Gjatë javës së kaluar në Sofje u mbajt takimi i ministrave të punëve të brendshme dhe drejtësisë të vendeve të BE-së. Në forum morën pjesë komisionarja evropiane e drejtësisë Vera Jourova dhe komisionari evropian i migracionit Dhimitris Avramopullos. Në kuadrin e diskutimeve dyditore u shqyrtuan një sërë temash, të cilat preokupojnë të gjithë shtetasit evropianë. Ndër to ishte reforma në sistemin evropian të strehimit dhe migracionit, sigurimin e shtetasve evropianë.
Përsa i përket reformimit të sistemit të përgjithshëm evropian të strehimit, ministri i punëve të brendshme I Bullgarisë Valentin Radev tha:
“Ne bëjmë propozim për reformë në Rregulloren e Dublinit. Deri tashti u zhvilluan shumë mbledhje pa të merret ndonjë vendim konkret. Mirëpo, deri në fund të qershorit duhet të miratojmë vendime mbi këtë temë. Shqyrtojmë propozimin e Komisionit, pra çdo tekst të rregullores. Nuk dëshirojmë të vihet theksi më atë që na ndanë. Duhet të kërkojmë ndonjë vendim, i cili të gjejë përkrahjen e të gjithë anëtarëve të BE-së. Doemos ka disa shtete, me të cilët duhet të zhvillohen diskutime, kështu që ata të binden në këtë. Gjatë presidencës bullgare do të bëjmë përpjekje në këtë drejtim, sepse përkrahja e këtyre shteteve është me rëndësi.”
Ministri Radev theksoi, se ka një avancim të konsiderueshëm në kufizimin e fluksit të migrantëve nga Turqia drejt Bullgarisë. Ai e arsyetoi këtë me marrëdhëniet e mira midis kryeministrit Bojko Borisov dhe presidentin Rexhep Erdogan. Ai rikujtoi, se gjatë vitit 2015 numri i migrantëve nga fqinja jonë jugore ishte përafërsisht 90 mijë veta, ndërsa vjet ishte mezi 9 mijë.
Sipas komisionarit Avramopullos, reforma është me rëndësi kyqe për bashkinë, sepse duhet të parandalojë mundësitë për lëvizjen e refugjatëve në suazat e BE-së, të rregullojë numrin e refugjatëve, të cilët çdo shtet duhet të pranojë dhe të ndjekë ndarjen e tyre. Ai theksoi, se është një fakt i palejueshëm, që disa shtete refuzojnë të pranojnë refugjatë.
Ditën e dytë të takimit u zhvillua një diskutim rreth krijimit të prokurorisë së përgjithshme evropiane dhe rregullores “Brukseli IIA”, me të cilën do të rregullohen mosmarrëveshjet transkufitare për të drejtat prindërore. Dokumenti do të ndihmojë edhe politikën e përbashkët evropiane të kundërvënies së trafikut ndërkombëtar të fëmijëve.
Përsa i përket prokurorisë së përgjithshme evropiane, pritet që brenda disa muajve të jetë gati buxheti i saj. Ajo do të merret me mashtrime të lidhura me mjetet buxhetore të BE-së. Pritet që ajo të fillojë punë deri në fund të vitit 2020. Në kuadrin e forumit ministrja bullgare e drejtësisë Cecka Caçeva u takua me komisionaren evropiane Vera Jourova. Të dy ato diskutuan Konventën e Stambollit dhe reagimet kontradiktore të shoqërisë bullgare të provokuara nga ratifikimi i saj nga parlamenti. Sipas komisionares Jourova, ata të ciët dyshojnë ose janë kundër dokumentit, duhet të kuptojnë, se në të bëhet fjalë për parandalimin e dhunës, për persekutim më të mirë gjyqësor të atyre që kryejnë krime të tilla, për mbrojtjen e viktimave. Komisionarja evropiane Jourova tha, se është gati të bisedojë me deputetë bullgarë mbi këtë temë. Ajo shprehu shpresë, se dokumenti në fund të fundit do të ratifikohet. Ndërkohë pas një bisede të kryeministrit Bojko Borisov me partnerët e koalicionit të Patriotëve të Bashkuar, u vendos që miratimi i konventës të shtyhet, përderisa nuk do të zhvillohet një debat shoqërorë dhe përderisa shoqëria nuk do të sigurohet, se ratifikimi i saj është vendimi më i mirë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..