Sipas përfytyrimeve popullore Shën Athanasi dhe Shën Andoni i Madh janë dy vëllezër kovaçë. Sipas stilit të vjetër Dita e Shën Athanasit ka qenë më 31 janar, kurse sot e shënojmë më 18 janar. Festa e vëllait të tij – e Shën Andonit të Madh shënohet një ditë më herët – në ditën e sotme, më 17 janar. Edhe dy festat i janë kushtuar punës së të gjithë farkëtarëve, thikë punuesve dhe nallbanëve.
Festa e tyre është shkas për t’u takuar me një farkëtar të talentuar. Atanas Peev është në moshën 34 vjeç nga qyteti Smoljan. Ka mbaruar shkollën vendase për arte figurative në degën e plastikës me metale. “Pak nga pak puna e farkëtarit bëhej profesioni im” – thotë Atanas Peev dhe vazhdon.
“Për mua miqtë e mi janë shumë të rëndësishëm. Gjithmonë takohemi në Ditën e Shën Athanasit. Luajmë në gajde, këndojmë dhe dëfrehemi. Unë jam i lumtur se kam kaq shumë shokë besnikë. Ne, njerëzit, që kemi lindur në malin Rodope, jemi të njohur për mikpritjen tonë. Çdonjëri është i mirëpritur në shtëpi, askush nuk do të mbetet i uritur në shtëpinë tonë. Gjithmonë ka qenë kështu, sepse jeta në mal është shumë e ashpër. Kjo i bën njerëzit më të mirë dhe më të bashkuar. Pothuaj çdo fëmijë në Rodope rritet nën tingujt e kaba gajdes. Është bukur se fëmijët te ne bëhen gjithnjë e më shumë dhe tregojnë interes ndaj gajdes së Rodopeve. Çdonjëri e ruan në vetveten zërin e saj, vetëm duhet të provokohet interesi ndaj gajdes.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES, pazitelnatradiciite.com dhe radiovelikotarnovo.com
Çdo shkollë bullgare jashtë vendit ka historinë e saj, dhe ajo e shkollës "Rodna Strjaha" në Qipro hapi dyert e saj në vitin 2015. Në themel të saj është ëndrra e një mësueseje bullgare – që një ditë, kur fëmijët bullgarë të vendosin të kthehen në..
Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..
Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse,..
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në..