Pallati Kombëtar i Kulturës në Sofje ishte mikpritës i Takimit të Kryetarëve të Komisioneve të Çështjeve Evropiane të parlamenteve të Bashkimit Evropian /KOSAK/. Ai u zhvillua nën moton “E ardhmja e Bashkimit Evropian – forcë në unitet”. Forumi u hap nga kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva, e cila deklaroi sepërmes këtij formati parlamentet kombëtare me sukses marrin pjesë në marrjen e vendimeve për çështje, të cilat kanë të bëjnë me axhendën aktuale të Bashkimit Evropian.
Përveç sfidave, përpara të cilave ndodhet bashkimi, delegatët shqyrtuan dhe u dhanë një vlerësim të lartë prioriteteve të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian për 6 muajt e ardhshëm, të cilat u prezantuan nga Ministrja e Presidencës evropiane Liljana Pavllova. Sipas saj, një nga detyrat e rëndësishme për Bullgarinë gjatë kohës së presidencës do të jetë pranimi i kornizës financiaretë Bashkimit për periudhën 2020-2027, dhe po kështu dhe reformimi i Rregullores së Dublinit, e cila rregullon kushtet për pranimin e refugjatëve në Bashkimin Evropian. Pavllova shprehu shpresën se liderët evropian do të arrijnë pajtim dhe gjatë këtij viti Rregullorja do të ndryshohet.
Integrimi i Ballkanit Perëndimor po kështu qe diskutuar gjatë kohës së forumit. Kryetari i komisionit mbi çështjet evropiane dhe kontroll të fondeve evropiane pranë Kuvendit Popullor, Kristian Vigenin deklaroi se, Bullgaria ka mundur ta imponojë këtë temë dhe ajo shqyrtohet vazhdimisht, si në kuadrin e Këshillit Evropian , ashtu dhe në Komisionin Evropian. “Kjo është një sukses i madh”, shtoi ai dhe vazhdoi:
"Në një sërë fjalimesh qe konstatuar se, siguria në regjionin e Ballkanit Perëndimor do të thotë një stabilitet për të gjithë Bashkimin Evropian. Diskutimi tregoi se, pritjet ndaj Presidencës Bullgare janë të mëdha. Ka shpresë për një përparim real në procesin e integrimit. Bashkimi i Evropës nuk do të jetë i përfunduar, derisa regjioni i Ballkanit Perëndimor nuk bëhet pjesë е Bashkimi Evropian."
Pyetjes se çfarë mund të presim nga Samiti i udhëheqësve të vendeve nga Bashkimi Evropian dhe nga Ballkani Perëndimor më 17 maj, kushtuar së ardhmes evropiane të k;tij regjioni, deputeti vuri në dukje:
"Ne po mundohemi të moskrijojmë pritje të tepërta, sepse këtu nuk bëhet fjalë për një anëtarësi të shpejtë, por më tepër për këtë të mund të ketë një vullnet politik nga ana e Bashkimit Evropian dhe e këtyre vendeve. Ndërkohë, derisa të vijë momenti për aderimin e tyre real, ne do të mundohemi të bëjmë kështu që ato të mund të ndihen si një pjesë nga bashkimi. Prandaj flasim kaq shumë për lidhjen – pp;r komunikacione, për transport, përenergjetikë – të gjitha, që mund ti bëj një pjesë reale nga Bashkimi Evropian përpara anëtarësisë politike."
Vigenin njoftoi një vendim tjetër, të marrë në takimin e Kryetarëve të Komisioneve të Çështjeve Evropiane të parlamenteve të Bashkimit Evropian – të krijohet një grup pune, nën drejtimin e zëvendës-kryetarit të Komisionit Evropian Franc Timermans. Në të do të marrin pjesë nga 3 përfaqësues të parlamenteve kombëtare , nga 3 të Komitetit të regjioneve, i cili përfaqëson autoritetet lokale të 28 shteteve-anëtare, dhe nga 3 deputetë të Parlamentit Evropian. Qëllimi i tij do të jetë ti bëhet një pasqyrë politikave të ndryshme dhe të mund të llogarisë se çfarë mund të arrihet në nivel evropian, regjional dhe lokal.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim..