Më se 10 mijë hektarë është sipërfaqja e përbashkët e ligatinave të restauruara buzë lumit Danub gjatë 10 vjetëve të fundit. Këtë e bënë të dituar nga organizata e ambientalistëve WWF. Lidhur me datën 2 shkurt – ditën ndërkobëtare të zonave të lagëta ekologët shpjeguan se deri para pak kohe rëndësia e këtyre zonave nuk ishte vlerësuar siç duhet dhe si rezultat prej veprimtarisë së njeriut janë asgjësuar 80% prej ligatinave buzë lumit Danub. Kjo ka shkaktuar dëme të pakapërcyeshme për peshkimin në lum. Në të kaluarën krapi i egër përbënte 65% prej peshqve të zënë në lum. Pas tharjes së kënetave krapi i egër është një specie e rrezikuar. Ligatinat janë shumë të rëndësishme për cilësinë e jetesës së njerëzve dhe të kafshëve. Ato janë zona që parandalojnë përmbytjet rreth lumit dhe sigurojnë ujë të pastër. Ato përmbajnë sasi të mëdha të oksigjenit - diçka që është shumë e rëndësishme për evitimin e ndryshimeve klimatike – shtojnë nga organizata ekologjike.
Pothuajse dy të tretat e bullgarëve besojnë në teoritë e konspiracionit, tha për BNR Todor Galev nga Qendra për Studimin e Demokracisë në bazë të një sondazhi ekspres të opinionit publik, i cili do të prezantohet sot. Shumica e njerëzve..
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjet për deputetë në Parlamentin e 10-të Europian, si dhe për përfaqësues në Asamblenë e 50-të Kombëtare në vendin tonë. Fundi i fushatave zgjedhore është gjithashtu afër - koha kur kandidatët për pushtet..
Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski" (SU) është në vendet 741-750 në renditjen e universiteteve më prestigjioze në botë QS World University Rankingspër vitin 2024. SU është përfshirë në renditje që nga viti 2014. Renditja e këtij viti përfshin..
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjet për deputetë në Parlamentin e 10-të Europian, si dhe për përfaqësues në Asamblenë e 50-të Kombëtare në vendin..
Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski" (SU) është në vendet 741-750 në renditjen e universiteteve më prestigjioze në botë QS World University..
Pothuajse dy të tretat e bullgarëve besojnë në teoritë e konspiracionit, tha për BNR Todor Galev nga Qendra për Studimin e Demokracisë në bazë të një..