Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Pernik është gati për “Surva 2018”

БНР Новини

Rituali i maskaradës vjen nga kohërat e lashta pagane dhe është ruajtur deri më sot si një pjesë nga tradita folklorike bullgare. Lojërat me maska janë lidhur kryesisht me festat nga Krishtlindjet deri në Pashkë. Në rajonet e ndryshme të Bullgarisë, burra të maskuar luajnë në fillimin e Vitit të Ri, në periudhën e së dielës së djathit /tranzicioni nga dimri në pranverë/ dhe gjatë së dielës së Shën Todorit /java e parë e kreshmëve e Pashkës/. Që nga fundi i vitit 2015 tradita është një pjesë e trashëgimisë shpirtërore të UNESKO-s.

Снимка

Festivali më i madh i lojërave tradicionale dhe i traditave me maska në Bullgari  (dhe në Ballkan), është festivali “Surva” në qytetin Pernik në afërsi të kryeqytetit. Tradita e tij  fillon gjatë vitit 1966, kurse statutin e një festivali ndërkombëtar ai e fiton gjatë vitit 1985. Dhe sivjet Bashkia e Pernikut pret miq të shumtë nga vendi dhe nga jashtë, të cilët do të përfshihen në festën e madhe “Surva” - të 27-të me radhë. Edicioni i sivjetshëm fillon më 26 janar.

Снимка

СнимкаQë të gjithë do të mund të njihen nga afër me mjeshtrit e traditës së maskaradës. Akoma për përgatitjet dhe aksentët në program tregon kryetarja e bashkisë e qytetit Pernik Vjara Cerovska:

"Befasitë do të jenë të shumta, të këndshme dhe të bukura. Kemi përgatitur një program të pasur për hapjen më 26 dhe gjatë ditëve të ardhshme, kur është kulmi me parakalimin e 105 grupeve. 46 prej tyre janë nga bashkia jonë, mbi 50 janë grupet – mysafire nga i gjithë vendi. Presim dhe 450 pjesëmarrës prej 8 vendeve – Maqedonia, Sllovenia, Serbia, Spanja e të tjera.

Снимка

Jam e sigurt se dhe kësaj radhe festivali  do t'ju habisë me diçka të re, duke ruajtur këtë traditë shumëngjyrëshe bullgare. Hajdeni në qytetin Pernik dhe do të mbeteni të befasuar në mënyrë të këndshme dhe të magjepsur! Një pjesë e madhe nga miqtë-bullgarë dhe të huaj, kanë ardhur shumë herë. Kjo është forca dhe magjia e festivalit tonë - të kthen prapë dhe prapë. Ti do që të jesh një pjesë nga ky festival, nga kjo festë e shpirtit. Të besosh se shëndeti, kësmeti dhe mirëqenia do të jenë më shumë gjatë vitit."

Снимка

Më 13 dhe 14 janar zhvillohet festa autentike Surva në fshatrat e Pernikut. Në këto ditë kudo është shumë interesante. Shtëpitë janë të hapura. Byrekët janë të bërë. Ka pite dhe gjellë të ndryshme – çdo gjë, e cila është në themelin e kuzhinës tradicionale bullgare, në jetesë. E përgatitur me shumë dashuri dhe me shumë shije për miqtë e festës. Pasi survakarët /njerëzit e maskuar/ kalojnë përmes të gjithë fshatit, shtëpi më shtëpi, ata mblidhen në shesh, ku ndizet një zjarr i madh, i cili sipas traditës kapërcehet.

Снимка

Festa është shkak për takim me miq e shokë, mblidhen në një vend breza të ndryshme, që të mund të ndiejnë edhe më mirë këto çaste bullgare. Çfarë është karakteristike për maskat në krahinën e qytetit Pernik – Vjara Cerovska vazhdon:

Снимка

"Në rrethin e Pernikut përgatiten maska me pupla, ku detyrimisht marrin pjesë dhe simbolet tradicionale. Çdo gjë punohet prej lëkure dhe prej materialeve natyrale, ashtu siç është bërë në të kaluarën.

Снимка

Gjatë kohës së Festivalit do të hapë dyer dhe punishtja e mjeshtërve. Këta krijues bullgarë gjithmonë shtojnë diçka të re gjatë përpunimit të maskës. Në çdo një prej tyre, përveç punës është përfshirë dhe shumë emocion dhe dashuri. Maskat janë të tmerrshme dhe të çuditshme.

Снимка

Në të gjitha grupet folklorike që marrin pjesë në maskaradë ekzistojnë figurat e detyrueshme – nusja, dhëndri, vjehrri dhe vjehrra si dhe prifti – heronjtë e përhershëm, të cilët gjithmonë janë në fundin e riteve të lidhura me beqarin. Kjo është gjëja e përbashkët, por e paraqitur në mënyrë të ndryshme në çdo një rajon të vendit tonë. Hajdeni në Pernik, do t'ju pëlqejë!"

Mysafirët e qytetit do të mund të shikojnë dhe disa ekspozita interesante, të lidhura me lojërat e maskaradës, do ti pushtojë magjia dhe ngjyrat e vallëzimeve me maskat dhe kostumet e papërsëritshme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD