike dhe mundësi të marrë gaz, si nga Rusia ashtu dhe nga Azerbajxhani dhe Rumania. 

Në qoftë se ka diçka, për të cilën Bullgaria do të ngulë këmbë, kjo është tema për fondet e kohezionit, tha nga ana e vet kryeministri bullgar Bojko Borisov , duke shtuar se ky është një angazhim, të cilin qeveria e ka marrë përsipër nga pikëpamja e politikës së brendshme. Përveç kësaj mendojmë se për Ballkanin, për anëtaret e sapo të pranuara të Bashkimit Evropian, ato janë tepër të rëndësishme.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor, Borisovi deklaroi se është me rëndësi qe ai të marrë një perspektivë realiste evropiane. Kurse perspektiva më e mirë për Bashkimin Evropian, është ndërtimi i infrastrukturës së Ballkanit – linja hekurudhore, autostrade, porte, impiante. Këto janë korridoret evropiane 4, 8,10, që do të japin mundësi për një aftësi më të madhe konkurruese për investime më të shumta, turizëm dhe afrim të kulturave dhe njohjen e njerëzve në të gjithë Bashkimin Evropian.

Në fjalimin e tij ai u kushtoi vëmendje dhe marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me Turqinë dhe Rusinë dhe shprehu shpresën se do të punohet për normalizimin e tyre.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD