„Këtë që e synojmë është të ndërlidhim politikat regjionale me industrinë – tha Elzhbeta Benkovska (Elżbieta Bieńkowskа), e cila është komisionerja evropiane për tregun e brendshëm, industrinë, sipërmarrjen dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këto ishin fjalët e saj pas mbledhjes së Këshillit joformal të konkurrueshmërisë me pjesëmarrjen e ministrave të industrisë të BE-së. Forumi u zhvillua më 1 dh 2 shkurt në Sofje në kuadrin e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp Benkovska dhe Ministri bullgar i ekonomisë Emill Karanikollov deklaruan se industritë evropiane duhet të merren parasysh gjatë planifikimit të buxhetit të ardhshëm evropian. Si një shembull për ndërlidhjen e politikave regjionale me industrinë Benkovska tregoi përpunimin e “platformave për specializim inteligjent”.
E ardhmja e industrisë ka nevojë për dialog dhe parashikueshmëri – tha Ministri Karanikollov, duke komentuar pyetjen për kornizën shumëvjeçare financiare. Ai informoi gjithashtu se në forumin në Sofje është diskutuar gjithashtu barra administrative, për kapërcimin e së cilës “mund të punohet edhe në nivel kombëtar, kështu edhe në atë evropian”. Dhe diçka tjetër:
“Në këtë diskutim bëmë disa përfundime, që do të jenë të dobishme në të ardhmen – tha Ministri Karanikollov. Për shembull – se politika e afatgjatë ekonomike duhet të mbështetet tek përparësitë e ekonomisë evropiane. Me rëndësi prijëse janë infrastruktura e mirë fizike dhe digjitale, aftësitë e krahut të punës, potenciali i evropianëve për inovacione, funksionimi i mirë i tregjeve, korniza e parashikueshme e rregullimit, menaxhimi efektiv. Me rëndësi tepër të madhe është gjithashtu zhvillimi i potencialit për inovacione dhe transferimi i tij në një produkt të tregut, i cili do të krijojë përparësi reale për ndërmarrjet evropiane dhe për konsumatorët.”
Përveç mbi inovacionet, Bashkimi Evropian duhet të theksojë edhe mbi masat për inkurajimin e aftësive suplementare të qytetarëve evropianë – mendon komisionerja Benkovska. Sipas fjalëve të saj duhet ta pranojmë industrinë evropiane në tërësinë e saj, jo si nivele të ndryshme pa lidhje mes tyre. “Ne vazhdojmë të jemi një nga industritë më të forta në botë dhe duhet të mendojmë seriozisht mbi këtë se çfarë duhet të bëjmë për ta mbrojtur këtë reputacion edhe në të ardhmen – tha Elzhbeta Benkovska dhe shtoi: Diskutonim qëndrimin lokal ndaj industrisë evropiane. Nuk do ta zbulojmë përsëri rrotën, mirëpo me vëmendje të madhe diskutonim digjitalizimin, sepse po ndodhemi në pragun e revolucionit digjital. Ekonomia rrethore është me rëndësi të madhe, lëndët e para dhe materialet në Evropë janë duke u shterur. Duhet të punojmë në ndonjë drejtim tjetër – për shembull për rritjen e aftësive të kuadrove. Sipas meje pikërisht aftësitë do të jenë faktorët më të rëndësishëm në ekonominë e ardhshme digjitale. Aftësitë e reja, rikualifikimi, ndërrimi i profesionit janë çështjet më të rëndësishme të së ardhmes sonë. Unë jam komisionere për tregun e vetëm dhe për këtë arsye nënvizoj rëndësinë e kësaj çështjeje. Thirrja ime ndaj Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian është që ajo të ndihmojë për finalizimin e gjërave të rëndësishme për tregun tonë, siç është karta e re elektronike për shërbime. Ajo është një instrument për shërbimin më efektiv të tregut evropian dhe do ta bëjë atë më të integruar. Kemi një treg të mallrave në BE, i cili është integruar mjaft mirë dhe një treg të shërbimeve që po ndërtohet.”
Evropa ka nevojë për më shumë mjete për shkencë – ky është një nga përfundimet e raportit të diskutuar nga ministrat evropianë një ditë pas Këshillit joformal të Konkurrueshmërisë në Sofje. Sipas Komisionerit evropian për studimet shkencore dhe inovacionet Carlos Moedas, çështja më e vështirë është se si shkenca të bëhet më e dobishme për biznesi dhe shoqërinë. “Ne në Evropë jemi shumë të mirë në transformimin e eurove në dije, mirëpo jo në transformimin e dijeve në euro. Jemi të mirë edhe në zbulimin e gjërave të reja, por jo në ndërrimin e tyre në produkte” – nënvizoi Moedas.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: BTA
Deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në parlamentin në Shkup, se ai nuk sheh arsye për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, shtrembërojnë realitetin dhe minojnë përpjekjet..
Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por..