Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Ndërmjetësuesi i OKB-së për emrin e Maqedonisë mbërrin në shtet më 31 janar

Foto: dnevnik.bg

Ndërmjetësuesi ndërkombëtar për çështjen e emrit shtetëror ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz, do të mbërrijë në Republikën e Maqedonisë më 31 janar dhe më 1 shkurt do të takohet me elitën politike dhe qeverisëse të shtetit. Në raundin e fundit të negociatave, i cili u zhvillua në Nju Jork më 17 janar, Nimetz bëri disa propozime për emrin e Maqedonisë dhe tha se është optimist për zgjidhjen e problemit ndërmjet të dyja shteteve. Të mërkurën kryeministrat e Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras shprehën kënaqësinë e tyre në lidhje me mbarëvajtjen e takimit të tyre të parë në Davos. Pritet se pas arritjes së kompromisit mes Athinës dhe Shkupit, Republika e Maqedonisë do të bëhet anëtarja e 30-të të NATO-së, kurse deri në fundin e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian ajo mund të marrë ftesë për fillimin e negociatave për anëtarësi në BE.


Komisioni Evropian i bëri thirrje Rumanisë të rishikojë reformën e sistemit të vet gjyqësor

Foto: BGNES

Komisioni Evropian është shqetësuar për shkak të planeve të socialdemokratëve në Rumani për reforma kontradiktore, të cilat parashikojnë pakësimin e  kompetencave të organeve të drejtësisë që merren me luftimin e korrupsionit. Në një deklaratë të përbashkët Kryetari i Komisionit Evropian Jean Claude-Juncker dhe zëvendësi i tij Frans Timmermans  paralajmëruan Rumaninë se nuk duhet të devijojë rrugën e luftimit të korrupsionit dhe se duhet të vazhdojë përpjekjet për një gjyqësor sa më të pavarur. Juncker dhe Timmermans konstatuan se autoritetet në Rumani nuk kanë bërë asgjë në lidhje me rekomandimet e fundit të Brukselit, të dhënë gjatë nëntorit  në kuadrin e Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Kontrollimit. Sipas politikanëve të opozitës rumune ky paralajmërim është shumë serioz dhe nuk ka precedent.


Greqia refuzoi ekstradimin e ushtarëve turk dhe propozoi që ata të gjykohen në Athinë

Foto: BGNES

Greqia nuk do të ekstradojë tetë ushtarët turk, të ikur pas tentativës për grusht shteti në Turqi në vitin 2016. Mbetet propozimi grek që ata të gjykohen në Athinë. Këtë e shpalli Ministri i drejtësisë Stavros Kontonis. Turqia e quajti ushtarët “tradhtarë” dhe “puçistë” dhe akuzoi Greqinë për këtë se u ofron atyre strehim. Gjatë vizitës së Zv. Ministrit të drejtësisë Bilal Uçar në Athinë, Ankaraja për herë të radhës kërkoi gjykimin e tyre. Gjykata e lartë në Athinë tashmë një herë hodhi poshtë kërkesën e fqinjës së saj lindore për ekstradim.


BE-ja duhet të përshpejtojë pagimet e premtuara për refugjatët sirianë

Foto: BGNES

Kryebashkiakja e qytetit turk Gaziantep i bëri thirrje Bashkimit Evropian të plotësojë premtimin e tij për përkrahje financiare, derisa bashkia përpiqet jo vetëm t’u sigurojë refugjatëve ushqim dhe strehim, por edhe arsim të përshtatshëm, shërbime shëndetësore dhe punë. Turqia pranoi 3,5 miliona refugjatë nga Siria, 500 mijë prej të cilëve ndodhen në qytetin jugor Gaziantep. Kjo është një e katërta e popullsisë së qytetit. Pasi në vitin 2015 më se një milion refugjatë kaluan territorin e Turqisë, duke përpjekur të arrijnë Bashkimin Evropian, Bashkimi ra dakord t’i sigurojë Ankarasë financim kundrejt ndalimit të fluksit të migrantëve. Me këtë marrëveshje në të vërtetë numri i refugjatëve në kufijtë e BE-së u reduktua shumë. Bashkimi Evropian shpalli se 3 miliardë eurot e premtuara për vitet 2016-2017 janë lëshuar, mirëpo deri tani shuma e paguar është 2 miliadrë euro për shkak të pengesave procedurale. “Presim se BE-ja do ta plotësojë premtimin  sa më shpejtë” – tha Fatma Sahin – kryebashkiakja e qyteti Gaziantep dhe anëtare e partisë së Presidentit Erdogan.


830 euro është paga mesatare në Kroaci

Foto: BGNES

Paga mesatare neto mujore në Kroaci gjatë nëntorit të vitit 2017 është  6190 kuna kroate (rreth 830 euro). Kjo është një rritje 6,6% në bazë vjetore, sipas të dhënave të botuara nga Shërbimi Kombëtar i Statistikave.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD