Galin Stoev është një nga regjisorët bullgarë, të cilët u afirmuan edhe përtej kufijve. Pas një konkursi u zgjodh drejtori i Teatrit Kombëtar në Tuluzë. Tashmë 26 vjet ai punon si artist dhe regjisor teatror jo vetëm në Bullgari, por grumbullon përvojë edhe në skenat e teatrove të ndryshme në Angli, Gjermani, Çeki, Rusi, Belgjikë, Argjentinë dhe Francë. Pjesën e parë si regjisor e vuri në skenën e Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në Sofje në vitin 1999. Dy vjet më vonë për spektaklin “Arkadija” të Tom Stopardit mori çmimin prestigjioz për artin teatror “Askeer”. Mjeshtria prej artisti dhe regji ai mësoi te profesori Krikor Azarjan në Akademinë Kombëtare të Artit Teatror dhe të Filmave “Krëstjo Sarafov”.
Të zbulosh vendin dhe të afirmohesh si artist dhe regjisor në Francë nuk është një detyrë e lehtë. Mirëpo, për bullgarin Galin Stoev Franca ishte një nga vendet, e cila e pranoi pa rezerva. Aty ai hasi interesin e publikut, i cili shfaq kureshtje të zbulojë se si një regjisor i huaj do të rikrijojë kulturën franceze përmes shikimit të vet. “Kultura franceze duket e mbyllur dhe e paarritshme – rrëfen Galin Stoevi. – Mirëpo, kur njeriu gjen hyrjen, gjërat rregullohen. Në se do të zbulosh kodet e kësaj kulture, atëherë aksesi është i paevitueshëm.” Regjisori bullgar arriti sukses jo vetëm në skenën e Teatrit “Komedi Francez”. Doemos nuk harron se fati i buzëqeshi atij, sepse në këtë vend të largët takoi artistë dhe institucione, të cilët ishin të hapur ndaj punës së tij dhe ndaj kërkimeve të tij prej artisti. Kështu në mënyrë të natyrshme arriti te posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar në Tuluzë.
“Emociononte por edhe pak frikësuese – kështu regjisori cakton postin e ri. – Përgjegjësia është e madhe, sepse vëmendja ndaj këtij teatri është e madhe. Që prej kohe nuk identifikohem vetëm si bullgar, por si artist dhe si njeri, i cili punon në një sferë, e cila është kombëtare. Në çastin kur e pranova këtë vendim, të gjitha problemet dhe pyetjet u hoqën. Në çastin kur pranova se jam artist, i cili kalon përmes konteksteve të ndryshme, përmes gjuhëve dhe mënyrave të ndryshme të mendimit, doli që kjo mënyrë nomade të punës dhe të ekzistencës është gjëja më e qëndrueshme në rrugën time. Puna ime është e vetmja gjë, në të cilën e ndjej veten të sigurt dhe të fortë.”
Si një kartëvizitë e vet, para publikut në Tuluzë, regjisori bullgar ka ndërmend të prezantojë pjesën “Shtëpia Delhi” nga regjisori rus Ivan Viripaev, njeri prej dramaturgëve modernë të preferuar prej tij. Tashmë veprat e tij Galin Stoevi e ka paraqitur në skenën bullgare. Doemos kjo është një nismë e rrezikshme pikërisht në Francë, por Galin Stoevi është i vendosur fortë, se do të bëjë pikërisht këtë:
“Përveç një zgjedhjeje artistike, kjo ishte edhe një zgjedhje ideologjike nga ana ime. Ishte e domosdoshme që shumë shpejtë pasi më zgjodhën të caktoj se çfarë do të prezantoj në skenën franceze prej pjesëve të realizuara prej meje si regjisor. Dhe pasi nuk kisha ndonjë shfaqje të gatshme, ishte e domosdoshme të rikrijoj ndonjë shfaqje të vjetër, ose të realizoj ndonjë të re, gjë që ishte varianti më i rrezikshëm. Në të njëjtën kohë me Teatrin Popullor “Ivan Vazov” zhvilloheshim bisedime për vënien në skenë të një pjese. Kështu lindi ideja të bëjë hapin më të vështirë – të realizojë një pjesë në Bullgari, vendi nga ku kam nisur.”
Për regjisorin Galin Stoev kjo ishte një mundësi të rikthehet në Bullgari dhe të punojë me artistë të cilët i njoh, dhe me të tillë nga brezi më i ri. Krahas kësaj me këtë ai do t’i japë një shenje publikut në Tuluzë, se:
“Që këtu e tutje në këtë skenë do të tingëllojë jo vetëm gjuhën franceze, por edhe gjuhë të tjera, do të gërshetohen kultura. Kështu “Shtëpia Delhi” do të prezantohet në Tuluzë në gjuhën bullgare me titra franceze, dhe me artistë bullgarë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..