Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zeja e kovaçit është simbol i shtëpisë dhe vatrës, thotë farkëtari Atanas Peev

БНР Новини
Foto: BGNES

Sipas përfytyrimeve popullore Shën Athanasi dhe Shën Andoni i Madh janë dy vëllezër kovaçë. Sipas stilit të vjetër Dita e Shën Athanasit ka qenë më 31 janar, kurse sot e shënojmë më 18 janar. Festa e vëllait të tij – e Shën Andonit të Madh shënohet një ditë më herët – në ditën e sotme, më 17 janar. Edhe dy festat i janë kushtuar punës së të gjithë farkëtarëve, thikë punuesve dhe nallbanëve.

Festa e tyre është shkas për t’u takuar me një farkëtar të talentuar. Atanas Peev është në moshën 34 vjeç nga qyteti Smoljan. Ka mbaruar shkollën vendase për arte figurative në degën e plastikës me metale. “Pak nga pak puna e farkëtarit bëhej profesioni im” – thotë Atanas Peev dhe vazhdon.

Снимка
Снимка
Që të jesh i mirë në zanat duhet të jesh shumë punëtor. Kjo është një zeje shumë e rëndë, prandaj duhet ta duash materialin, ta duash punën e vet. Dashuria ndaj punës duhet të jetë në zemrën tënde, sepse suksesi arrihet vështirë, kurse zejet tona po zhduken. Para shumë vitesh puna e farkëtarit ka qenë një prej më të kërkuarave në qytet dhe fshat. Kjo është e kuptueshme, sepse gjithçka në shtëpi është lidhur me metalin. Prej tij bëheshin të gjitha orenditë dhe instrumentet shtëpiake. Sot unë nuk mund të mbyllem vetëm në atelie dhe t’i përkushtohem vetëm punës së farkëtarit. Puna ime është e shumëllojshme – merrem edhe me skulpturë, kurse gjatë kohës së lirë i bie kaba gajdes. Ka raste, kur tërë ditën e kaloj në atelie, kurse ditën tjetër kam shfaqje muzikore me kaba gajden. Kjo e bën jetën time interesante dhe më frymëzon. Puna ime si farkëtar gjithashtu është shumë kreative. Sendet që krijoj me hekurin gjithmonë janë të ndryshme, sepse të gjithë klientët e mi kërkojnë diçka të ndryshme. Teknika dhe makinat na ndihmojnë edhe në zeje, por ato nuk mund ta zëvendësojnë punën e njeriut. Hekuri nuk mund të përpunohet pa pjesëmarrjen e njeriut. Pikërisht kësaj i detyrohet magjia e sendeve të hekurta. Shumë njerëz thonë se preferojnë që në jetën e tyre të përditshme të përdorin sende të bëra nga njeriu dhe jo nga makina.

Снимка
Снимка
Kovaçi Atanas Peev u dekorua me çmimin prestigjioz “Mbrojtësi i traditave” për vitin 2013. Mjeshtri fitoi njëzëri simpatinë e jurisë dhe publikut ndër pjesëmarrësit e rinj në kategorinë “Zejet”. Në konkurs ai konkurronte me akoma shtatë zanatçinj të shkëlqyeshëm nga tërë vendi. Në ditën e dorëzimit të çmimeve Atanas Peev e gëzoi publikun me një interpretim të tij me kaba gajde. “Vlerësimet e larta, që po dëgjoj, më japin më shumë fuqi dhe dëshirë për të punuar! – thotë Atanas Peev dhe vazhdon:

Për mua miqtë e mi janë shumë të rëndësishëm. Gjithmonë takohemi në Ditën e Shën Athanasit. Luajmë në gajde, këndojmë dhe dëfrehemi. Unë jam i lumtur se kam kaq shumë shokë besnikë. Ne, njerëzit, që kemi lindur në malin Rodope, jemi të njohur për mikpritjen tonë. Çdonjëri është i mirëpritur në shtëpi, askush nuk do të mbetet i uritur në shtëpinë tonë. Gjithmonë ka qenë kështu, sepse jeta në mal është shumë e ashpër. Kjo i bën njerëzit më të mirë dhe më të bashkuar. Pothuaj çdo fëmijë në Rodope rritet nën tingujt e kaba gajdes. Është bukur se fëmijët te ne bëhen gjithnjë e më shumë dhe tregojnë interes ndaj gajdes së Rodopeve. Çdonjëri e ruan në vetveten zërin e saj, vetëm duhet të  provokohet interesi ndaj gajdes.”

Снимка

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES, pazitelnatradiciite.com dhe radiovelikotarnovo.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e pronave në bregdetin tonë vazhdojnë të rriten, por më ngadalë

Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila filloi të fryhej seriozisht që në periudhën e pandemisë, por pritshmëritë për shpërthimin e saj nuk u..

botuar më 25-04-23 7.30.PD
Dr. Spas Tashev

Dr. Spas Tashev prezanton një hulumtim të ri mbi diasporat bullgare në Shqipëri dhe Kosovë

Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo..

botuar më 25-04-23 6.10.PD
Papa Françesku

Reagimet në Bullgari pas vdekjes së Papës Françesku

“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..

botuar më 25-04-21 1.22.MD