Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kujtim për Diko Ilievin

БНР Новини
Koncerti i fundit i Diko Ilievit si dirigjent

Më 15 shkurt mbushen 125 vjet nga lindja e Diko Ilievit – kompozitor, dirigjent, një talent natyral, një dukuri unikale në kulturën tonë. Ai është autor i dhjetëra veprave korale, marsheve, valleve, dhe këngëve për orkestra frymore.




Ai lind gjatë vitit 1898 në fshatin Karllukovo, në rajonin e qytetit Llukovitit (Bullgari Veriore). Familja është e varfër, pavarësisht se që të gjithë punojnë që në mëngjes herët deri vonë në darkë. Një nga gjërat e preferuara në fëmijërinë e kompozitorit të ardhshëm janë vallet e së dielës në mejdanin e fshatit. Është nxënës në shkollën pranë Orkestrës frymore ushtarake në Orhanie (në qytetin Botevgrad, Bullgari Jugperëndimore). Mezi 14 vjeç është nëpër rrugët e luftës si  pjesë e orkestrës frymore prenë regjimentit të 16 të qyteti Lloveçit,në Ushtrinë e parë bullgare.




Orkestra frymore e fshatit Bukjovci

Fillon Lufta Ballkanike, pas kësaj vjen dhe Lufta e parë botërore, kurse djaloshi merr pjesë në luftimet e frontit të Seresit. Aty në llogoret, gjatë vitit 1917 shkruan vallen e tij të parë – “E Iskërit”, kushtuar lumit bullgar Iskër. Më vonë ndodhet në Sofje – punon në orkestrën e Shkollës Ushtarake, pastaj në orkestrën e teatrit operistik të  Sofjes. Pas kësaj kthehet në krahinën e tij të lindjes. E vazhdon arsimin e vet muzikor vetë, me ndihmën e çekut Aleksandër Vejner, dirigjent i orkestrës së regjimentit të 36 të Këmbësorisë së Kozllodujit. Në këtë orkestër Diko Iliev fillimisht është muzikant, pas kësaj e trashëgon postin e dirigjentit. Jeton në qytetin Orjahovo dhe në kohën e tij të lirë shkon nëpër fshatrat e afërt, mëson fëmijët dhe të rinjtë, "krijon shumë muzikantë frymor”, për të cilët krijon vepra të posaçme për nivelin e tyre të mësimit. Për një kohë të gjatë, vallet e tij janë konsideruar si popullore, kurse kompozitori e ka pranuar këtë si çmimin më të lartë krijues. Gjatë viteve të veta të fundit, Diko Ilievi jeton në qytetin Montana ku për të kujdeset vajza e tij. Vdes gjatë muajit dhjetor të vitit 1984. Disa vjet më vonë, qyteti Montana bëhet mikpritës i Festave  të orkestrave frymore. Festa të të tilla të orkestrave frymore “Diko Iliev” /me pjesëmarrje ndërkombëtare/ zhvillohen dhe në qytetin Orjahovo, kurse gjatë vitit 2018 do të zhvillohet edicioni i tyre i 22. Mikpritës i ngjarjes është orkestra frymore pranë vatrës Popullore të kulturës “Nadezhda 1871” në qytet.





Grupi po kështu mban emrin e kompozitorit. Drejtuesi i tij i tanishëm artistik Kuzman Kuzmanov si dhe zonja  Hrizantema Rasheva – sekretarja e vatrës së kulturës, janë mes hulumtuesve më aktiv të krijimtarisë së Diko Ilievit. Përpara rreth 2 vjetëve, me iniciativën dhe me ndihmën e madhe të tyre, Radioja Kombëtare Bullgare incizoi vepra të panjohura të krijuesit origjinal.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Versioni akustik i këngës “Zemra e re”

Në mes të verës së nxehtë, Ljubo Kirov nuk ndalet së krijuari. Menjëherë pas premierës së albumit të tij "Zemra e re" dhe shfaqjes së koncertit të tij në platformën HBO Max, këngëtari nisi turneun e tij kombëtar nën moton “Zemra e re 2024”. Këngëtari..

botuar më 24-07-16 8.15.PD

"Miq"

Më shumë se 40 vjet më parë, një këngë u bë simbol i miqësisë. Por edhe sot ajo na sjell ngrohtësinë e emocioneve pozitive - të qeshurat, gëzimi, lumturia... "Miq" është një nga hitet e para të formacionit vokal Tonika SV - u zgjodh si kënga e..

botuar më 24-07-15 6.05.PD

Dimitër Karamitev: Fyelli bullgar është më i pasuri me ornamente – përmes tij flet shpirti i madh i popullit tonë

"Fyelli është një instrument që ka tingëlluar gjithmonë rreth meje që nga fëmijëria. Mbaj mend mbledhjet familjare në Stara Zagora çdo të shtunë, në ditë me raste dhe në ditë pa raste, dhe atëherë gjithmonë këndohej" - ja çfarë na tregon Dimitër..

botuar më 24-07-14 11.05.PD