Todor Caçev e ka sjellë ëndrrën e vet nga Amerika, por e ka realizuar në qytetin e vogël bullgar Zllatica. Që atëherë kanë kaluar disa vjet dhe puna e tij e palodhshme i është shpërblyer. Prandaj nuk kalon asnjë ditë, pa i’u gëzuar fryteve të saj.
Nuk ka rëndësi se ku jeton, përderisa çdo ditë kujdesesh për ëndrrën tënde, Mendon Todor Caçevi, i cili para vitesh është dashuruar pas orkestrave marshuese amerikane. Atëherë ka nisur rrugën e vështirë, e cila pak nga pak u bë e vetmja e mundshme për të. Dhe çdo gjë filloi me një qëndrim disa muajsh në SHBA në kuadrin e programit amerikan për shkëmbim kulturor të studentëve.
Gjatë vitit 2004 ,Todorit i bëjnë përshtypje qindra fëmijët amerikanë me uniforma të bukura, të cilët luajnë në ndonjë instrument dhe në të njëjtën kohë bëjnë figura të ndërlikuara me trupat e veta. Është kthyer në Bullgari me mendimin të themelojë një orkestër personal marshues. Por, përpara kësaj ai kaloi 5 vjet në orkestrën e teatrit Muzikor dhe pastaj në atë të Radios Kombëtare Bullgare, përpara se të fillojë të trokasë nëpër dyert. Në Sofje, drejtorët e shkollave më parë tregonin interes, por menjëherë kur dëgjonin se duhen para për instrumente i kthenin shpinë. Një zhgënjim ka provuar dhe kur ka marrë një sallë në një vatër të kulturës. Ai ka ngjitur shpallje por asnjë nxënës nuk ka shkuar, edhe vetëm për kureshtje. Por, Todori nuk ka hequr dorë. Ka blerë instrumente muzikore me paratë e veta dhe është nisur për në Çellopeç, Pirdop, derisa nuk ka arritur deri në qytetin e vogël Zllatica, ku drejtoresha e shkollës vendase menjëherë e ka pranuar idenë, kurse kryebashkiakja i ka ofruar kontratë për angazhim të afatgjatë me kushtin “të filloj menjëherë”.
"Në Sofje, sado përpjekje që të hidhja për të krijuar një orkestër, gjërat nuk shkonin, derisa në provincë munda vetëm pas disa provave. Mbase sepse fëmijëve aty nuk ofrohen aq shumë veprimtari jashtë shkollore dhe orkestra qe diçka e re dhe shumë interesante për ta" – thotë Todori.
Ai ka zgjedhur 16 fëmijë, sepse kaq kanë qenë dhe instrumentet. U ka vënë emrin “Yjet marshuese” dhe ka filluar me ta nga a-ja dhe b-ja, me qenë se ata nuk i kanë njohur notat.
"Gjatë kohës së provave fëmijët ndiejnë dëshirën time të madhe dhe përkushtimin, me të cilin punoj dhe më besojnë – shpjegoi Todor Caçevi. Por fëmijët e sotëm motivohen në mënyrë shumë më të ndryshme sesa në të kaluarën, prandaj dhe motivacioni është më i vështirë për t’u arritur. Por pa të nuk mundet, me qenë se instrumenti muzikor është një trup i huaj dhe duhet të punosh shumë në shtëpi, për të arritur sukses."
"Në fakt të luajnë në një instrument muzikor mbase është gjëja më e vogël, të cilën ata e mësojnë në orkestër – sqaron motivet e tij për të punuar me fëmijët Todor Caçevi. Mundohem t’u imponoj gjëra shumë më të rëndësishme, si për shembull përgjegjësinë dhe një disiplinën, vlerat themelore morale, sepse ato do të jenë premisa për suksesin e tyre të ardhshëm. Dhe do të thosha, se orkestra u ndihmon fëmijëve të zbulojnë veten – tanimë mundëm të zgjidhim disa raste shumë të vështira nga pikëpamja e sjelljes së nxënësve."
Todori e ka ftuar fëmijën me sjellje më të keqe në shkollë t’i bjerë baterisë në orkestër dhe sot nga sjellja e tij problematike nuk ka asnjë shenjë. Kurse djali më i turpshëm, i cili në orët e muzikës nuk ka ngritur kokë nga banka, sot është një personi kryesor i orkestrës. "Në momente të tilla gëzohem shumë se përmes një orkestre shkollore fëmijët mund të gjejnë veten e vet dhe të ndryshojnë sjelljen drejt më së mirës", shton me krenari udhëheqësi i tyre.
Kur ka shkuar për të jetuar bashkë me bashkëshorten e vet në fshatin Mirkovo Todor Caçevi (34 vjeç) ka pasur vetëm një fëmijë. Sot ai ka katër fëmijë dhe thotë se jeta e tij në fshat është më e mirë, se sa dikur ka ëndërruar. Përderisa njeriu ndjek ëndrrat e tij, nuk ka rëndësi se ku është, më e rëndësishme është që të ndihet mirë – mendon ai.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: marchingstars.org
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..