Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkrimtari Ivajllo Petrov – kritiku pa kompromise i kohës sonë

БНР Новини

Kur doli vepra e Ivajllo Petrovit “Gjuetia e ujqërve” gjatë vitit 1985, ishte një befasi e vërtetë se romani nuk u ndalua. Kjo ishte në prag  të ndryshimeve shoqërore tek ne. Por, romani mundi të luftojë për veten e vet dhe e ktheu autorin e tij në klasikun e madh  të gjithë kësaj epoke  të Bullgarisë socialiste. Ai është njeriu, i cili tha të vërtetën për këtë kohë dhe e tha në mënyre absolutisht të pamëshirshme, pa idealizuar askujt nga heronjtë e tij” – me këto fjalë kritiku letrar profesor Mihaill Nedellçev rikujtoi për trashëgiminë e madhe të shkrimtarit. Në qoftë se do të ishte mes nesh, Ivajllo Petrivi do të mbushte 95 vjet /ai kishte lindur më 19 janar 1923/. Krijuesi i madh, vazhdon të emocionojë vetëdijen e lexuesve. Një dëshmi për këtë  ishin njerëzit e shumtë, që u mblodhën në bibliotekën e Kryeqytetit, që të rikujtojë librat, kurse bashkë me ta dhe tablotë e pikturuara nga dora e shkrimtarit.

Kujtimi për Ivajllo Petrovin mund të paraqitet në shumë drejtime. Mund të jetë kujtim për njeriun dhe kujtim për shkrimtarin e madh, siç është ai në të gjithë krijimtarinë e vet, duke filluar nga tregimet “Dashuria e Nonkës”, “Dallgët e brendshme”, “Përpara se të lind dhe pas kësaj” dhe për më tepër romani i tij “Gjuetia e ujqërve” – tha profesori Mihaill Nedellçev dhe vazhdoi:

"Me “Gjuetinë e ujqërve” Ivajllo Petrovi u rrit si klasiku i madh i letërsisë më të re bullgare. Ky është një libër epokal, i cili lau si të thuash mëkatet e shkrimtarëve të tjerë të mëdhenj, të cilët kanë qenë me një influencë gjatë viteve 50-60 të shekullit të kaluar, por të cilët kanë bërë kompromise në krijimtarinë e tyre. Kurse libri i Ivajllo Petrovit është njëkohësisht i pamëshirshëm dhe bashkë me këtë është i shkruar me një dashuri ndaj njerëzve në Bullgari. Ai nuk është satirik, nuk është grotesk. Është një libër tragjik, i cili në të njëjtën kohë e lartëson lexuesin, i cili mundet ta lexojë me kuptim. Unë kam komunikuar shumë me Ivajllo Petrovin, ishim kolegë në shtëpinë e botimit “Shkrimtari Bullgar”. Takimet me të ishin një sfidë, sepse ai kërkonte shumë nga bashkëbiseduesit. Kuptimi për të ishte në vend të parë, kuptim, i shprehur në mënyrë të përsosur, me fjalë të zgjedhura me shumë kujdes.  Njëkohësisht qe dhe ironizues, ai e pëlqente humorin por jo dhe harenë dhe gëzimin e pakuptimtë, por për më tepër fjalën e mirë dhe me plotë kuptim. Ai asnjëherë nuk qeshte me zë të lartë, por fliste me zë të ulët dhe në mënyrë të qetë, me shumë vëmendje ndaj bashkëbiseduesit dhe ndaj fjalëve të vet.

Снимка

Për Ivajllo Petrovin kritikët letrar thonë në mënyrë kategorike se që të gjithë librat e tij janë të dashura dhe të pranuara shumë mirë nga lexuesit. Por interesi ndaj romanit “ Gjuetia e ujqërve” akoma me daljen e vet  është i jashtëzakonshëm. “Me të Ivajllo Petrovi doli nga epoka e socializmit, duke i rimenduar në mënyrë të pazakonshme këto 45 vjet dhe duke i rikrijuar përmes vështrimit të vet kritik mbi ngjarjet” – tha Mihaill Nedellçev. Dhe më shumë:

"Në roman shpaloset një model i ndërlikuar i mendimit gjeopolitik, i prezantuar përmes modelit të një çifligu në krahinën Dobruxha. Kundër kësaj ferme qëndrojnë fshatrat përreth, që dëshirojnë ta shkatërrojnë. Çifligu, pavarësisht se ku gjendet, është diçka kundër së cilës fshatari i zakonshëm revoltohet. Ky është konflikti kryesor në romanin e Petrovit, por ai është dhe diçka shumë më i ndërlikuar, sepse tregon sesi ideologjia mund ta kthejë njeriun në kafshë. Sesi ajo, me të gjithë agresivitetin e saj  dhe pseudo-humanizëm mund ta bëjë njeriun vrasës, përdhunues dhe sesi e gjithë kjo shkatërron fijet e shoqërisë sonë. Ivajllo Petrov e njeh dhe e do jetën në fshatin bullgar, ai i njeh mirë dhe proceset e ndërlikuara shoqërore gjatë viteve 50, 60 dhe 70 të shekullit të kaluar, por në romanin “ Gjuetia e ujqërve” ai është i pamëshirshëm edhe ndaj jetës në fshat, me konservatizmin e tij dhe me moralin e ashtuquajtur tradicional. Në një mjedis të tillë njeriu i talentuar mund të shkatërrohet dhe ka mjaft shembuj për këtë. Një nga gjërat më të tmerrshme , të cilat mund të na rastisin është që në jetën tonë të ketë kohëra boshe. Ato janë vrima të zeza, të cilat na gëlltisin – ne, si persona dhe shoqërinë në tërësi. Në këtë lidhje Ivajllo Petrovi na ofron në mënyrë të qartë të gjitha shenjat dhe historitë, që mund të na orientohen dhe duke i përdorur ato të mund të marrim mësimet tona nga e kaluara."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Gergana Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

„Mbi shkronjat“ e Çernorizec Hrabër

Kur u krijua alfabeti gllagolik?

A është alfabeti sllav bullgar? Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav..

botuar më 24-05-24 8.35.PD
Petër Bogdan Bakshev, vizatuar nga Vasill Goranov

Prezantuan historinë më të vjetër bullgare nga shekulli i XVII-të

Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petër Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë, që i paraprin gati një shekull të famshmes "Historia sllave bullgare" nga At Paisij , u prezantua..

botuar më 24-05-21 3.36.MD
Universiteti Comenius i Bratislavës

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..

botuar më 24-05-18 9.00.PD