Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eurozona, Shengeni dhe pamjaftueshmëria e kuadrove – theksa në takimin e qeverisë me biznesin

БНР Новини
Foto: BGNES

Gatishmëria e Bullgarisë për hyrje në Shengen, pamjaftueshmëria e krahut të kualifikuar të punës, si dhe synimi i qeverisë për hyrje në eurozonë, ishin ndër temat e diskutuara gjatë takimit të XII-të vjetor midis qeverisë dhe biznesit. Ajo u mbajt në Sofje nën moton “Çështjet e mëdha të vitit 2018”. Në të investuesit kishin mundësi të paraqesin qëllimet dhe arritjet e tyre, por në të njëjtën kohë të shprehin edhe frikët e veta.

Çështja se kur dhe pse është me rëndësi që vendi të bëhet pjesë e eurozonës, provokoi interesin e pjesëmarrësve. Duke iu përgjigjur pyetjes për hedhjen poshtë të kandidaturës së mëparshme të Bullgarisë për anëtarësim për dyshime në korrupsion, ministri i financave Vlladisllav Goranov tha:

Korrupsioni është problem i çdo shoqërie. Nga anketimet e fundit sociologjike shihet, se ne nuk radhitemi në vendet e para sipas këtij treguesi. Kështu që arsyetimet e Bankës Qendrore Evropiane ishin krejt të ndryshme.”

Përsa i përket Shengenit, kryeministri Bojko Borisov është kategorik, se Bullgaria plotësoi të gjitha kriteret për hyrje:

Për ne si shtet është me rëndësi, se të gjitha institucionet evropiane deklaruan, se Bullgaria është gati për të hyrë në Shengen. Ka vetëm një shtet, i cili nuk dëshiron që ne të bëhemi pjesë e kësaj hapësire. Kjo për arsye se në se do të hyjmë në Shengen dhe në këtë sfond marrëveshja me Turqinë do të dështohet dhe në rast se në Bullgari hyjnë 500 mijë emigrantë, atëherë nuk do të ketë pengesa, që ata të arrijnë deri në Holandë, për shembull. Kjo është frika.

Si një sukës kryeministri theksoi bashkëpunimin e mirë midis ministrave të arsimit, politikës sociale dhe punëve të brendshme, si rezultat i të cilit më se 17 mijë fëmijë të cilët nuk frekuentoheshin shkollën, tashmë u kthyen në dhomat e klasës.

Një problem tjetër, i cili provokon shqetësim, është pamjaftueshmëria e kuadrove të kualifikuara për biznesin në Bullgari. U paraqitën të dhëna, sipas të cilave fitimet e humbura për shkak të emigracionit tejkalojnë 4 miliard leva për vit, të cilat i janë baras 4 për qind të produktit të brendshëm bruto. 700 mijë janë bullgarët, të cilët punojnë në shtete të ndryshme të BE-së. Në këtë sfond 38 për qind prej kompanive në vend nuk gjejnë krahun e përshtatshëm të punës. Zëvendës kryeministri Tomisllav Donçev mendon, se aplikimi i qeverisjes elektronike do të ulë me 1/3 të punësuarit në administratën shtetërore dhe do të lejojë që një pjesë prej tyre të riorientohen te ekonomia reale. Ai shikon tri rrugëdalje të mundshme nga kriza. E para është rikthimi i të papunëve në punë, gjë që vështirë mund të realizohet, sepse një pjesë prej tyre nuk kanë punuar më se 2 vjet. Mundësia e dytë ka të bëjë me tërheqjen e krahut të punës nga jashtë, gjë që tashmë vërtetoi efikasitetin në fushën e shërbimeve. Një skenar i tillë do të ndihmojë që shumë bullgarë nga vendet e BE-së dhe nga diasporat bullgare në Moldavi, Ukrainë ose Serbi të gjejnë punë në atdhe. Mundësia e tretë është që shteti të krijojë kushte për rikthim të bashkatdhetarëve të cilët punuan dhe mësuan jashtë shtetit. Për këtë janë të domosdoshme shpërblime të mira dhe sigurim i banesave për nëpunësin dhe për familjen e tij, në se ai nuk disponon të tillë.

Në se autoritetet vendore disponojnë fonde më të mëdha të banesave, kjo do të ishte një nga stimujt në bisedimet e punëdhënësve me kandidatët eventual. Kjo në rast se ndonjëri do të vendosë të pranojë punë në ndonjë vendbanim ku nuk disponon banesë. Vendimi se ku të jetosh dhe ku të punosh nuk merret lehtë. Ai iu bazohet jo vetëm rrogës, por edhe premisave të tjera si kopshte fëmijësh, shkolla, rruga, pastërtia e ajrit e kështu me radhë” – tha në përfundim zëvendës kryeministri Tomisllav Donçev.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD
Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD