Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Athanasit të Madhërishmit dy herë në vit – më 2 maj, ditën e vdekjes, dhe më 18 janar, për meritat e tij në mbrojtjen e fesë së krishtere. Më 18 janar është edhe festa popullore Atanasovden, ose Dita e Athanasit. Populli e quan këtë festë edhe Tanasovden – Dita e Thanasit, Shën Thanasi i Dimrit, Sredi Zima – Në Mes të Dimrit. Në disa rajone të vendit besuan, se kjo është dita, në të cilën lindet murtaja. Për mbrojtje nga kjo sëmundje të rrezikshme bënin kurban me një pulë të zezë. Prej saj gatuheshin një gjellë të ritit nga e cila u dhënin miqve. Zakonisht brumosej edhe një bukë i kushtuar shenjtorit, e cila gjithashtu shpërndahej. Një popullaritet të madh ka riti i brumosjes dhe i dhurimit të kulaçeve për shëndet. Zakonisht ata janë të lyera me mjaltë dhe me një degëz borzilok sipër. Gratë nuk punojnë. Nuk gatuhen fasule dhe thjerrëza.
Në përfytyrimet tradicionale të bullgarit Shën Athanasi është sundues i dimrit. Kur gjashtë vëllezërit trim i ndanin qiellin dhe tokën, Shën Athanasit iu takuan ngricat dimërore dhe dëbora. Më 18 janar, kur është festa e tij, shenjtori vesh një këmishë prej mëndafshi dhe ngjitet lartë në mal nga ku thërret: “Iku dimër, për të ardhur vera!” Pasi e dëgjon ato fjalë dimri po përgatitet për të lënë vendin e verës, ndërsa vera nis rrugën që të vijë. Për këtë arsye konsiderohet se Ditën e Shën Athanasit fillon kalimi nga dimri te vera. Këtë ditë shpesh herë bëhen kurbane për shëndet, kryhen shërbime familjare në kish për nderë të shenjtorit mbrojtës të familjes, pronës, bagëtisë.
Sipas legjendës Athanasi dhe vëllai i tij Andoni, festa e të cilit bie më 17 janar, ishin kovaç. Një ditë kur punuan në farkëtarinë e tyre ata e vënë hekurin në furrë. Mirëpo, ai u bë tepër i nxehtë dhe ata nuk kishin me çfarë të nxjerrin. Atëherë Athanasi shikoi qenin e tyre që ishte i shtrirë pranë. Vështrimi i tij ra mbi shputat e tij dhe ai mori dy shufra prej metali, me të cilët deshi të nxjerr hekurin. Mirëpo para kësaj ai i dha atyre formën e putrave të thyera të qenit. Kështu u krijuan pincat. Të dy vëllezërit konsiderohen mbrojtës të hekurpunuesve, të cilët më 17 dhe 18 janar shënojnë festën e tyre profesionale. Konsiderohen edhe mbrojtës të vëllazërimit. Për këtë arsye Ditën e Shën Athanasit kryhen rite për vëllazërim, sidomos në Bullgarinë Juglindore. Ditë të emrit kanë të gjithë me emrat Athanas, Athanaska, Nasko, Naska dhe emrat e përngjashme.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..
Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..
Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..
Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi..