Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Ditën e Radios Radioja Kombëtare Bullgare organizoi një ekspozitë, kushtuar historisë së saj

Foto: BNR

Sot Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) shënon Ditën Botërore të radios me moto “Radioja dhe Sporti”. Në paradhomën qendrore u prezantuan eksponate të lidhura me historinë e “Shtëpisë së Vjetës”, siç është e njohur radioja jonë. Drejtori i Fondit Arkivor të Radios Kojmbëtare Bullgare Anton Mitov na tregoi më shumë për këtë ekspozitë:

Në të mund të shihen eksponate interesante. Mund të fillojmë me kimononë e dhuruar Korit të Fëmijëve nga prefektura e qytetit Kanazava të Japonisë, ku Kori ka pasur disa koncerte. Është punuar me dorë dhe është shumë e bukur. Një fakt interesant është se para pak kohe në radio erdhi gruaja e kryeministrit japonez. Asaj i bëri përshtypje të madhe kimonoja në ekspozitën tonë të përhershme. Ka një vitrinë të posaçme, kushtuar drejtorit të parë të “Shtëpisë së Vjetër” Sirak Skitnik. Mund të kuptoni më shumë për biografinë e tij dhe do të shikoni sendet e tij personale. Vitrina tjetër tregon për spikerët e parë dhe për reportazhin e parë. Tregojmë edhe personat e njohur të lidhur me Radion Kombëtare Bullgare – këta janë kryesisht kompozitorë që kanë punuar këtu. Natyrisht ka edhe sende karakteristike për radion nga e kaluara e afërt – mikrofon, pllaka gramafoni, shirita regjistrimi. Ka vend edhe për çmimet e marra nga radioja gjatë viteve të kaluara, siç edhe për dekoratën “Sirak Skitnik” që dorëzohet çdo vit për arritje të konsiderueshme fushën e gazetarisë.”

Sivjet Fondi Arkivor i BNR-së mori çmimin “Sirak Skitnik” për projekt multimedial. Më shumë për të na tregoi përsëri drejtori i tij Anton Mitov:

Ky projekt është ueb-faqja e Fondit Arkivor të radios në internet. Gjithçka që është mbledhur gjatë viteve mund të gjejë vend në të – fotografi, incizime, tekste, informacione. Dhe kjo është etapa e parë e projektit. Më vonë përdoruesit tanë do të mund të shkarkojnë audio kundrejt pagimit. Kjo është mënyra më e mirë që të ofrojmë akses tek arkivi ynë, në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund të përdorin përmbajtjen tonë tingullore dhe muzikore. Në arkivin tonë kemi incizime të bëra me raste të ndryshme dhe secili do të ketë mundësi t’i përdorë sipas nevojave të veta.”

Thonë se radioja e bën botën një fshat të madh dhe është shpikja më revolucionare e së kaluarës së afërt. Tani, në shekullin e 21-rë çfarë është për ju radioja?

Sot me anë të internetit dëgjova një radio në Ishujt e Sejshelleve. Tani, kur përdorim internet në të vërtet më duket se jetojmë në një fshat të madh. Edhe BNR-ja nëpërmjet internetit mund të dëgjohet në çdo kënd të botës. Disponoj me statistikë se na dëgjojnë edhe në Sejshellet” – tha Anton Mitov.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e 1 majit - për tregun e punës në Bullgari dhe ndikimin e inteligjencës artificiale

Më shumë se 30 vjet, pas ndryshimeve demokratike në vendin tonë në vitin 1989,  Dita e 1 Majit vazhdon të jetë festë zyrtare dhe ditë pushimi, por autoritetet shtetërore nuk janë më të përfshira në organizimin e manifestimeve masive, siç ka qenë në të..

botuar më 24-05-01 7.00.PD

Të rinjtë bullgarë fituan medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare e Kimisë

Nxënësit bullgarë u kthyen në shtëpi me një komplet të plotë medaljesh pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë Mendeleev në Kinë. Në konkurrimin e 151 pjesëmarrëse nga 26 shtete, ata fituan medalje ari, argjendi dhe..

botuar më 24-04-30 5.59.MD

Me çfarë do të hyjë në histori Parlamenti Evropian në largim?

Seanca plenare e lamtumirës e Parlamentit të nëntë Evropian (PE) kaloi nën shenjën e fushatës së ardhshme zgjedhore për Parlamentin e radhës”, tha gazetarja e programit “Horizont” të BNR Tanja Millusheva , e cila vizitoi për herë të parë organin..

botuar më 24-04-30 5.09.MD