Përpara disa ditëve në shtëpinë e kulturës “Hugo fon Hofmanstall” në Vjenë u zhvillua një forum interesant shkencor me temë “Proceset e komunikimit midis Lindjes dhe Perëndimit në kulturën muzikore evropiane në fillim të shekullit të 20”. Ai qe i organizuar nga dega kulturore e rrethit të Tretë të Vjenës, në territorin e të cilit gjenden institucione të shumta emblematike.
Krahas me shtëpinë “Hofmanstall” mes tyre janë qendra për studimin e muzikës moderne “Arnolld Shjonberg”, Akademia për arte të bukura dhe muzikë, një nga sallat më përfaqësive për koncerte në Vjenë “Koncerthaus” Wiener Konzerthaus, si dhe godina “Hajdertvaserhaus” Hundertwasserhaus, përmes së cilës mbrohet ideja për një arkitekturë moderne në një harmoni me mjedisin natyror. Ndaj tyre duhet të shtohet dhe shtëpia “Vitgenshtajn”, e cila mban emrin e filozofit të madh austriak, e cila tani është selia e qendrës kulturore Bullgare dhe një seli për shfaqje të shumta kulturore. Ky rajon i kryeqytetit austriak është i lidhur po kështu me emrat e personaliteteve si Glluk, Hajdn, Mocart, Betoven, Brams, Brukner, Maler, Jozef Marks, Anton Vebern, Rihard Shtraus dhe akoma shumë kompozitorë të mëdhenj, të cilët kanë jetuar dhe kanë krijuar aty.
Drejtues shkencor, koordinator dhe drejtues i këtij forumi qe doktoresha Allbena Najdenova-muzikolog dhe këngëtare, e cila prej dhjetëra viteve jeton në Vjenë. Në kuadrin e forumit u prezantuan 9 raporte të autorëve nga Lituania, Rusia , Austria, Ukraina, Gjermania dhe Bullgaria. Ato shfletuan faqe shumë pak të njohura ose fare të panjohura nga historia e të ashtuquajturave kultura të reja muzikore, të cilat nga fundi i shekullit të 19 fillojnë të deklarojnë një prani personale në hapësirat e muzikës evropiane. Pjesëmarrja bullgare përfshinte aspekte të ndryshme të temës përmes raporteve të Bozhidar Dobrevit, doktoresha Allbena Najdenova, doktoresha Angjelina Petrova, profesoresha doktor Anda Palieva.
Takimi në “Hofmanstall” kaloi në një atmosferë të një ekspozite, e cila i kushtohet sopranos Ana Tomova-Sintova. Përmes më shumë se 250 fotografive, ekspozita pasqyron rrugën e pasur krijuese dhe repertorin e këngëtares së njohur-pjesëmarrjet e saj në shfaqje të ndryshme të operave nga Mocarti, Verdi, Rihard Shtraus, Puçini, Vagner e të tjerë, gastrule nëpër skenat e teatrove më të mëdhenj të operës në botë dhe bashkëpunimin e saj me këngëtarë të njohur, dirigjent dhe regjisorë.
Ngjarja përfundojë me koncert me krijime të Stravinskit, Dimitër Nenov dhe kompozitori austriak Diter Kaufman. Dhe përsëri duhet të shënojmë pjesëmarrjen e përzemërt të Allbena Najdenovës /tani si soliste/ të kompozitorit Vlladimir Pançev /si pianist/, si dhe të violinistes së re Joana Ruseva, e cila bashkë me Angjelina Petrovën prezantoi pjesën e 1 nga Sonata për violinë dhe piano të Dimitër Nenovit.
Nga bisedat e zhvilluara pas çdo një raporti u duk se, kjo tematikë do të shkaktojë një interes gjithnjë e më të madh në vendet e ndryshme dhe ideja e organizatorëve është që takime të ngjashme të kthehen në tradicionale.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e..