Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Rritet numri i vizitorëve të Kishës së Hekurt në Stamboll

Foto: BGNES

Gjatë ditëve të fundit është duke u shtuar numri i vizitorëve të kishës së restauruar bullgare në Stamboll, e cila u hap solemnisht pas një restaurimi të plot më 7 janar. Kjo u bë në praninë e Kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe Presidentit turk Rexhep Erdogan. Sipas të dhënave jozyrtare që atëherë Kisha e e Hekurt (siç ësjhtë e njohur ky monument i kulturës) është vizituar nga më se 2 mijë veta me kombësi, fe dhe profesione të ndryshme. Kisha madhështore hap dyert e saj çdo ditë në orën 9 të mëngjesit.


Presidenti rumun Klaus Johanis miratoi propozimin e Partisë Social Demokratike për postin e kryeministrit

Foto: BGNES

Presidenti rumun Klaus Johanis shpalli se miraton kandidaten e Partisë Social Demokratike (PSD) për postin e kryeministrit të Rumanisë. Sipas tij është e mundshme që Viorika Dënçila të formojë kabinetin e ri deri më 1 shkurt. Ai nënvizoi se një vit pas zgjedhjeve parlamentare, të fituara nga Partia Social Demokratike, Rumania, tashmë ka 2 qeveri të dështuara. Sipas tij social-demokratët do të duhet të provojnë se mund t’i plotësojnë premtimet e tyre zgjedhore.  PSD propozoi eurodeputeten Viorika Dënçila, pasi Kryeministri i deritanishëm Mihai Tudose dha dorëheqje për shkak të tërheqjes së mbështetjes ndaj tij nga ana e partisë. Po të marrë miratimin e Parlamentit Viorika Dënçila do të bëhet gruaja e parë kryeministre e Rumanisë. 


Cipras po shqyrton ndryshime në kabinetin e tij

Foto: BGNES

Kryeministri grek Aleksis Tsipras është duke menduar për ndryshime në qeverinë e tij, pasi ministri i arsimit dha dorëheqje para votimit të projektligjit me masat e reja ekonomike. Tsiprasi e pranoi dorëheqjen e Kostas Zuraris, mirëpo deri tani posti i tij mbetet bosh. Kjo tregon se zëvendësimi i tij mund të bëhet në kuadrin e ndryshimeve strukturore, të cilat po i përgatit Kryeministri. Mediat greke komentojnë se Aleksis Tsipras do të veprojë kështu, që të mund të përdorë në çdo një çast mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Akoma nuk dihet se kur do të shpallen ndryshimet qeveritare, mirëpo analizatorët mendojnë se kjo duhet bërë jo më vonë se në fundin e janarit apo fillimin e shkurtit, pas takimit të planifikuar me Eurogrupin. Në këtë takim Athina pret se për herë të radhës do të marrë dritë jeshile për lirimin e parave.


Filloi ndërtimi i terminalit pritës të “Rrymës Turke”

Foto: petrofac.com

Filloi ndërtimi i terminalit pritës për gazsjellësin “Rryma Jugore” në bregdetin turk të Detit të Zi. Kontrata për ndërtimin e terminalit u nënshkrua gjatë shtatorit 2017 ndërmjet kompanisë turke Tekfen dhe asaj britanike Petrofac. Marrëveshja ndërqeveritare mes Rusisë dhe Turqisë u nënshkrua më 10 tetor 2016. Sipas kësaj marrëveshjeje nën ujërat e Detit të Zi duhet të ndërtohen 4 degëzime të gazsjellësit. Dy degëzimet e para i janë dorëzuar kompanisë britanike – një gjë për të cilën Rusia e ka informuar Ankaranë. Secili prej këtyre dy degëzimeve do të jetë me kapacitet 31,5 metra kubike gaz për vit. Njëri do të përdoret për furnizimet e gazit deri në Turqi, tjetri për gazin për në Evropë. Gjatësia e pjesës detare të gazsjellësit është 930 kilometra.


Kryeminisri i Kosovës la të kuptohet se pas vrasjes e Oliver Ivanoviqit mund të qëndrojnë faktorë të jashtëm

Foto: BGNES

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka hedhur sugjerimin se vrasja e politikanit serb mund të jetë rezultat i “një ndërhyrjeje të paligjshme të ardhur nga jashtë vendit të Kosovës”. Ai foli në një konferencë shtypi pas mbledhjes së Këshillit për Sigurinë e Kosovës, të thirrur pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Ai u vra të martën në Mitrovicë para zyrës së Iniciatiës së tij qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia ”. Ndërkohë qindra qytetarë të Mitrovicës Veriore ia dhanë lamtumirën Ivanoviqit.


Nga 22 deri më 28 janar bujqit grekë do të bllokojnë rrugët

Foto: BGNES

Fermerët grekë do të dalin me traktorët e tyre në rrugë nga 22 deri më 28 janar. Këtë e kanë vendosur prodhuesit bujqësor në një mbledhje të tyre në qytetin Larisa. Ata po përgatitin dhe një miting të madh më 3 shkurt në Selanik gjatë kohës së ekspozitës bujqësore “Agrotika”. Bujqit janë të pakënaqur për shkak të problemeve të shumta në fushën e tyre. 

Përpiloi: Manuel Savov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD