Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koleksioni i paçmueshëm i hartave të vjetra gjeografike në Bibliotekën Kombëtare

БНР Новини

Në vend që të lerë një dhuratë të shtrenjtë për brezat e ardhshëm në fisin dhe familjen e tij, inxhinieri Ljuben Bezhkov zgjedh një mbrojtës tjetër të koleksionit të vet prej hartave antike gjeografike. Dhe i dhuron thesaret e veta, të dala nga atelietë e hartografëve dhe skalitësve evropianë të klasës së parë,  institucionit, i cili do t’i ruajë më mirë.

Gjatë vitit 1953 inxhinieri Ljuben Bozhkov dhuron koleksionin e tij prej hartave gjeografike Bibliotekës Kombëtare, duke lënë si trashëgimi një dije të paçmueshme për të gjithë bullgarët. Por, mbase asnjëherë nuk ka supozuar se gjërat e mbledhura prej tij me kaq përpjekje të shumta, vrull dhe dashuri, do të qëndrojë 60 vjet në  depot e errëta.

Nonius-shkalla e një instrumenti matës, pronë e Ljuben Bozhkovit

Sot, nën emërtimin “Evropa në hartat e vjetra” në hollin e gjerë të bibliotekës janë vendosur eksponatet e dhuruara nga inxhinieri Bozhkov, të cilat pasqyrojnë proceset historike, politike dhe ekonomike në Evropë midis shekujve 13 dhe 19. Mes më të vlefshmeve janë harta e Trakisë së Lashtë, e punuar në Antverpen gjatë vitit 1585, harta e Gadishullit Ballkanik e punuar në Romë gjatë vitit 1689 dhe harta e Danubit me një pjesë nga tokat bullgare, e cila ka dalë nga një atelie në Amsterdam gjatë shekullit të 17. Por, kush është njeriu me interesa kaq kozmopolite dhe me mundësi financiare, i cili e ka grumbulluar këtë koleksion të shkëlqyer në gjysmën e parë të shekullit të kaluar?

Ljuben Bozhkov ka lindur gjatë vitit 1880 në qytetin Varna dhe del nga një fis rilindës i qytetit Kotell – tregon docentja Krasimira Aleksandrova, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare. Arsimohet për inxhinier ndërtimi në Peterburg, Pragë, Vjenë. Pas diplomimit të tij ai kthehet në atdhe – një traditë kjo shumë tipike për këtë periudhë. Atëherë është emëruar në portin e Varnës, ku studion hidrologjinë dhe gjeologjinë e bregut të detit e më vonë bëhet shef i portit. Vet ai krijon harta gjeografike dhe ky është një nga shkaqet të zgjidhet për kryetar i shoqatës së parë të gjeografëve tek ne. Kjo shpjegon dhe pasionin e tij të madh për koleksionimin e hartave. Gjatë viteve të 20 të shekullit të kaluar transferohet në Sofje, ku është emëruar si zëvendësdrejtor dhe drejtor i Hekurudhës Shtetërore Bullgare, kurse gjatë vitit 1933 është pranuar në klubin Rotari. Dhe në qoftë se duhet të përgjithësoj veprimtarinë e tij në një fjali të vetme, ajo është e lidhur me moton e tij “Çdo gjë në emër të Bullgarisë!

Снимка

Dhe me të vërtetë, inxhinieri Ljuben Bozhkov ia nënshtron të gjithë jetën e tij dashurisë dhe shërbimit të atdheut – kjo duket në fotografitë e treguara dhe të ekspozuara të tij, kuptohet në sajë të sendeve të tjera të ndryshme. Mes tyre spikasin për shembull letra e falënderimit të mbretit Boris të Tretë në lidhje me librin e tij “Mjetet e komunikimit në Bullgari”.

Снимка

Цвятко КадийскиLjuben Bozhkov është një person i jashtëzakonshëm nga periudha e Rilindjes, sepse shumë pak bullgarë  kanë interesa të tilla të gjithanshme dhe kjo në një nivel profesional – tregon dhe historiani i klubit Rotari tek ne, inxhinieri Cvjatko Kadijski. Ai është një muzikant i shkëlqyer, i cili ekzekuton në orkestra të vërteta. Ai është një  shkrimtar i shkëlqyer, shkrimet shkencore të të cilit lexohen me pasion si një roman aventuresk. Ai është dhe një arbitër futbolli pavarësisht nga figura e tij mjaft e rëndë, me të cilën karikaturistët Aleksandër Bozhinov dhe Aleksandër Dobrinov kanë bërë  shumë shaka. Ai është dhe një bashkëshort i përpiktë – nga letrat e tij drejtuar bashkëshortes së tij Radka, e shkruara në Shtetet e Bashkuara, rrjedh dashuri dhe ledhatim, të cilat nuk i pret asnjeri nga ky burrë i madh dhe në pamje të parë shumë i egër.”

Mjerisht, inxhinieri Ljuben Bozhkov renditet në vargun e gjatë prej eruditëve dhe patriotëve bullgar, të likuiduar fizikisht ose moralisht nga pushteti “popullor” pas 9 shtatorit të vitit 1944.

Снимка

Gjatë vitit 1948 fillon në bullgari fillon prodhimi i trenave shume të rëndë /me tonazh të rëndë/ – vazhdon bisedën e vet inxhinieri Cvjatko Kadijski. Por Ljuben Bozhkovi, si specialist e kundërshton këtë, mendon se kjo është “një krim i vërtetë për kushtet tona”. Dhe si rezultat i këtyre fjalëve të veta menjëherë është shkarkuar nga të gjitha postet, kurse pak pas kësaj pëson infarkt dhe deri në fund të jetës, gjendja e tij nuk mundet të përmirësohet. Gjatë 3 vjetëve të fundit nga jeta e tij ai mbet pa folur, por mundet të mësohet të shkruajë me dorën e majtë. Ljuben Bozhkovi vdes gjatë vitit 1959.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD