Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Ballkani Perëndimor mund të mbështetet tek përkrahja e PE-së

Foto: BGNES

Kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani tha në Beograd, se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të qartë evropiane dhe mund të mbështeten tek përkrahja e Parlamentit Evropian në këtë proces. Sipas sajtit “European Western Balkans” Tajani nënvizoi se Serbia dhe Mali i Zi mund të jenë gati për anëtarësi në vitin 2025, mirëpo në të dyja vendet ka nevojë për përparim të konsiderueshëm në fushën e epërsisë së ligjit, drejtësisë dhe të drejtave  themelore”. Kryetari i Parlamentit Evropian vizitoi Serbinë pak para shpalljes së strategjisë së re të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që pritet se do të bëhet më 6 shkurt.


Maqedonia ndërron emrat e një aeroporti dhe një autostrade në shenjë të vullnetit të mirë ndaj Greqisë

Foto: skp.airports.com.mk

Zëdhënësi i qeverisë maqedonase Mile Boshnjakovski pohoi se aeroporti në Shkup dhe një nga autostradat së shpejti do të kenë emra të rinj. Para një jave në Davos Kryeministri maqedonas Zoran Zaev i tha homologut të tij grek Aleksis Cipras, se aeroportit të Shkupit “Aleksandri i Madh” dhe autostradës ndërkombëtare “Aleksandri i Maqedonisë” do t’u jepen emra të rinj në shenjë të vullnetit të mirë dhe të përmirësimit të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Greqisë. Lidhur me vizitën në Shkup të ndërmjetësuesit në negociatat për emrin e Maqedonisë Matthew Nimetz, Boshnjakovski komentoi se vullneti për zgjidhjen e problemit me emrin shtetëror është më i fortë se kurdoherë tjetër.


NATO-ja e fton Maqedoninë menjëherë pas zgjidhjes së kontestit për emrin

Foto: BGNES

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg pohoi para medias serbe “Politika” se do të dërgojë në Maqedoni ftesë për anëtarësi menjëherë pas zgjidhjes së problemit me emrin e shtetit në kuadrin e OKB-së. Sekretari i përgjithshëm tha se “Ballkani është një rajon strategjik për NATO dhe pakti mbetet krejtësisht i angazhuar me stabilitetin e tij. Njëkohësisht Stoltenberg nënvizoi se zgjerimi i NATO-së nuk është kundër Rusisë.


Opozita në Shqipëri do të protestojë deri në rrëzimin e qeverisë

Foto: BGNES

Pas protestës së madhe të së shtunës me kërkesë për dorëheqjen e qeverisë Rama 2, opozita deklaroi se protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë. Lëvizja Socialiste për Integrim e, cila i shpalli Ramës “luftë ” akuzon kabinetin për lidhjet e tij me kriminalitetin e organizuar dhe bëri thirrje për një “qeveri kundër mafies”, që do të kryejë reformën e gjyqësorit në përputhje me Kushtetutën dhe do të përgatisë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.


Serbia ka parashikuar 300 miliona dollarë për lobim kundër Kosovës?

Foto: BGNES

Ministri i jashtëm Behgjet Pacolli  shpalli se shteti serb ka ndarë më se 300 milionë dollarë dhe ka angazhuar një ekip prej 20 vetash, i cili ka për qëllim pengimin e integrimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë. Ky lobim do të zhvillohet në shtetet, të cilat tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. “Nuk ka shtet në kontinentin e Afrikës, ku Serbia nuk ka delegacion të lobojë kundër shtetit të Kosovës” – ka deklaruar Pacolli, i cituar nga RTK.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD