Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çështja për sulmin në aeroportin Sarafovo përsëri në Gjykatë

Ndërtesa e Gjykatës së Specializuar Penale
Foto: BGNES

Nëpunësit e aeroportit dhe policët kufitarë ishin dëshmitarët e parë të pyetur në sallën gjyqësore të Gjykatës së Specializuar Penal për çështjen e lidhur me sulmin terrorist më 18 korrik 2012 në aeroportin Sarafovo (pranë qytetit bregdetar bullgar Bullgars). Në të ishin vrarë pesë turistë nga Izraeli dhe një bullgar. Më shumë se 30 ishin të plagosurit.

Seanca gjyqësore për këtë çështje filloi pas një viti i gjysmë të pengesave procedurale. Të pandehurit – shtetasit e Libanit Meliad Fara dhe Haxh Hasan tashmë në vazhdim të pesë vjetëve kërkohen dhe të dhënat e tyre janë përfshirë në buletinin e kuq të Interpolit, mirëpo deri tani s’ka rezultat.

Ndërkohë izraelitët e plagosurit dhe të afërmit e viktimave kanë parashtruar pretendimet e tyre financiare për pothuaj 200 miliona leva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Argëtim për fëmijët dhe baballarët në ditën e babait në Muzeun Historik Ushtarak Kombëtar

Më 8 qershor, nga ora 10:00 deri në 17:00, me hyrje të lirë dhe shumë atraksione, lojëra dhe surpriza, Muzeu Historik Ushtarak Kombëtar në Sofje do të presë Ditën e Babait , kushtuar marrëdhënieve të veçanta midis baballarëve dhe fëmijëve dhe që..

botuar më 24-06-08 3.55.PD

Parashikimi i motit për 8 qershorin 2024

Të shtunën do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave në zonat malore të Bullgarisë Perëndimore, ndërsa në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga jug-juglindja...

botuar më 24-06-07 7.35.MD

Po riparojnë me urgjencë gardhin përgjatë kufirit tonë me Turqinë

Këshilli i Ministrave urdhëroi riparimin urgjent të gardhit përgjatë kufirit tonë me Turqinë me një vendim të datës 6 qershor, njoftoi BNR Burgas. Punimet urgjente të riparimit dhe restaurimit të objektit inxhinierik duhet të përfundojnë deri më..

botuar më 24-06-07 6.36.MD