Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Vera është ajo vrimë e vogël e kyçit të derës përmes së cilës mund të hedhësh një vështrim në zemrën e njeriut“

Ja dhe pikëpamjet e një ballkanasi lidhur me verën

БНР Новини

Njeriu e shtie verën në gotë, e pi dhe asnjëherë nuk e di se sa punë e madhe është investuar në të. Në anë duket e lehtë, por, derisa të arrihet deri në këtë moment, 3 muaj i “duhet të jetosh në verë. Çdo mëngjes, drekë dhe darkë duhet të kesh mendime pozitive, duhet të mund të ndjekësh çdo një etapë të procesit, në rast të kundërt nuk do të rastisë asgjë. Është e domosdoshme thjesht të respektosh rregullat dhe të mendosh me shumë dashuri për të – fjalë këto të Hristo Kovaçevit, një prodhues amator i verës.

Hristoja ka lindur në qytetin Trojan-një qytet i bukur me një histori të pasur, me tradita të ruajtura  dhe me një natyrë të bukur. Gjendet në rrëzat e malit Stara Pllanina, kurse përreth janë rezervatet nga parku Kombëtar “Ballkani Qendror”. E quajnë qytetin “kryeqyteti i rakisë prej kumbulle” – një pije emblematike bullgare. Hristoja prej viteve merret me biznes privat. Ai është pronar i një pastiçerie të madhe, në të cilën prodhohen dhe propozohen ëmbëlsira të shkëlqyera. Ai ka përfunduar gjimnazin e gjuhëve të huaja në qytetin Lloveç, kurse pas kësaj – teknologji biologjike në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” dhe në universitetin teknik dhe metalurgjik në kryeqytet. Ja sesi nga një vlerësues i verës bëhet një prodhues-amator.

"Përpara rreth 10 vjetëve u mblodhëm në një vilë - një kompani prej burrave për të pirë nga një gotë me verë të kuqe. Dikush tha se në Ballkan askush nuk mund  të bëjë verë të mirë, vetëm njerëzit nga rajonet fushore e dinë këtë punë. Ky mendim “u ngulit” në mendjen time dhe fillova të kërkoj libra rreth kësaj teme. Mu duk se procesi nuk është kaq i vështirë dhe akoma gjatë vjeshtës së parë bleva një enë të përshtatshme të bërë prej çeliku inox. Fillova me sasinë modeste 200 kilogramë rrush, varieteti “Mеrlo”. I zbatova të gjitha kërkesat e përmendura në letërsinë që lexova dhe pavarësisht se e kisha për herë të parë u krijua një verë e mirë. Gjatë vitit tjetër bleva edhe dy enë të tjera dhe eksperimentova me dy varietete të tjera. Në kushte shtëpiake] nuk bëj sasi të mëdha vere, por kur ka se me kë ta pish, krijohet një kombinim i shkëlqyer prej njerëzve të mirë dhe pijeve të mira."

Mjeshtëria e ballkanasit është e vlerësuar lartë jo vetëm nga shokët e tij të shumtë.

Снимка"Marr pjesë në konkurse për profesionalistë - tregon Hristoja. Nga gara prestigjioze për prodhues-amator të verës në qytetin Lloveç kam dekorata në tre edicione të radhës. Sivjet dërgova verë nga prodhimi im dhe në konkursin në qytetin Asenovgrad, ku marrin pjesë njerëz nga e gjithë Bullgaria, adhurues të vërtetë të verës. Juria është profesionale, e krijuar prej përfaqësuesve të universitetit Agrar në qytetin Plovdiv. Ata i dhanë një vlerësim të lartë dhe i klasifikuan në vend të parë dhe të dytë dy nga verërat e mia. Njëra e prodhuar nga kaberne fran /Cabernet Franc/ tjetra – nga Karmener /Carménère/."

Krahas imtësive gjatë prodhimit të verës, Hristoja studion dhe “karakterin” e llojeve të rrushit. Thotë se, ka lidhje midis zodiakut të njeriut të caktuar dhe preferencat e tij për shijen e verës.

"Njoh shumë varietete të pasura, të rritura tek ne. Mund të them se, çdo një varietet i verës përputhet me një karakter të caktuar – është i bindur ai. Siç dallohen njerëzit për nga temperamenti i tyre, kështu dhe verërat e bëra nga varietetet e ndryshme të rrushit, kanë identitetin e vet .Unë për shembull jam në zodiakun e luanit dhe pëlqej verë me nuanca të shprehura prej frutave. Ato formohen, kur farërat dhe lëkurat ndahen pas një fermentimi të madh. Në qoftë se ato qëndrojnë më gjatë në verë, këto aroma frutash nuk ndihen, por dominon tanini. Unë jam përkrahës i kësaj teknologjie, pikërisht ajo jep pamjen, përcakton karakterin e varietetit të dhënë prej rrushit dhe verës, e cila prodhohet prej tij. Nuk ka frutë, aroma e të cilit të mos mund të dallohet në ndonjë nga varietetet e rrushit. Mendoj se në Bullgari  gjithnjë e më shumë vlerësohet vera e mirë. Për shembull në qytetin tonë, që është i njohur për rakinë e  prodhuar prej kumbulle, gjithnjë e më shumë njerëz filluan të kërkojnë verën e mirë dhe të mësohen ta prodhojnë.

Sipas meje, vera është vrima përmes së cilës ti mund të hedhësh një vështrim në zemrën e njeriut. “Tek vera është e vërteta” – një mendim sa i shkurtër kaq dhe i vërtetë. Gjatë viteve të fundit më 14 shkurt tek ne festohen dy festa. Disa festojnë ditën e verës-të tjerë – ditën e dashurisë. Unë gjej shumë gjëra të përbashkëta midis tyre. Në qoftë se ndonjë gjë ngatërrohet në fillim të procesit, në qoftë se ka ndotje ose grada e sheqerit është e ulët, mjedisi bëhet e thartë dhe në vend të verës bëhet uthull. Kështu ndodh dhe në dashuri-në qoftë se karakteret janë të vështira, në qoftë se nuk ka pastërti dhe çiltërsi, lidhja shpërbëhet. Në kushte të mira mund të krijohet dhe një verë e mirë, me shije të mirë, të cilën mund ta shijoni gjatë."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD