Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Gjatë verës fillon ndërtimi i infrastrukturës lidhëse për gaz natyror mes Bullgarisë dhe Serbisë

Foto: BGNES

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se ndërtimi i interkonektorit mes Bullgarisë dhe Serbisë do të fillojë gjatë muajit qershor apo korrik. Sipas tij me të Serbia do të mund të marrë gaz nga “Rryma Turke” – diçka për të cilën Serbia po pret financim nga BE-ja. Pritet se në fillim interkonektori do të sigurojë mundësi për furnizimin e 1,8 miliarda m. kub. gaz. Projekti për të është shpallur nga Komisioni Evropian për projekt me interes të përbashkët të BE-së. Më 19 janar ministrat e energjetikës të Bullgarisë dhe Serbisë Temenuzhka Petkova dhe Aleksandër Antiç nënshkruan memorandum për mirëkuptim për projektin për ndërtimin e interkonektorit. Për ndërtimin e pjesës bullgare është siguruar financim nga programi “Inovacionet dhe Konkurrueshmëria 2014-2020” për 45 mln. euro.


Ali Ahmeti: Vendim për emrin e Maqedonisë sipas modelit të Traktatit me Bullgarinë

Foto: BGNES

Mosmarrëveshjet mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë mund të zgjidhen sipas modelit të Traktatit të Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë – me konsensus ndërmjet të dyja shteteve dhe pastaj me ratifikim nga ana e parlamenteve. Këtë e propozoi në një intervistë për gazetën “Kathimerini” lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, partia e të cilit po ndodhet në koalicionin qeverisës në Maqedoni. Fjala “Maqedonia” në emrin e shtetit tonë nuk është një kërcënim për tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Greqisë, tha Ahmeti, duke theksuar se grekët duhet të jenë të sigurt se shteti i Maqedonisë nuk do të ketë pretendime territoriale apo të tjera ndaj vendit të tyre. Ahmeti paralajmëroi se në se ky problem nuk zgjidhjet, ai mund t’i rikthejë në rendin e ditës pretendimet e vjetra për kufij të rinj në Ballkan.


Nikos Anastasiadis fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Qipro

Foto: BGNES

Presidenti i Qipros, konservatori Nikos Anastasiadis fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe javën e ardhshme do të zhvillohet balotazhi kundër kandidatit të së majtës Stavros Malas. Sipas rezultateve përfundimtare Anastasiadis ka marrë 35,5% të votave, kundrejt 30,25% për Malas. Përfaqësuesi i qendrës politike në Qipro Nikolas Papadopulos është në vend të tretë me 25,74%. 


Komisioneri Dimitris Avramopulos është shqetësuar për “ballkanizimin” e Ballkanit

Foto: BGNES

Populizmi, nacionalizmi dhe irredentizmi  kërcënojnë përsëri Ballkanin. Këtë e tha Komisioneri evropian për çështjet e migracionit Dimitris Avramopulos në një intervistë për agjencinë greke ANA-MPA. Sipas tij qeveritë e shteteve në rajon duhet të kuptojnë se ka nevojë të mendohet dhe të veprohet në përputhje me vlerat evropiane. Avramopulos komentoi se të gjithët dëshirojnë një rezultat pozitiv nga procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, sepse regjioni është me rëndësi strategjike për Bashkimin dhe këto shtete i përkasin familjes evropiane, mirëpo ka nevojë për hapa të mëdha dhe të rëndësishme në këtë drejtim.


Mijëra protestuan kundër qeverisë në Tiranë

Foto: BGNES

Mijëra përkrahës të opozitës shqiptare zhvilluan një protestë kundër qeverisë , duke akuzuar përfaqësuesit e kabinetit se kanë lidhje të ngushta me kriminalitetin e organizuar dhe duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Përkrahësit e Partisë Demokratike, të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të partive më të vogla protestuan duke valëvitur flamujt e BE-së dhe SHBA-së. Protesta është një test për Partinë Demokratike, e cila pasoi humbje të konsiderueshme në zgjedhjet e vitit të kaluar dhe tani ka vetëm 43 vende (nga 140) në Kuvend. 


Erdogan shpalli se Turqia do të “pastrojë” kufirin e saj me Sirinë nga terroristët

Foto: BGNES

Turqia do të “pastrojë” kufirin me Sirinë nga terroristët, tha Presidenti i Turqisë Rexhap Taip Erdogan, duke lënë të kuptohet se ofensiva kundër rajonit sirian Afrim, që vazhdon tashmë nëntë ditë, mund të zgjerohet. Erdogan foli në një kongres të Partisë së tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit në rajonin verior Amasia. Ai tha se Turqia do të garantojë kthimin e parrezikshëm të refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre, pas pastrimit të rajonit kufitar.

Përpiloi: Manuell Savov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD