Në Romë është për vizitë ekspozita me titull “Traditat dhe zakonet e lashta të Bullgarisë”, që është pjesë e kalendarit kulturor të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian. 30 fotografi janë të ekspozuara në galerinë rome “Luçe”. Ato janë të zgjedhura posaçërisht nga Shoqata e fotografëve profesionalë në Bullgari dhe tregojnë traditat dhe zakonet tipike bullgare.
Autorët e fotografive të seleksionuara janë 16 fotografë – anëtarë të Shoqatës. Dy prej tyre – Ani Petrova dhe Evgjeni Dimitrov, saktësuan para Radios Kombëtare Bullgare se Roma është kryeqyteti i tretë në të cilin ekspozita paraqitet. Para kësaj kuadrot janë treguar në Moskë, Budapest si dhe në Kazan – kryeqyteti i Tatarstanit, një republikë në Federatën Ruse. Jehona deri tani: “Shumë e mirë dhe prandaj vazhdojmë”, tha Evgjeni Dimitrov.
“Mund të jemi ambasadorë të mirë të Bullgarisë, të kulturës bullgare dhe të traditave bullgare”, deklaroi Ani Petrova, kurse Evgjeni Dimitrov shtoi:” Temat e fotove tregojnë njerëz interesantë, tradita, veshje popullore nga i gjithë vendi. Ekspozita nuk është e konsultuar me etnografët, por mund të prezantojë mjaft nga ngjyrat dhe bukuria e traditave bullgare”.
Disa tradita, si festimi i Krishtlindjes, vallja e zjarrit, festat e lidhura me Shën Llazarin /një javë para Pashkës/, kushijat /garat festive me kuaj/, kukerat /njerëzit e maskuar për dëbimin e së keqes/ janë disa nga temat e pikturave. Një pjesë prej këtyre traditave kanë njëfarë analogu dhe në vende të tjera evropiane. Cila është ajo, e cila e bën këtë ekspozitë interesante për publikun?
“Ndaj çdo një ngjarjeje, ndaj çdo një rasti ose ka milionë këndvështrime. Dhe pikërisht fakti, se ne jemi fotografë të ndryshëm, me një vështrim të ndryshëm, me një mënyrë të ndryshme të bërjes së fotografive, na jep mundësi të tregojmë këndvështrime të ndryshme ndaj riteve, të cilat deri tani nuk janë parë. Dhe kjo i ndihmon shumë ekspozitës që të mund ajo të jetë interesante” – sqaron Evgjeni Dimitrov.
Ani pëlqen të bëjë fotografi në qytetin Bansko në malin Pirin, ajo i ka personazhet e veta të dashura, të cilët çdo verë i tregojnë zanatet tradicionale për këtë qytet.
“Kurse dobësia ime është regjioni i qytetit Ivajllovgrad dhe veshjet popullore dhe traditat e bullgarëve nga Azia e Vogël, të cilët kanë mundur të ruajnë frymën bullgare në vazhdim të shekujve të shumtë, përpara se të kthehen përsëri në Bullgari. Prioriteti i fotove të mia është që aty” – tregon Evgjeni
Pavarësisht se janë konkurrentë, të cilët punojnë për media të ndryshme, anëtarët e Shoqatës së fotografëve profesionalë në Bullgari janë dhe bashkëmendimtarë. Prandaj janë të aftë të bashkojnë përpjekjet e veta në projekte të ndryshme. “Traditat dhe zakonet e lashta të Bullgarisë” është ekspozita e parë përmbledhëse e Shoqatës. Ajo do të mbetet në Romë deri më 15 shkurt, por krijuesit shpresojnë që ajo të paraqitet dhe në ndonjë vend tjetër.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: photographers.bg
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..