Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akademia Kombëtare e Artit Teatror dhe të Filmave ia përkushton vitin 2018 jubileut 70-vjeçar

БНР Новини

Më 28 janar Akademia Kombëtare e Artit Teatror dhe të Filmave mbushi 70 vjet nga themelimi. Përfundimi i vitit jubilar 2018 do të shënohet me një koncert special, në të cilën do të jenë ftuar të gjithë ata, të cilët e kanë mbaruar akademinë. Në kuadrin e jubileut studentët do të realizojnë shfaqje teatrore në shumë qytete të vendit.

Pas Luftës së Dytë Botërore interesi ndaj teatrit u rimëkëmb. Me kalimin e viteve kërkesat e publikut u shtuan dhe kjo e nxori në plan të parë domosdoshmërinë e përgatitjes së regjisorëve dhe artistëve të rinj. Si rezultat me Dekret të Këshillit të Ministrave nga 28 janari i vitit 1948 u krijua Shkolla e Lartë Shtetërore Teatrore. Sipas Dekretit shkolla e re duhet të formohej mbi bazë të Shkollës Shtetërore Teatrore e cila ekzistonte pranë Teatrit Popullor. Nga viti 1951 ky institucion mban emrin e artistit Krëstjo Sarafov, i cili rikrijoi në skenë një sërë rolesh nga pjesët e Shekspirit, Gogolit, Çehovit, Molierit e kështu me radhë.

Skenë nga pjesa “Dashuri dhe informacion” nga Kerill Çërçill

Pedagogët e parë, nja 20 krijues, filluan të mësojnë studentët në të gjitha fushat e profesionit të artistit – drejtshqiptim, valle, sjellje skenike, fjalë artistike. Elemente këto të cilat janë me rëndësi për profesionin e artistit.  Rektori i Akademisë profesor doktor Stanisllav Semerxhiev e bënë këtë saktësim, sepse ato janë cilësi të cilat edhe më sot grumbullohen gjatë studimeve. Përsa i përket interesit të të huajve të mësojnë në akademi, profesori Semerxhiev shpjegon:

СнимкаInteresi i studentëve të huaj është minimal, sepse ata duhet të zotërojnë gjuhën bullgare. Krahas kësaj për të mirën, apo për të keqen, standardi në Bullgari akoma nuk është tepër i lartë. Vjet erdhën 15 të rinj nga Singapori, të cilët deshën të mësojnë tek ne, të frymëzuar nga filma të studentëve bullgarë. Mirëpo, pasi panë rrugët, konviktet, teknikën, me të cilën disponojmë, ata hoqën dorë. Në këtë sfond te ne mësimi për diplomën e baçelorit vazhdon 4 vjet, pavarësisht se ka specialitete ku mund të zgjatet vetëm 3 vjet, pa këtë t’i dëmtojë procesit të mësimdhënies. Mirëpo, vet ligji nuk lejon, që kohëzgjatja e mësimit të baçelorit të jetë më pak se sa 4 vjet.

Në akademi numri i pedagogëve të rinj nuk është i madh. Megjithëqë udhëheqja bënë përpjekje të tërheqë të rinj situata në të cilën ndodhet arsimi i lartë tek ne e bënë këtë një detyrë e vështirë. Rritja e pandërprerë e rrogës minimale të punës tek ne bënë që rrogat minimale t’i afrojnë rrogat e asistentëve. Asnjë i ri nuk mund të shfaqë interes kur rrogat janë të tilla, për më tepër në se ka dëshirë të avancojë.

Skenë nga pjesa “Argonautika” nga Meri Cimerman

Shpërblimi i ulët, lodhja dhe përpjekjet që tregojnë në punën me studentët, thitë shumë prej energjisë dhe dëshirës së pedagogëve për zhvillim. Ndaj çdo studenti ata duhet të shfaqin qëndrim individual, përgatitja e çdo roli kërkon kohë dhe shumë punë. Kjo mbetet e fshehur për publikun, sepse ajo shikon shfaqjen mezi në premierën e saj ose pas kësaj. Prandaj salla e mbushur me njerëz dhe interesi ndaj kinemasë bullgare janë çmimi më i madh për artistët.

Rektori i Akademisë Kombëtare të Artit Teatror dhe të Filmave profesor doktor Stanisllav Semerxhiev është kategorik, se cilësia e arsimit në akademinë bullgare mund të krahasohet me cilësinë e arsimimit në institucionet e përngjashme jashtë shtetit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD