Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të Lidhurit e Djathit – falja para Kreshmës së Madhe

БНР Новини

Të Lidhurit e Djathit është një festë, e cila gjithnjë bie ditën e diele shtatë javë para Pashkës së Madhe. Bullgarisht ka emra të ndryshëm si për shembull Sirni Poklladi, Proshçani Poklladi, Proshka, Proçka, Orata, Sirni Zaproshka... Këtë ditë njeriu duhet të kërkojë ndjesë nga të afërmit dhe të falë fajin dhe gabimet e të tjerëve. Në të kaluarën riti i kërkimit të ndjesës zgjatej që nga e diela e Të Lidhurit të Mishit deri te e diela e Të Lidhurit e Djathit, pra një javë të tërë. Të rinjtë frekuentuan të moshuarit, ndërsa çiftet familjare – kumbarët, për të kërkuar ndjesë për gabimet е bëra. Ata u përulën dhe pasi ua puthnin dorën e të moshuarve thuan: “Me falni!” dhe pritën përgjigjen “Të falet!”.  Tradita është, se pas kërkimit të ndjesës të gjithë të ulin pranë trapezës festive. Kjo është tryeza e fundit, në të cilën lejohen produktet e qumështit, përfshi dhe djathi, nga vjen emërtimi Të Lidhurit e Djathit. Një javë para kësaj ndalohet mishi – në të dielën e Të Lidhurve të Mishit.




Një rrip i kuq, një vezë e zier dhe hallvë e bardhë – këto janë gjërat e nevojshme për momentin më të gëzuar të festës së Të Lidhurit të Djathit.

Këtë e dinë edhe fëmijët, sepse riti “micërim” zbatohet deri në ditët tona në Bullgari. Me siguri hallva është një dukuri e re dhe ka hyrë ndër ushqimet rituale më vonë. Dikur mbi trapezë lidhnin një rrip të kuq ose një verore. Në fundin e lirë të rripit vinin një vezë, një copë djathi dhe një qymyr. Pastaj e tundnin rripin dhe ai lëvizej në rrotull afër secilit që është ulur në trapezë. Ai që e kapte me gojë, do të ishte i shëndoshë dhe i lumtur gjatë tërë vitit. Riti mbaronte me ndezjen e rripit. Njerëzit besonin se po të digjte mirë, do të kishte të lashta të pasura.

Një nga zakonet është të ndizen zjarre të mëdha, kurse fëmijët  të hedhin pishtarë të ndezur që të dëbojnë të keqen dhe dimrin. Kapërcimi i zjarrit bëhet për shëndet dhe për mbrojtje. Sipas besimeve popullore, ai që e kapërcen zjarrin, bëhet i paprekshëm. Në mbrëmjen festive të Të Lidhurit të Djathit këndohen këngë dhe hidhen valle.




Në shumë fshatra pas ndezjes së zjarreve djemtë hidhnin shigjeta të ndezura në oborrin e vajzës, të cilën e pëlqenin. Prandaj ditën para Të Lidhurit të Djathit prindërit e vajzave të pamartuara mbusheshin enë me ujë dhe mbulonin çatitë me stofra të lagura për të pritur ato “shpjegime të zjarrta në dashuri”.




Djemtë kryenin dhe një zakon tjetër – derisa i hidhnin shigjetat, thoshin vjersha të posaçme, disa prej të cilave madje me një kuptim të pahijshëm. Por prindërit nuk e vënin re këtë sjellje. Në këtë ditë lejoheshin fjalë dhe veprime më të lira. Sepse gjatë kreshmëve nuk do të kishte as valle festive, as trapeza të pasura.


Ditën e hëne pas së dielës së Të Lidhurit të Djathit, të quajtur Kukerovden (Dita e Burrave të Maskuar), në shumë vendbanime shtëpi më shtëpi vajtën burra të veshur me petka grash. Edhe më sot tringëllima e zileve të tyre me përmasa të ndryshme dhe maskat e tmerrshme, janë simbol i forcës pastruese, e cila dëbon të keqen dhe hap rrugën e së mirës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD

Esther Willems - një koreografe nga Haga, sipas së cilës shpirti i bullgarit është i injektuar në valle

Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..

botuar më 24-09-20 7.35.PD
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD