Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Desi Andonova dhe dimensionet e shumta të dashurisë në koncertin saj më 14 shkurt

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Desi Andonova është një nga personat e njohur të skenës bullgare. Emri i saj është lidhur me disa projekte muzikore, ndër të cilat janë Phuture Shock dhe Sentimental Swingers. Gjatë muajve të fundit ajo punon me disa muzikantë të shkëlqyer, me të cilët incizon albumin e saj të parë. Me ta këngëtarja do të japë koncert në një nga klubet e njohura të natës në Sofje më 14 shkurt. Atëherë tek ne kemi të paktën dy arsye për festim – në këtë datë sipas kalendarit të vjetër julian kremtojmë Shën Trifon dhe ditën tradicionale të verës, kurse të rinjtë festojnë ditën e dashurisë. Titulli i koncertit është Love Sounds with Desy.




Për mua dashuria është themeli i jetës dhe ndoshta kjo ndihet në muzikën time – tha Desi. Mbase kjo është arsyeja, për të cilën më kanë fituar të këndoj pikërisht në Ditën e dashurisë. Sipas meje dashurinë duhet ta festojmë çdo ditë, jo vetëm një herë në vit. Kjo është një ndjenjë e mrekullueshme, ka aq shumë dimensione dhe unë kënaqem me secilin prej tyre. Sipas meje arti është një nga aspektet e dashurisë dhe ndoshta është ai më i rëndësishmi. Në koncertin tim kam përfshirë muzikë të krijuar nga unë gjatë viteve të fundit. Ajo tingëllon në mënyrë magjepsëse në pranin e muzikantëve, me të cilët po punoj: Vasill Vutev (perkusione), Bozhidar Vasilev (trombon), Dimitër Gorçakov (piano) dhe Georgi Donçev (kontrabas). Secili prej tyre për mua është special dhe jam shumë e lumtur për këtë se jemi së bashku në studion e incizimeve. Me ta po punoj mbi albumin tim të parë dhe prania e tyre pranë meje është një frymëzim i vërtetë. Kuptoj sa e rëndësishme është që të ndodhesh në  me momentin e duhur pranë njerëzve të duhur. Muajit e fundit ishin të vështirë sepse humbëm Ronin (Andronia Popova) – me të ishin mike që nga fëmijëria, këndonim së bashku në duon Sentimental Swingers. Ishte një goditje e fortë për të gjithë ne, për mua ishte një katharsis personal. Pas vdekjes së saj shkrova një këngë. Për tekstin më ndihmoi një miku im i huaj që dhe më duket se u bë shumë i bukur. Titulli është “One of the Stars”.




Me siguri fakti se kënga “One of the Stars” është në gjuhën angleze nuk është një barrierë ndërmjet këngëtares dhe publikut të saj. Në fakt pothuaj të gjitha këngët e Desi Andonovës janë në anglisht, kështu është edhe në albumin e ri.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Bërë për mua” – kënga më e re e Elia Todorova

“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në repertorin e saj. Dy projektet e suksesshme - "Re" dhe "Mjedra" - i sollën asaj popullaritet si solo..

botuar më 24-07-05 6.15.PD

Mbrëmjet e verës në Sofje bëhen edhe më romantike - fillon A to JazZ

Një nga ngjarjet kulturore më të pritura gjatë verës në Sofje fillon nga sot. Për vitin e 13-të, festivali A to JazZ do ta transformojë Parkun Jugor 2 në një skenë urbane kulturore të përbashkët, krijuese dhe miqësore me mjedisin. Dashamirët e muzikës..

botuar më 24-07-04 8.40.PD

Një këngë e përjetshme bullgare në një version të ri

Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin..

botuar më 24-07-02 8.10.PD